GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Rrjetet sociale po shkatërrojnë shëndetin mendor të fëmijëve

19:49 - 08/07/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrjetet sociale po shkatërrojnë shëndetin mendor të fëmijëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Diçka po shkon shumë keq për adoleshentët. Midis 1994 dhe 2010, pjesa e adoleshentëve britanikë që nuk e konsiderojnë veten të pëlqyeshëm ra nga 6 për qind në 4 për qind; por që nga viti 2010 kjo shifër është më shumë se dyfishuar. Shkalla e atyre që e mendojnë veten si të dështuar, që shqetësohen shumë dhe që janë të pakënaqur me jetën e tyre gjithashtu u rrit ndjeshëm.

Të njëjtat tendenca janë të dukshme përtej Atlantikut. Numri i nxënësve të shkollave të mesme në SHBA që thonë se jeta e tyre shpesh ndihet e pakuptimtë është rritur në 12 vitet e fundit. Në Francë, normat e depresionit tek të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç janë katërfishuar në dekadën e fundit.

Kudo që të shikoni, shëndeti mendor i të rinjve po shembet dhe pika e përkuljes është jashtëzakonisht e qëndrueshme.

Teoria se të kesh media sociale dhe kënaqësi të tjera dixhitale brenda 24/7 mund të ketë një efekt të dëmshëm në shëndetin mendor nuk është e re. Avokati kryesor i saj është Jean Twenge, profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të San Diegos dhe autor i dhjetëra studimeve mbi temën.

Puna e Twenge dhe bashkautorit të tij të rregullt, Jonathan Haidt, është kritikuar për thjesht surfimin e valës së kundërshtimit popullor ndaj teknologjisë së madhe. Megjithatë, ndërsa provat për argumentet e tyre shtohen, shumë njerëz tani po pyesin pse na është dashur kaq shumë kohë për të pranuar atë që ishte përpara nesh.

Shenjat janë kudo. Së pari, shoqërimi dixhital ka zhvendosur kontaktet fizike. Përqindja e adoleshentëve amerikanë që takohen personalisht me miqtë më pak se një herë në muaj ishte 3 për qind midis viteve 1990 dhe 2010, por arriti në 10 për qind deri në vitin 2019, ndërkohë që pjesa që thonë se janë “vazhdimisht në linjë” tani ka arritur 46 për qind.

Por ajo mbërriti në 10 për qind në vitin 2019, ndërkohë që pjesa e atyre që thonë se janë “vazhdimisht online”  ka arritur tani 46 për qind. Disa e kundërshtojnë pretendimin se aplikacionet po e zëvendësojnë jetën reale. Tek e fundit, njerëzit që janë më të ngarkuar në Instagram, janë shpesh më të zënë edhe në botën reale.

Por këtij argumenti i mungon një dinamikë kryesore:këto tendenca veprojnë në nivel brezash dhe jo individual. Ndërsa është shtuar koha e qëndrimit para ekraneve dixhitalë, të gjithë rrinë më pak me njëri-tjetrin fizikisht. Por e habitshme është edhe dinamika në nivel individual.

Studimet tregojnë se sa më shumë kohë që kalojnë adoleshentët në rrjetet sociale, aq më i dobët është shëndeti i tyre mendor. Problemi është më i theksuar për vajzat, të cilat kalojnë gjithashtu shumë më tepër kohë në mediat sociale sesa djemtë, duke shpjeguar edhe përkeqësimin më të madh të shëndetit mendor të vajzave sesa djemve.

Të dhënat tregojnë se vajzat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj mediave sociale, me një kohë më të gjatë kaluar para ekranit që lidhet me ndikime psikologjike negative, përfshirë vetëdëmtimin. Është një histori e ngjashme me normat më të larta të depresionit tek adoleshentët liberalë sesa ata konservatorë. Në rast se dyshoni se fëmijët liberalë janë më në depresion për shkak të rritjes në një kulturë që vlerëson shqetësimin për padrejtësitë, unë do t’ju këshilloja të bëni shumë kujdes.

Së pari, hulumtimi i Tuenge tregon një shpjegim më të mundshëm:të rinjtë liberalë kalojnë më shumë kohë në internet sesa konservatorët. Së dyti, ne shohim të njëjtin prirje në rritje midis konservatorëve. Disa thonë se sot shoqëria është më e hapur për diskutimin e shëndetit mendor, ndaj ajo që po shohim është vetëm një rritje në raportim dhe jo prevalencë.

Por adoleshentët britanikë që kalojnë 5 ose më shumë orë në ditë në mediat sociale janë 2-3 më të rrezikuar nga vetëdëmtimi sesa bashkëmoshatarët e tyre që kalojnë më pak orë në internet. Një histori e ngjashme është në SHBA me idetë vetëvrasëse të të rinjve.

Të tjerë theksojnë se korrelacioni nuk është një shkakësi. Kjo është e vërtetë, por tani kemi një numër në rritje kërkimesh që tregojnë se reduktimi i kohës në mediat sociale e përmirëson shëndetin mendor. Atëherë çfarë mund të bëjmë? Përgjigja më e zakonshme është “edukimi i fëmijëve dhe prindërve”.

Por siç e tregojnë rastet e obezitetit dhe të pirjes së duhanit, fushatat e informimit publik janë dukshëm joefektive përballë varësisë nga bota virtuale. Një alternativë tjetër do të ishte ndërtimi i një fushate mbi provat, sipas të cilave kur njerëzit inkurajohen të kenë një shkëputje të gjatë nga mediat sociale, disa prej tyre shkëputen përgjithmonë.

Dhe pastaj janë rregulloret. Pse të mos rritet kufiri i moshës mbi aplikacionet e rrjeteve sociale dhe të ndëshkohen kompanitë që nuk i zbatojnë ato? Gjithsesi unë nuk jam shumë optimist. Lufta kundër obezitetit ka qenë kaq e vështirë, pikërisht sepse nuk mund t’i ndalosh dot njerëzit të hanë ushqim.

Ndërsa lufta ndaj varësisë nga mediat sociale është e vështirë, sepse nuk mund t‘i ndalosh njerëzit të përdorin telefonat inteligjentë dhe aplikacionet e tyre. Derisa dikush të shpikë ekuivalentin e një ilaçi për rënie në peshe për Instagram, e ardhmja duket e zymtë/FT

Etiketa: rrjete sociale

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Gabimet nuk tolerohen, Rama “hedh në kosh” Çuçin

Gabimet nuk tolerohen, Rama “hedh në kosh” Çuçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-lojtari i Çelsit i trondit të gjithë: Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë…
Breaking Views

Ish-lojtari i Çelsit i trondit të gjithë: Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë…

23:16 - 09/01/26

Lamisha Musonda, një ish-lojtar i akademisë së Çelsit ka zbuluar se i kanë mbetur vetëm disa ditë jetë dhe se...

Lexo më shumë
Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

22:52 - 09/01/26
BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani

BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani

22:36 - 09/01/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli

21:19 - 09/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com