GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rritja e çmimit të naftës, Sula: Akt i pastër vjedhje

18:55 - 14/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimit të naftës, Sula: Akt i pastër vjedhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se për të tretën herë radhazi brenda pak javësh, çmimet e naftës janë rritur sërish me 5-7 lekë për litër.

Sipas tij gushti është “muaji i preferuar i ‘hajdutëve’ të naftës”, ndërsa shtoi se kjo është vjedhje e pastër dhe akt anti-kombëtar sepse zhvat qytetarët të cilët për patriotizëm rikthehen në vendin e tyre për të pushuar por është edhe abuzim me turistët që vijnë në Shqipëri.

Sula shkroi më tej se bursa ndërkombëtare nuk mund të jetë argument, pasi sipas tij luhatjet në bursë janë në shproporcion me ato në tregun vendas.

“Gushti, muaji i preferuar i ‘hajdutëve’ të naftës.

Për të tretën herë radhazi brenda pak javësh, çmimet e naftës janë rritur sërish me 5-7 lekë për litër.

Një litër naftë tregtohet me 192 lekë, nga 185 lekë që ishte pak ditë më parë. Benzina shitet me 196 lekë, nga 188 lekë që ishte më parë.

Po më duket si një dezhavu e një viti më parë. Edhe vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, çmimi i naftës në mënyrë abuzive pësoi një rritje të konsiderueshme.

-Bordi i transparencës që u vendos nga qeveria përveçse i futi dorën shqiptarëve thellë në xhep, i mësoi kompanitë se si të vidhnin sa më shumë shqiptarët.

Nisi që vitin që shkoi; duke qenë se në muajin gusht, shumë shqiptarë rikthehen në atdhe për të pushuar, për të takuar familjarët e tyre, vijnë edhe shumë e shumë turist të huaj, kompanitë në një sjellje të unifikuar dhe të marrë shembull nga bordi transparencës rrisin në mënyrë abuzive çmimet duke i vjedhur kështu shumë më shumë shqiptarët dhe duke rritur shumë më shumë kasafortën e tyre.

Kjo është vjedhje e pastër dhe akt anti-kombëtar sepse zhvat qytetarët të cilët për patriotizëm rikthehen në vendin e tyre për të pushuar por është edhe abuzim me turistët që vijnë në Shqipëri.

-Bursa ndërkombëtare nuk mund të jetë argument i cili zakonisht përdoret nga ky grup i strukturuar. Sepse luhatjet në bursë janë në shproporcion me ato në tregun vendas.

-Për më tepër, forcimi i lekut duhet të luante një rol pozitiv në këtë rast për të mos rritur çmimin e naftës, por kjo gjë nuk ndodh. Jam shumë i bindur dhe i inkurajoj organet përkatëse që nëse bëjnë një hetim administrativ të ecurisë së çmimit të naftës do të gjejë abuzime të mëdha me një ndikim thelbësor në xhepat e shqiptarëve.

Në mënyrë absurde ne kemi naftën më të shtrenjtë në Ballkan, ndonëse nëntoka jonë është e pasur me arin e zi dhe eksportojmë miliona litra naftë. Në mënyrë absurde ne zgjasim koncesione që rrisin çmimin e naftës, por që as nuk frenojnë kontrabandën.

STOP së vjedhuri!”, shkruan Sula.

Etiketa: Dashnor Sula

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Nesër protestë në Policinë e Kosovës, të pakënaqur me pagat

Nesër protestë në Policinë e Kosovës, të pakënaqur me pagat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com