GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritje pensioni për të moshuarit në shtator, ja kategoritë

10:50 - 16/08/23
në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
A mund të krahasohen sistemet e pensioneve në Evropë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pensionistët do të përfitojnë shpërblim me vlerë 5000 lekë në muajin shtator. Përveç tij, qeveria pritet të rrisë pensionet sipas nivelit të inflacionit në vend.Pensionet në muajin shtator do të pësojnë ndryshimin e radhës, që do të llogaritet me rritjen e çmimeve të këtij viti. Pra, ato do të indeksohen dhe nëse shohim inflacionin, ai rezulton në 7 muajt e parë të vitit në një nivel mesatar 5.2%. Por, do të jetë qeveria ajo që do të caktojë masën e përgjithshme të rritjes së përfitimit. Vitin e kaluar, me dy vendime të marra në muajt prill dhe tetor, pensionet u indeksuan 9.5%.Por, në muajin shtator do të ketë edhe një shpërblim në vlerën e 5000 lekëve për çdo të moshuar mbi 65 vjeç. Ky bonus është premtuar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në një takim të saj me banorë të Peshkopisë në muajin prill 2023. Bonusi do të merret nga paratë e prodhuesve të energjisë elektrike, të cilët rritën ndjeshëm të ardhurat dhe fitimet e tyre vitin e kaluar për shkak të shitjes së energjisë me çmim të lartë. Dhe pikërisht, taksa që ata kanë derdhur në buxhet do të shkojë në xhepat e pensionistëve për herë të dytë brenda këtij viti. Shqipëria numëron rreth 685 mijë njerëz që përfitojnë pensione pleqërie ose pensione të tjera.

Problematikat me pensionet

Këto janë thjesht skema nga qeveria, thjesht sa për sy e faqe pasi shifrat tregojnë katastrofën që përjetojnë të moshuarit në vendin tonë. Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë), por vitin e kaluar pensionet shënuar rënie të fortë si rrjedhojë e inflacionit të lartë.Të dhënat zyrtare nga ISSH-ja tregojnë se në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet me gjithë kompensimet ishte 18,6215 lekë me një rritje 0.7% në vlerë në krahasim me vitin 2021. Mirëpo gjatë vitit të kaluar vendi pa një rritje të pazakonte të çmimeve.Të dhënat INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar ishte 6.7% vitin e kaluar duke bërë që pensionet reale të ulen me 6% në qytet. Në krahun tjetër pensionet e pleqërisë në fshat qëndruan në vendnumëro. Të ardhurat mujore për pensionistët në zonat rurale arritën në 10,888 lekë me rritje vjetore 6.8 për qind, por ndërkohë pensioni real nën efektin e inflacionit qëndroi në vendnumëro.Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë me 6.7 USD në ditë rreth 201 USD në muaj.Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj ose 90 për qind e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52 %5 e kufirit të varfërisë. Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Vitin e kaluar me 2022 pensioni mesatar në qytet arriti sa 44.4 për qind e pagës mesatare neto.Vitin e kaluar pensionet e reja që u lidhen ishin në një mesatare 15,125 nga më shumë se 18 mijë lekë që është aktualisht pensioni mestar në qytet. Informaliteti i lartë në tregun e punës, deri në 60%, sipas Organizatës së Punës (ILO) përveçse ndikon në të ardhura të ulëta nga sigurimet shoqërore, po ekspozon personat që kanë punuar në të zezë ndaj pagesave të ulëta në vitet në vijim. Fenomeni ka nisur të shfaqet vitet e fundit, kur pensionet mesatare në vend po ulen.

Etiketa: bonuskategoritKryesore1rritje pensionishtator

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Shuhet pas 6 orësh zjarri në Labovë të Gjirokastrës, rrezikoi banesat

Shuhet pas 6 orësh zjarri në Labovë të Gjirokastrës, rrezikoi banesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com