GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rritje çmimesh në Kosovë, ankohen qytetarët: Situata po bëhet e papërballueshme

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritje çmimesh në Kosovë, ankohen qytetarët: Situata po bëhet e papërballueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova po përballet me një rritje çmimesh në produktet bazë dhe qytetarët shprehen se kjo është e papërballueshme në kushtet kur paga minimale është 135 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35-vjeç.
Kryetari i Dhomës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi shprehet se ulja e akcizës për naftën, vajrat, gazin si dhe zbritja e TVSh-së për disa produkte bazë, do të lehtësonin situatën.

“Jemi në një situatë ku jeta pas pandemisë do të jetë më e shtrenjtë se sa para pandemisë. Janë prodhuesit të cilëve iu ka rritur kostoja e prodhimit. Kështu qeveria duhet shikojë mundësinë që të ketë për shembull intervenime tek akciza për naftën, për vajrat, për gazin. Për konsumatorin, për qytetarin, por edhe për bizneset është më rëndësi që të rishikohet norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSh). Pra, të shikohet mundësia e rishikimit të listës së produkteve që kanë normë të reduktuar të TVSh-së”- u shpreh Berat Rukiqi.
Nga ana tjetër, tregtarët shprehen se rritja e çmimeve po bëhet shqetësuese çdo ditë e më shumë.

“Çmimet çdo ditë vetëm sa po rriten, njerëzit janë pa punë, jetojnë me ndihma sociale. Çmimet në treg kanë ndryshuar nga pak, si pemët, patatet. Askush nuk po e merr parasysh, për ne askujt nuk po i intereson. Njerëzit po ankohen. Vjen pensionisti me 70-80 euro dhe pyet tri herë sa është çmimi” tregon shitësi, Esat Haxha.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i bukës ka shkuar në 50 cent, ndërsa janë shtrenjtuar edhe produktet e mishit, qumështit dhe perimeve.

Etiketa: Kosoverritja e cmimeveSituata

Lajme të lidhura

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Kosova vendosi për ndalimin e dinarit serb, Vuçiç takim me ministrat
Kosovë & Rajon

Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 Tetor

15:29 - 09/09/26
Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosovë & Rajon

Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:54 - 09/09/26
Para
Eliminohet nga “BBV”, Paloma: Pendohem për afrimitetin me Monikën

Eliminohet nga “BBV”, Paloma: Pendohem për afrimitetin me Monikën

TË FUNDIT

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26

Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e 103-të të revoltës së tyre...

Lexo më shumë
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26
Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com