GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritja e moshës që lë punën dhe pandemia ulin kohën e gëzimit të pensioneve më 2020

08:21 - 26/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritja e moshës që lë punën dhe pandemia ulin kohën e gëzimit të pensioneve më 2020
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koha e gëzimit të pensionit pësoi një ulje të ndjeshme në vitin 2020 si për meshkujt dhe për femrat.

Sipas të dhënave zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore koha e gëzimit të pleqërisë shënoi 25.6 vite për femrat me një ulje 2 muaj në krahasim më vitin 2019, ndërsa për meshkujt koha e gëzimit të pensionit ishte 19.3 vite me ulje 5 muaj nga viti 2019.

Ekspertët e fushës shpjeguan se kjo rënie u ndikua nga dy faktorë. E para rritja e moshës së daljes në pension dhe e dyta një mortalitet më i lartë ndër pensionistë gjatë vitit të kaluar si pasojë e pandemisë Covid -19. Popullsia e vendit pësoi një vdekshmëri jo të zakontë në vitin 2020 si rrjedhojë e efekteve negative të pandemisë Covid-19. Pandemia, e cila i pati fatalitet më të mëdha në moshën e tretë, rriti numrin e personave që dolën nga skema e pensioneve si pasojë e humbjes së jetës. Sipas të dhënave zyrtare nga ISSH gjatë vitit të kaluar pensionet e mbyllura ishin 15,590 me një rritje 16% nga viti i mëparshëm.

Për shkak se dalin në pension më shpejt dhe jetojnë më gjatë, fermat e gëzojnë pensionin më shumë se 5 vite në raport me meshkujt.

Mosha mesatare e daljes në pension vitin kaluar u rrit me një muaj duke arritur në 63.3 3 vite nga 63.2 vite që ishte më 2019. Nga viti 2015 në vitin 2020 mosha mesatare për daljen në pension u rrit me 8 muaj.

Koha e gëzimit të pensionit ka pësuar rënie për burrat në tre vitet e fundit, ndërsa për gratë ka pësuar një rritje graduale më një rënie në vitin 2020.

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Paga mesatare në vitin 2020 ishte 54,951 lekë, ndërsa pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë. Pensioni mesatar është aktualisht 57% e gjysmës së pagës mesatare, duke e klasifikuar pjesën dërrmuese të pensionistëve në normën e varfërisë.

Numri i të moshuarve do të rritet me shpejtësi, kurse të ardhurat do të jenë në presion dhe me gjasë, në rënie. Në janar të vitit 2021, INSTAT raportoi se numri i personave mbi 60 vjeç arriti në 619 mijë. Brenda një viti, numri i tyre u rrit me 14,600 persona. Në krahasim me vitin 2016, numri i tyre është rritur me 95 mijë, ose 18%. Deri më 2051, grup-mosha mbi 60 vjeç do të përbëjë rreth 35% të popullsisë/MONITOR

Lajme të lidhura

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës, si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës
Aktualitet

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës, si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

08:22 - 27/01/26
Raporti i BERZH mbi emigrimin: Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar
Aktualitet

Raporti i BERZH mbi emigrimin: Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar

08:15 - 27/01/26
JET Bank e drejtuar nga izraelitë, merr monopolin dixhital! Fijet që e lidhin me mashtrimet Forex
Breaking Views

JET Bank e drejtuar nga izraelitë, merr monopolin dixhital! Fijet që e lidhin me mashtrimet Forex

22:27 - 26/01/26
Para
‘Tokio 2020’/ Vëlla e motër nga Kosova kërkojnë sot medaljet olimpike në xhudo

‘Tokio 2020’/ Vëlla e motër nga Kosova kërkojnë sot medaljet olimpike në xhudo

TË FUNDIT

Bardhi: Ministrja Koçiu të japë llogari për përdorimin dhe helmimin e qytetarëve me gaz lotsjellës
Aktualitet

Bardhi: Ministrja Koçiu të japë llogari për përdorimin dhe helmimin e qytetarëve me gaz lotsjellës

11:01 - 27/01/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu që të japë sqarim...

Lexo më shumë
Nis me tensione seanca/ Boçi: Kuvendi nuk është kioskë, 19 projektligje në ditë është absurditet

Nis me tensione seanca/ Boçi: Kuvendi nuk është kioskë, 19 projektligje në ditë është absurditet

10:43 - 27/01/26
Organizatat e medias kundër draftit për shpifjen: Nuk përmbush standardet e BE-së!

Organizatat e medias kundër draftit për shpifjen: Nuk përmbush standardet e BE-së!

10:35 - 27/01/26
Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit (Emri)

Vodhën 22 mln lekë të pensionistëve, Prokuroria nis hetimet mbi dy punonjëset e postës në Devoll

10:15 - 27/01/26
Dhunë ndaj qytetarëve/ Prokuroria kërkon 6 vite burgim për zv.drejtorin e Vlorës, Klodian Kondi

Dhunë ndaj qytetarëve/ Prokuroria kërkon 6 vite burgim për zv.drejtorin e Vlorës, Klodian Kondi

10:00 - 27/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com