GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rritje e shpejtë e infektimeve në vend, Alimehmeti: Të liberalizohet testimi për Covid

18:22 - 17/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritje e shpejtë e infektimeve në vend, Alimehmeti: Të liberalizohet testimi për Covid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se 14 mijë të infektuar me Covid u zbuluan në Shqipëri në  afro dy javët e para të korrikut. Aktualisht numri i të prekurve kalon 9200 persona.

Një rritje e ndjeshme kjo  në raport me fundin e qershorit dhe shumë më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar kur në të gjithë vendin  sipas të dhënave zyrtare numëroheshin 137 raste pozitive.

Shtimi i të infektuarve sipas mjekëve vjen për shkak të nënvarianteve të  “Omicron” për të cilat thonë se  janë më të transmetueshme dhe më të lehta se  mutacionet e mëparshme të Covid.

“Si shfaqje klinike ne nuk kemi të dhëna të sakta sepse bëjmë matje pasive. Pacientët duhet të kenë simptoma e të paraqiten tek mjeku. Në qoftë se do të bënim fushatë testimesh apo testet do të shiteshin në farmaci do shihnim që një pjesë e madhe nuk kanë as këto shenja. Të dhënat që vijnë nga Anglia tregojnë se temperatura është e pranishme tek 1/3 e personave, disa mund të paraqesin dhimbje koke, trupi, shenja që s’i lidhin me Covid. Ky është aleati më i mirë i përhapjes”.

Për t’u ofruar më tepër lehtësi qytetarëve dhe për të frenuar përhapjen e infeksionit, epidemiologu Ilir Alimehmeti mendon se testimi për Covid duhet liberalizuar.

“Në të gjithë Europën mund të shkosh në farmaci, supermarket dhe të blesh teste. Po ta kesh të disponueshëm me çmime të leverdishme mund të testohesh edhe nëse je rast kontakti, mund të mbrosh komunitetin dhe familjen”.

Shumica e të infektuarve  po kurohen në shtëpi dhe vetëm 32 prej tyre po mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve në spitalin Covid në Tiranë.

Të prekurit që kanë nevojë për ndihmë të specializuar kanë pësuar rritje në raport me një muaj më parë, por jo me ritmin e  të infektuarve të rinj. Në krahasim me   korrikun e vitit të shkuar rritja është më e ndjeshme.

Dy javët e fundit nuk kanë munguar as humbjet e jetës. Sipas ministrisë së Shëndetësisë  17 persona kanë gjetur vdekjen për shkak të komplikacioneve nga Covid 19.

Etiketa: alimehmeti

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Open Balkan/ Scholz: Është e qartë, vendet që duan të shkojnë në BE, duhet të…

Scholz: BE antitezë ndaj autokracisë, prandaj e shqetëson Putinin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com