GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrjeti kriminal italo-shqiptar, arrestohen në Shqipëri dy persona me qëllim ekstradimin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qarkullonin me kallashnikov në makinë, arrestohen dy persona në Elbasan (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rrjet kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë u çmontua nga Policia Financiare e Milanos, me urdhër të Prokurorisë së Milanos.

Grupi kriminal kryesisht me shqiptarë ishte aktive në zonat e Korsikos (Milano) dhe Sassuolo (Modena) dhe kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Monza dhe Modena.

Grupi kriminal brenda 6 muajsh ka trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë tregu 5 milionë euro.

Ndërkohë sot policia ka bërë një njoftim ku thuhet se në Shqipëri janë arrestuar dy persona me qëllim ekstradimin në Itali, lidhur me këtë operacion. Në pranga kanë rënë Juljan Kollçaku, 34 vjeç banues në Kavajë dhe Maksim Ndoci, 30 vjeç banues në Pukë.

Të dy janë akuzuar nga Gjykata e Firenzes, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pritet të ekstradohen në shtetin Italian.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të planit operacional ndërkombëtar antidrogë, të koduar “BOCA DEH RIO”, të iniciuar nga agjencitë ligjzbatuese në Itali, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Kombëtare, me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe me DVP-të Tiranë dhe Durrës, ekzekutuan vendimet e GjKKO-së, për: -arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve J. K., 34 vjeç, banues në Kavajë dhe M. N., 30 vjeç, banues në Pukë, të akuzuar nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal; -kontrollin e ambienteve të lidhura me 20 shtetas të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Nga hetimet e kryera në kuadër të planit operacional “BOCA DEH RIO”, dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, gjatë periudhës 2018-2024, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike Kokainë nga Amerika Latine dhe më pas e kanë shitur në qytetet Pisa, Firence, Livorno, Venecia dhe Romë. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin në Itali, të 2 shtetasve të arrestuar. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për hetime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Etiketa: ArrestimItaliTrafik

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
LIGA E KAMPIONEVE/ City shkërmoqet nga Sporting, Liverpool shpartallon Leverkusen, fitore e madhe e Milan ndaj Realit

Edhe sot Champions League premton spektakël, ja sfidat që do të luhen

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com