GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritje marramendëse/ Si u shtrenjtuan apartamentet në Tiranë me 40% për një vit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritje marramendëse/ Si u shtrenjtuan apartamentet në Tiranë me 40% për një vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e apartamenteve në Bashkimin Europian nga viti 2010 deri në 3-mujorin e dytë të 2022, janë rritur 48%.

Për të njëjtën periudhë qiratë janë shtrenjtuar me 18%, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.

Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në tregun e pasurive të paluajtshme në Europë, në Tiranë çmimet e apartamenteve janë rritur gati 40% vetëm vitin e fundit.

Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit I 2022 me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij.

Në raport me periudhën bazë, që është viti 2013, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%, ose më shumë sesa dy herë me mesataren e bashkimit Europian (që e mat nga viti 2010).

Edhe sipas vëzhgimi të Monitor për kryeqytetin rezulton se çmimet e apartamenteve janë rritur 40% më shumë se vjet. Në kryeqytet këtë vit janë hapur shumë kantiere të reja ndërtimi. Krahasuar me vjet në objektet e reja ku sapo kanë nisur ndërtimet çmimet janë më të larta. Në periferitë e Tiranës siç është “Kinostudio” apo “Astiri” çmimet e apartamenteve të reja kanë arritur 1,000 deri 1,100 euro për metër katror nga 900 deri 1,000 që ishin vjet çmimet në këto zona. Rritja është 10% më shumë.

Në zona të tjera rritja e çmimeve është më e lartë. Në zonën e Komunës së Parisit vjet çmimi maksimal për apartamentet e reja ishte 1,700 euro për metër katror. Këtë vit ka arritur 2,200 euro në ndërtimin e ri në hyrje të komunës së Parisit. Rritja e çmimit krahasuar me vjet është 29,4%. Ndërsa çmimet e apartamenteve në kullat “Book Building” që ka filluar të ndërtohet pas Sahatit dhe “Rainboë Center” tek ish Blloku çmimet kanë arritur 5,000 euro për metër katror nga 3,500 deri 4,000 që u shitën vjet (rritja 25 deri 43%).

Aktorë të tregut ndonëse nuk e pohojnë zyrtarisht pranojnë që rritja e lartë e çmimeve në Shqipëri është e ndikuar, krahas rritjes së kostove të ndërtimit dhe pagave të fuqisë punëtore, edhe nga prania e flukseve të parasë informale. Ylli Sula Ceo i indeksit “Keydata” më herët pohoi për Monitor se edhe pritshmëritë e ndërtuesve për amnistinë fiskale. Sipas tij shumë individë, kryesisht emigrantë të ardhurat e disponueshme informale do të nxitojnë t’i legalizojnë në blerjen e apartamenteve.

“Çmimet e apartamenteve janë të larta, pasi ndërtuesit kanë pritshmëri për efektet që do të ketë amnistia fiskale. Ata që kanë para informale do të nxitojnë t’i investojnë.

Duke qenë se interesat e depozitave janë të ulëta, ndërsa në pasuri të paluajtshme normat e fitimit janë më të lartë, paratë që priten të formalizohen do të investohen për blerje të apartamenteve.

Drafti i amnistisë fiskale lejon deklarim vullnetar të një pasurie me vlerë monetare deri 2 mln euro, duke përfshirë edhe shtetas shqiptarë që jetojnë në emigracion”, pohon ai.

Revista Monitor

 

Etiketa: apartamenteShqiperiTirane

Lajme të lidhura

Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Para
Armina Mevlani nxjerr “sekretet” e familjes Berisha: Ja çfarë më ka mësuar Shkëlzeni dhe fisi i tij

Armina Mevlani nxjerr “sekretet” e familjes Berisha: Ja çfarë më ka mësuar Shkëlzeni dhe fisi i tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com