GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rritja e pagave, Tabaku: Futemi në spiralen e krizës së inflacionit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Po ndërtohet në një zonë që ishte e mbrojtur, e hoqët qëllimisht!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimet mbi pasojat që mund të sjellë për shqiptarët vendimi i qeverisë për rritjen e pagave.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se situata është problematike dhe rrezikon që ekonomia të futet edhe më shumë në spiralen e një krize inflacioni. Sipas saj, kjo do të varfëronte shqiptarët dhe do pasuronte vetëm pakicën për të cilën punon kjo qeveri.

Postimi i plotë:

Kush do ta paguajë faturën? Natyrisht shqiptarët!

Ditën e sotme qeveria lajmëroi se do të rrisë pagat për sektorin publik. Një nismë shumë e vonuar duke pasur parasysh se konkurrenca e sektorit publik ka qenë e ulët në lidhje me pagat madje nën këtë qeveri për herë të parë në vite kemi pasur dhe rënie të pagës reale. Dëshmi se si të gjitha reformat e ndërmarra nga 2013 e këndej kanë rezultuar në flluskë sapuni, pasi sot në kohë të vështira duhet të tregonim rezistencë ndërsa tregojmë dobësim dhe dështim.

Pra, rritja e pagave mund të ishte (edhe duhet të ishte) kryer kohë më parë por reformat e kësaj qeverie nuk kanë pasur synim forcimin e administratës por tkurrjen e saj dhe dobësimin e saj.

Sot, gjithsesi ministrja e Financave deklaroi se rritja e pagave do të vijë nga rritja e të ardhurave. Cilit zë të të ardhurave? Struktura e të ardhurave në vendin tonë e ka barrën më të madhe fiskale tek grumbullimi i TVSH-së, që ka filluar të bjerë si pasojë e uljes së konsumit. Ky i fundit, përmes reaksionit zinxhir, ka nisur të bjerë si pasojë e rritjes së çmimeve të inflacionit socialist.

Shqipëria renditet e fundit në rajon për pagën minimale e mesatare, për të ardhurat për frymë e për shumë tregues të tjerë. Nga ana tjetër inflacioni bazë është më i larti në rajon e gjasat jamë që kjo do të vazhdojë. Ndërkohë që ka pasur dhe një rritje nga taksat në sektorin privat ku profesionistët sot do të paguajnë deri në 23 përqind, rritja pagës minimale do sjellë rritjen e pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetesore.

Në të gjitha rastet, situata është shumë problematike dhe ekonomia rrezikon të futet edhe më shumë në spiralen e një krize inflacioni që varfëron shqiptarët dhe rrit edhe më shumë çmimet. Një krizë që është në agimin e saj dhe që po varfëron Shqipërinë për të pasuruar vetëm pakicën për të cilën punon kjo qeveri.

Fatura reale e pagave është akoma e paqartë aahtj si dhe burimet që do ta mbulojnë nga buxheti! Pushtetit vendor i është thënë qe duhet të rrisë pagat pa i rritur transfertën në kushtet kur të paktën 11 bashki janë me të dhëna financiare në falimentim e të tjera kanë rritur stafin në përmasa të manaxhueshme si Tirana!

A mundet një herë të vetme të fokusohemi te reformat reale që e ndihmojnë tregun, rrisin konkurencën, mbajnë profesionistët në Shqipëri dhe mendojmë në afatgjatë, jo për sot?!

Etiketa: inflacionrrogaTabaku

Lajme të lidhura

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!
Aktualitet

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
Para
Conference League, akoma enigmë se kush do shkojë në gjysmëfinale

Conference League, akoma enigmë se kush do shkojë në gjysmëfinale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com