GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rritje rekord e çmimeve në Kosovë, ja çfarë vlere kap inflacioni

11:51 - 12/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritje rekord e çmimeve në Kosovë, ja çfarë vlere kap inflacioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e çmimeve për produktet ushqimore bazë në Kosovë ka arritur në 11.2 për qind, si kurrë më parë. Për këtë vlerë të çmimeve ka pasur reagime të shumta nga opozita. Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se me shqetësim të thellë po e përcjellin rritjen rekorde të çmimeve. Kurse, Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar duke thënë se inflacioni i çmimeve ka shënuar rekord të zi.

Rritja e çmimeve për produktet ushqimore bazë në Kosovë nga prilli i vitit të kaluar është rritur 11.2 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave. ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin prill 2022 është rritur 1.5 për qind.

Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, prill 2022”, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te vajrat dhe yndyrat ushqimore me 15.6 për qind, ndjekur nga gazi me 10.8 për qind dhe shërbimet e transportit me 3.9 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.5 për qind në muajin prill 2022, krahasuar me muajin mars 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te buka dhe drithërat me 1.2 për qind, mishi me 3.6 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 0.9 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 15.6 për qind, pemët me 1.5 për qind, perimet me 5.4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 2 për qind”.

Po ashtu, siç ka treguar ASK prodhime të ndryshme ushqimore si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë janë rritur për 2.2 për qind, kafe, çaji dhe kakao me 0.8 për qind, uji, pije joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 0.6 për qind, pijet alkoolike me 5.4 për qind, gazi me 10.8 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë në raport me ngritjen e çmimeve. LDK përmes një njoftimi thotë se me shqetësim të thellë po e përcjellin rritjen rekorde të çmimeve. LDK thotë se Qeveria ka injoruar propozimet konkrete të saj për menaxhimin e krizës së çmimeve.

“LDK ka ofruar edhe propozime konkrete në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj krize, si: pako fiskale dhe ekonomike, heqjen e TVSH-së për produktet bazike si dhe reduktimin e akcizës dhe TVSH-së në naftë. Përballë propozimeve tona, pushteti populist ka zgjedhur injorimin e krizës, duke e bërë kështu Kosovën vendin e vetëm pa masë konkrete në zbutjen e papërballueshmërisë së qytetarëve tanë”.

Nga ana tjetër, partia opozitare bënë me dije se paaftësia qeverisëse kushton shumë. Çmimi i paaftësisë së popullistëve është ky inflacion rekord, përfundon njoftimi i LDK-së i shoqëruar edhe me disa grafikë krahasuese. Kurse, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci tha se inflacioni i çmimeve në Kosovë ka shënuar rekord të zi ku norma vjetore e interesit në muajin prill ka arritur në 11.2 për qind.

Përballë kësaj krize të rëndë ekonomike, Stavileci në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës po qëndron si spektatore. Të gjitha këto goditje të njëpasnjëshme për qytetarët dhe ekonominë, siç thotë ai, nuk po i këndellin pushtetarët nga rrethi vicioz i ideve dhe gjumi i thellë që i ka kapluar.

“As mundin minimal nuk po e marrin që me masa e intervenime ekonomike t’i japin përgjigje krizës ekonomike. Hiperdeflacioni qeveritar po e rritë pasigurinë dhe pamundësinë e qytetarëve për t’u përballë me të gjitha këto kriza që po rëndojnë mbi kurrizin e tyre”, tha ai.

Sipas tij, dalja nga ky rreth vicioz i mosveprimit të pushtetarëve dhe apatisë qeverisëse, nuk është çështje e fantazisë shkencore, por pikë së pari është çështje e moralit qeveritar dhe vullnetit politik për të respektuar qytetarët dhe shtetin tonë.

Ndërsa, sipas ASK-së rënie e çmimeve vërehet te energjia elektrike me 7.3 për qind, për shkak të rënies së konsumit në muajin prill krahasuar me muajin mars, me një ndikim prej 0.2 për qind në IHÇK.

“Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill ka arritur në 11.2 për qind. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të bukës dhe drithërave me 24.3 për qind, mishi me 13.5 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 21.7 për qind, vajrat dhe yndyra ushqimore me 51.3 për qind, perimet me 13.8 për qind, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat me 15.9 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore me 11.6 për qind, kafeja, çaji dhe kakao me 13.6 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 5.9 për qind, duhani me 4.8 për qind dhe mirëmbajtja dhe rregulli i vendbanimit me 8.2 për qind”.

Rënie e çmimeve vërehet te pemët me 11.5 për qind, veshjet me 1.1 për qind, këpucët me 2.9 për qind, me një ndikim prej 0.4 për qind./Monitor

Etiketa: inflacioniKosoveRajonrritje e cmimeve

Lajme të lidhura

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Berisha: Bota u trondit, vetëm Rama hesht për masakrën e Reçakut
Kosovë & Rajon

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës

09:20 - 15/01/26
Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime
Aktualitet

Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime

13:36 - 14/01/26
Para
I vetëm përballë Berishës, Elezi: Do bëj përpjekje që ky proces mos të manipulohet

Garon përballë Berishës për kreun e partisë, Ibsen Elezi: Dua të pres ferrat në PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të
Aktualitet

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

08:37 - 16/01/26

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:28 - 16/01/26
Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

08:15 - 16/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Janar 2026

07:53 - 16/01/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026

07:39 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com