GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rritja e pagave në sektorin publik, FMN: Mund të nxisë inflacionin, të merren masa

19:38 - 21/06/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
FMN: Shqipëria dhe Kosova, shtetet më të varfra në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Monetar Nderkombetar në deklaratën e fundit për Shqipërinë ka paralajmëruar se inflacioni mund të zgjasë më shumë se parashikimi mes kushteve të shtrënguara të tregut të punës dhe rritjeve të pagave në sektorin publik, çka mund ta detyrojë Bankën e Shqipërisë të përshpejtojë shtrëngimin e politikës monetare.

FMN theksoi se rritja e buxhetit për pagat e sektorit publik duhet shoqëruar me masa domethënëse për të ardhurat dhe përfitime në efikasitetin e sektorit publik dhe të mos rrezikojë objektivat afatmesme të konsolidimit fiskal.

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Znj. Anke Weber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 13-19 qershor, për të diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike, parashikimin ekonomik dhe politikat prioritare.

Në fund të vizitës, Znj. Weber bëri deklaratën në vijim: “Ekonomia shqiptare ka tejkaluar pritshmëritë në vitin 2022, duke u rritur me 4.8 për qind, mbështetur nga kërkesa e fortë konsumatore, flukset hyrëse të turizmit dhe aktiviteti i ndërtimit.

Deficiti i llogarisë korrente dhe deficiti fiskal u ulën në mënyrë të konsiderueshme, paralelisht me një vlerësim të lekut. Këtë vit, rritja ekonomike pritet të jetë e moderuar, rreth 3 për qind, për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike të partnerëve tregtarë, tërheqjes së politikës mbështetëse dhe kushteve më të shtrënguara financiare. Besimi i vazhdueshëm i konsumatorëve dhe turizmi do të mbështesin aktivitetin ekonomik për këtë vit. Inflacioni ka ardhur gradualisht në rënie, por mbetet ende mbi objektivin e Bankës Qendrore.”

“Parashikimi kushtëzohet nga një pasiguri e madhe. Rritja ekonomike e partnerëve tregtarë më e ngadaltë se pritshmëritë mund të ndikojë eksportet dhe rritjen ekonomike në Shqipëri.

Inflacioni mund të zgjatë më shumë, i nxitur nga kushtet e shtrënguara të tregut të punës dhe nga rritjet e konsiderueshme të pagave në sektorin publik, duke ndikuar edhe në pagat e sektorit privat. Një përshkallëzim i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe moti i pafavorshëm, si faktor në prodhimin e energjisë elektrike, mund të sjellin një përsëritje të goditjeve të ofertës. Nga ana tjetër, ekonomia mund të jetë përsëri më e qëndrueshme se pritshmëritë, falë ecurisë së fortë në turizëm.”

“Ne mbështesim angazhimin e autoriteteve për arritjen e një balance primare jonegative në vitin 2023, një vit përpara afatit të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit (LOB). Synimi drejt një teprice primare prej 1.5 për qind në vitin 2024 do të ndihmojë për rikrijimin e shpejtë të hapësirave fiskale dhe për të garantuar rezistencë ndaj goditjeve të ardhshme. Kjo qasje do të ulë edhe presionet inflacioniste. Theksojmë se rritja e buxhetit për pagat e sektorit publik duhet shoqëruar me masa domethënëse për të ardhurat dhe përfitime në efikasitetin e sektorit publik dhe të mos rrezikojë objektivat afatmesme të konsolidimit fiskal.”

“Strategjia afatmesme e të ardhurave duhet të ankorojë një konsolidim fiskal të besueshëm dhe agjendën e reformave në fushën e tatimeve. Ne mbështesim ligjin “Për të ardhurat” miratuar së fundmi, i cili pritet të zgjerojë bazën tatimore. Zbatimi në kohë i masave të tjera të planifikuara për rritjen e të ardhurave tatimore është po ashtu me rëndësi. Reforma të tjera për administrimin e të ardhurave, përfshirë rritjen e pajtueshmërisë së individëve të pasur, plotësojnë përpjekjet e politikave tatimore. Përparimi i vazhdueshëm i reformave strukturore fiskale do të forcojë menaxhimin e financave, investimet dhe monitorimin e rrezikut.”

“Ulja e mëtejshme e inflacionit është thelbësore, sidomos për të mbrojtur familjet në nevojë. Ne mbështesim synimin e Bankës së Shqipërisë për të vijuar me normalizimin e politikës monetare dhe vëmë re se kjo politikë mbetet lehtësuese, pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit në mars. Nëse inflacioni vijon të jetë më i qëndrueshëm se parashikimi, ritmi shtrëngues duhet të përshpejtohet. Ne përkrahim një qasje ndaj vendimeve të politikës monetare, e cila është fleksibël dhe e mbështetur në të dhëna. Ndërhyrjet në kursin e këmbimit duhet të kufizohen për rastet e çrregullimeve të kushteve të tregut, duke ruajtur rolin e kursit të këmbimit si amortizues i goditjeve.”

“Sistemi bankar ka dëshmuar rezistencë ndaj goditjeve të njëpasnjëshme, por shtrëngimi i kushteve financiare mund të ekspozojë dobësitë e tij. Në përgjithësi, sistemi bankar ka pozicion të fortë sa i takon kapitalit dhe likuiditetit, por numri më i lartë i huave me probleme mund ta gërryejë këtë kapital. Në këtë kontekst, mirëpresim përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për forcimin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës, përfshirë krijimin gradual të shtesave më të mëdha të kapitalit bankar.

Ne inkurajojmë monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, rrezikut të kursit të këmbimit dhe atij të normave të interesit. Mbledhja e më shumë të dhënave mbi sektorin e pasurive të paluajtshme do të jetë kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit makroprudencial.”

“Ekipi shpreh mirënjohjen për diskutimet e dobishme dhe mikpritjen e autoriteteve dhe homologëve të tjerë në Shqipëri. Misioni i ardhshëm i FMN-së në Shqipëri për Konsultimet e Nenit IV për vitin 2023 pritet të zhvillohet në tetor.”

Ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri përballë goditjeve të njëpasnjëshme. Këtë vit, rritja ekonomike pritet rreth 3 për qind, e mbështetur nga kërkesa e qëndrueshme konsumatore, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit.

Ne mbështesim angazhimin e autoriteteve për konsolidim fiskal dhe theksojmë, se rritjet e ardhshme të pagave në sektorin publik duhet të shoqërohen me masa domethënëse për të ardhurat dhe përfitime në efikasitetin e sektorit publik.

Synimi i Bankës së Shqipërisë për të vijuar normalizimin e politikës monetare është i duhuri. Në rast se inflacioni zgjat më shumë se parashikimet, mes kushteve të shtrënguara të tregut të punës dhe rritjeve të pagave në sektorin publik, ritmi i shtrëngimit duhet të përshpejtohet. /Monitor/

Etiketa: FMNKryesore1pagaShqiperi

Lajme të lidhura

‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja
Breaking Views

‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja

20:40 - 18/01/26
“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje
Breaking Views

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

20:12 - 18/01/26
Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…
Breaking Views

Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…

19:48 - 18/01/26
Para
Kiara u kërkon ndihmë ndjekësve: Ju lutem kush ka informacion, ka humbur…

Kiara merr vendim ekstrem për ish-të dashurin e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces
Breaking Views

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

22:49 - 18/01/26

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një...

Lexo më shumë
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

22:37 - 18/01/26
“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26
Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

21:03 - 18/01/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

20:52 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com