GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Rrjetet celulare 2G dhe 3G do të fiken pas kalimit në 5G

21:12 - 06/01/22
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrjetet celulare 2G dhe 3G do të fiken pas kalimit në 5G
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një viti parashikohet qe rrjetet celulare të gjeneratës 2G dhe 3G do të mbyllen. Plani për implementimin e teknologjisë 5G në Shqipëri rekomandon mbylljen e rrjeteve 2G dhe 3G, pasi sinjali 5G të jetë shtrirë në zonat kryesore të vendit.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe konsulentët e specializuar vlerësojnë se këto rrjete janë shumë të cenueshme kundrejt rreziqeve të lidhura me krimin kibernetik. Plani rekomandon se rrjetet 2G dhe 3G duhet të mbyllen plotësisht jo më vonë se 12 muaj nga mbulimi me rrjet 5G i Zonave Kryesore Ekonomike.

Mbyllja e rrjeteve 2G dhe 3G është një dëshmi e përparimit të shpejtë teknologjik në shërbimet e telekomunikacioneve. Shqipëria e ndërtoi rrjetin e parë GSM në vitin 1996, ndërsa komercializimi i mirëfilltë i shërbimeve celulare nisi vetëm në fillimin e viteve 2000, me privatizimin e operatorit AMC, si edhe me dhënien e një licence të dytë për këto shërbime. Pas 20 vjetësh, tashmë ka ardhur koha që teknologjia bazike 2G/GSM të fiket.

Teknologjia 3G ka pasur një jetë edhe më të shkurtër dhe procesi i shtrirjes së saj ka qenë i ngadaltë dhe problematic, për shkak të çmimit të lartë të vendosur nga qeveria shqiptare për frekuencat përkatëse. Licenca e parë u dha në vitin 2010 dhe Vodafone Albania pagoi për të 31.5 milionë euro, ndërsa licenca e dytë u mor në vijim nga AMC për 15.1 milionë euro. Operatori i tretë, Eagle Mobile, e mori licencën vetëm në fund të vitit 2012, ndërsa i katërt, Plus, vetëm në vitin 2014. Teknologjia 3G, e kuptuar si kufiri më i lartë teknologjik, pati një jetë të shkurtër, sepse qysh në vitin 2015 operatorët nisën ofrimin e shërbimeve 4G.

Në mesin e vitit të ardhshëm, pritet që AKEP të tenderojë frekuencat e para 5G, çka do të shënojë një tjetër kalim relativisht të shpejtë në një gjeneratë teknologjike më të avancuar. Megjithatë, vendi ende ka probleme për sa i takon mbulimit real të popullsisë dhe sidomos të territorit me teknologji 4G. Pavarësisht se të dhënat zyrtare pretendojnë një mbulim prej 96% të popullsisë me rrjete 4G, ky mbulim ndryshon shumë mes operatorëve të ndryshëm, madje shpesh edhe në qendrat më të mëdha urbane cilësia e shërbimit lë shumë për të dëshiruar.

Mbyllja e rrjeteve 2G dhe 3G mund të rrezikojë lënien pa shërbim të zonave rurale apo periferike të vendit, me dendësi të ulët popullsie dhe ku operatorët kanë interes të ulët ekonomik për të shtrirë rrjetet e gjeneratave të reja. Implementimi i teknologjisë 5G mund të sjellë implikime të mëtejshme në konkurrencën në treg, duke thelluar avantazhin e operatorëve që kanë një fuqi më të madhe tregu dhe më shumë mundësi për të investuar në frekuenca dhe në infrastrukturë rrjeti. Një faktor që duhet marrë në konsideratë është edhe rënia e ndjeshme e të fitimeve të operatorëve celularë në vitet e fundit. Kjo ka ulur fuqinë investuese të kompanive, përfshi edhe gatishmërinë për të paguar marrjen në përdorim të frekuencave të reja. Në vitin 2019, qeveria shqiptare arriti të japë vetëm dy nga tre të drejta përdorimi të parashikuara në brezin 800 Mhz./Monitor/

Etiketa: 5Gcelularrrjeti

Lajme të lidhura

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Aktualitet

Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve

17:10 - 02/12/25
Para
Vetëdorëzohet polici që mbronte drogën e kushëririt të kryetarit të Bashkisë Tepelenës

Vetëdorëzohet polici që mbronte drogën e kushëririt të kryetarit të Bashkisë Tepelenës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com