GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

‘Rritje të pagave’, greva paralizon aeroportet në Gjermani

14:06 - 15/02/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Rritje të pagave’, greva paralizon aeroportet në Gjermani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të premten, aeroportet gjermane, përfshirë më të madhin në Frankfurt, do të paralizohen nga një grevë. Sindikatat duan rritjen e rrogave.

Sindikata ver.di ka paralajmëruar një grevë për të premten në aeroportet në Frankfurt, Mynih, Hamburg, Shtutgart, Dortmund, Hannover dhe Bremen.

Sindikata është në negociata të vështira për rritjen e pagave të punonjësve në shërbimet publike në nivel të shtetit, qyteteve dhe bashkive. Stafi i aeroportit shpesh paguhet sipas marrëveshjeve kolektive. Në të njëjtën kohë, po vazhdojnë negociatat për pagat e pjesës tjetër të stafit, si dhe të të punësuarve në kontrollin e fluturimeve.

Mos ejani në aeroporte

Shërbimi Fraport, i cili menaxhon aeroportin më të madh të Gjermanisë, atë në Frankfurt, këshillon udhëtarët që të mos vijnë fare atje të premten. “Për shkak të grevës janë pezulluar të gjitha detyrat që mundësojnë qarkullimin ajror të qetë”, thuhet në njoftimin për media.

Vonesa specifike ose anulimi i fluturimeve është çështje e linjës ajrore. Me sa duket, ata do të kontaktojnë pasagjerët të mërkurën ose të enjten. Gjithsej 1.005 ngritje dhe ulje me 137.000 pasagjerë ishin planifikuar vetëm për të premten në Frankfurt.

Është interesante se të premten fillon edhe Konferenca e Sigurisë në Mynih, e cila mbledh zyrtarë, ekspertë dhe lobistë nga e gjithë bota. Në unionin ver.di thonë se do të mund të zbresin vetëm avionët zyrtarë të zyrtarëve, ndërsa të gjithë të ftuarit e tjerë të Konferencës duhet t’ia dalin vetë.

Të gjitha çmimet janë rritur, po ashtu edhe pagat

Greva është vetëm një në serinë e aktiviteteve që kanë për qëllim rritjen e rrogave për njerëzit që punojnë për shtetin, qytetet apo bashkitë. Punonjësit e kompanive të transportit urban apo edukatorët e kopshteve në disa qytete kanë hyrë tashmë në grevë këto ditë.

Para raundit të dytë të negociatave (22 shkurt), sindikatat kërkojnë rritje të pagave prej 10.5 për qind, por që rritja minimale të shkojë të paktën në 500 euro në muaj bruto. Bashkitë dhe qytetet i refuzojnë kërkesat si joreale. Ata janë punëdhënës për rreth 2.5 milionë njerëz në Gjermani.

“Inflacioni, çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve po shtyjnë shumë punonjës në pasiguri”, tha Christina Belle, nënkryetare e ver.di, për gazetën Handelsblatt. “Shumë nuk dinë si të paguajnë qiranë apo të mbushin frigoriferin”. Ata kanë nevojë për shumë më shumë para për të përballuar jetesën”.

Rënia e sistemit

Por edhe para grevës, trafiku ajror gjerman u prek nga probleme serioze. Të mërkurën (15 shkurt), u njoftua se një numër i madh fluturimesh të Lufthansa, linja ajrore më e madhe gjermane, ishin anuluar ose janë devijuar në aeroporte të tjera për shkak të problemeve me sistemin e IT.

Siç u tha, problemi janë sistemet, nuk ka akses në të dhënat e pasagjerëve dhe shumë avionë nuk mund të ngrihen. Kishte turma të mëdha në Frankfurt dhe Mynih, dy aeroportet kryesore të Lufthansa.

Etiketa: aeroporteGjermaniGreve

Lajme të lidhura

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug
Botë

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

18:33 - 25/12/25
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara
Botë

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara

17:21 - 25/12/25
Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje
Aktualitet

Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje

17:15 - 25/12/25
Para
A jeni takuar me McGonigal? Meta: Do dalin fakte të reja

Meta: Më 3 mars shqiptarët në rrugë për rikthimin e demokracisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Lexo më shumë
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

21:21 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com