GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritja e rasteve sjell dhe rikthimin e Check Up-it, koncesioni që merr lekë edhe për kontrolle që nuk kryhen

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e rasteve sjell dhe rikthimin e Check Up-it, koncesioni që merr lekë edhe për kontrolle që nuk kryhen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e ndjeshme e numrit të të infektuarve nga COVID-19 gjatë javëve të fundit, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrë vendimin e riaktivizimit të koncesionit të check-up, që u pezullua pikërisht për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Njoftimin e ka bërë të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, ku tha se do të rifillojë kontrolli mjekësor bazë për qytetarët 35-70 vjeç.

Në postimin e saj thuhet se programi do të rifillojë në çdo qendër shëndetësore në vend, teksa e cilëson kontrollin si të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid. Shërbimi u ndërpre përkohësisht nga gjysma e dytë e muajit mars të vitit të kaluar, rinisi në fund të muajit shtator dhe me pas u ripezullua për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Ndërkaq, pavarësisht pezullimit të përkohshëm, për vitin 2020, për koncesionin e check-up u paguan 352 mln lekë, ndërkohë që sipas të dhënave rezulton se kompania koncesionare është paguar edhe për kontrolle që nuk janë kryer.

Këtë e tregon edhe vet, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku raporton realizimin e 101,426 kontrolleve check up gjatë vitit të kaluar, teksa sipas qeverisë, një check-up kryhet nga koncesionari me 1 537 lekë, çka do të thotë se në total kosto për kontrollet e raportuar shkon në 155.89 mln lekë. Diferenca prej 194.11 mln lekë e paguar nga buxheti i shtetit për koncesionarin, duket se nxjerr në pah konstatimet e bëra më herët nga Kontroli i Lartë i Shtetit për mbrojtjen që iu sigurojnë kushtet e kontratave kompanive  koncesionare, që përfitojnë para’ publike për shërbime të pakryera. Kjo pasi, nga auditimi mbi monitorimin e kontratës së check-up rezultoi se pagesat e marra tepër nga koncesionari, për punën e pa kryer për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018,  shkojnë në 801 milion lekë.

Etiketa: Check UpKoncensioniMinistria e Shendetesise

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë
Breaking Views

Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

21:58 - 20/10/26
Para
Kopshtet publike hapin aplikimet, ja dokumentet që duhen dorëzuar

Kopshtet publike hapin aplikimet, ja dokumentet që duhen dorëzuar

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com