GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrjedhja e të dhënave në Shqipëri frikëson investitorët italianë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrjedhja e të dhënave në Shqipëri frikëson investitorët italianë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrjedhja pak muaj më parë në publik e bazës së të dhënave të pagave dhe targave të automjeteve të gjithë shtetasve në vend po jep efektet e para dhe te investitorët e huaj. Sektori Call center dikur oaz punësimi për të rinjtë, por që tashmë vuan edhe mungesën e fuqisë punëtore nga emigracioni, po përballet me rënien e kontratave.

Sipas të dhënave të tatimeve (DPT) në call center deri në muajin shtator 2022 ishin të punësuar 12,404 punonjës. Krahasuar me 2021 numri i të punësuarve ka rënë 18%. Ndërsa numri i ndërmarrjeve call center sipas të dhënave të DPT deri në shtator 2022 ishte 543 biznese.

Alketion Cali administrator i kompanisë call center “Icon Albania” tha për Monitor se nga kompanitë italiane u janë refuzuar dhënia e kontratave të reja, për shkak të pasigurisë në ruajtjen e të dhënave.

“Disa javë më parë ne zhvilluam bisedë për bashkëpunim me një kompani në sektorin e telekomunikacioneve në Itali e cila donte të zhvillonte fushatën e saj nga Shqipëria. Por fatkeqësisht kontrata nuk u realizua, pasi nga drejtuesit na u tha që Shqipëria nuk është vend i sigurt për ruajtjen e të dhënave sensitive të klientëve të tyre, nisur edhe nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me publikimin e të dhënave. Pasiguria në ruajtjen e të dhënave po na krijon shumë probleme në vazhdimin e punës me investitorët e huaj. Është një problem që duhet të adresohet”, pohon z. Cali.

Në muajin dhjetor 2021 është publikuar lista e parë me 630 mijë punonjës në të gjithë vendin, të punësuar dhe vetëpunësuar, ndërsa pagat janë publikuar për rreth 550 mijë persona, të cilët janë të punësuar në biznese dhe në shtet

Verifikimet treguan se lista ishte reale, teksa publikimi i saj përbën dekonspirimin më të madh të të dhënave personale me sensitivitet të lartë, pas publikimit të dhënave personale gjatë zgjedhjeve elektorale të këtij viti. Prokuroria e Tiranës nisi një proces verifikimi pas publikimit të dhënave, por nuk pati dënime.

Rrjedhja e të dhënave nuk mbaroi me kaq. Më pas u publikua database me targat e 530 mijë shtetasve, duke përfshirë edhe markën e automjetit, modelin e tyre dhe ngjyra.

Ndërsa ditët e fundit të muajit dhjetor edhe një bankë e nivelit të dytë në vend ka qenë pjesë e sulmeve kibernetikë. Monitor

Etiketa: Biznescall centerinvestitore

Lajme të lidhura

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova
Aktualitet

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

16:38 - 17/09/26
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel
Aktualitet

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

16:12 - 17/09/26
Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

15:49 - 17/09/26
Para
E rëndë/ Gjendet i vrarë 23-vjeçari shqiptar në Gjermani

E rëndë/ Gjendet i vrarë 23-vjeçari shqiptar në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”
Botë

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

17:01 - 17/09/26

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, iu drejtua sot Parlamentit Evropian me një fjalim ku bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit...

Lexo më shumë
Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

16:38 - 17/09/26
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

16:12 - 17/09/26
Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

15:49 - 17/09/26
Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

15:36 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com