GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrofsh sa malet Edi Rama! Faleminderit për çka po i bën këtij populli…

15:03 - 04/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrofsh sa malet Edi Rama! Faleminderit për çka po i bën këtij populli…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte (4 korrik 2025) datëlindjen e tij të 61-të, e cila, për një rastësi thuajse hyjnore, përkon edhe me ditën e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lulet, urimet nga thellësia e pafundme e shpirtit, duartrokitjet deri në skuqje pëllëmbësh nga rilindasit socialistë janë fare pak nga çka meriton. Për ty është një vit më shumë i jetës dhe një rutinë qeverisjeje me kaq përulësi, por për ne që të kemi fati i bardhë nuk është në prag, por brenda çdo shtëpie.

Me merakun e madh që bota s’ka sy të shohë sesi një lider kap çdo majë dhe sakrifikon aq shumë për popullin nuk mbetet tjetër gjë veçse të urojmë nga çdo krahinë e vendit e çdo qoshe të diasporës. Për të qenë dita e lindjes, për të mos vijuar shpresa e begatia, mirëqenia që do të ndodhë, nuk do të ndalet në katër mandate shumë të tilla.

Pas më shumë se 12 vite në fjalë dhe pasi e pranoi dhe një katërvjeçar shumë shqiptarë kanë arsye për të qenë falënderues ndaj lidershipit vizionar të Ramës, një qëndrim që nuk është edhe nga redaksia e “Boldnews.al”.

Edi Rama, faleminderit që ke forcuar demokracinë në Shqipëri dhe ke zgjedhur zgjedhjen e lirë dhe të ndershme! Aq të lira e të ndershme sa në fushatë arrestohen opozitarët për vjedhje dhe në rinumërim ata kanë grabitur vota pa hesap, por në fund triumfon ti. Ata grabit e ti rri në pushtet.

Faleminderit që ke forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën globale, duke u shndërruar në një faktor vendimtar për paqen dhe sigurinë në botë, si edhe për sigurinë e demokracisë në mbarë botën.

Faleminderit që ke forcuar ekonominë, duke u rikthyer në vend të qindra shqiptarëve që kanë emigruar në të ndryshme të Evropës dhe Botës!

Faleminderit që ke forcuar sistemin e jetesës, duke krijuar kushte të veçanta për jetën dhe jetën e tyre!

Faleminderit që keni krijuar turizmin elitar dhe ke zhdukur ato çibanët nga betoni, që ata para teje i konsiderojnë si “investime strategjike”! Je ti që Olta Xhaçka i ka vendosur kufirin e tyre nga mali duke mos i lënë ta ngulin çadrën buzë detit.

Faleminderit që keni bërë autostradat dhe punoni më mirë që ka njohur Shqipëria në histori e saj dhe me kostot më minimale për buxhetin e tyre!

Faleminderit që keni rritur dhe fuqizuar biznesin dhe rritjen e oligarkisë financiare! Vetëm falë teje, kemi një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës të fondeve publike! Ku Nadirët, Salillarët, Sulajt me shokë rrëmbejnë ç’të munden por e bëjnë në emër të partisë dhe japin votat e tyre dhe të skllevërve punëtorë që kanë për ty.

Faleminderit që keni hedhur një herë e përgjithmonë bombën ekologjike të plehrave, duke zhdukur atë tymin e zi dhe toksik që shpërndahej nga landfillet, para se të vije në pushtet! Ti ke gjetur zgjidhjen ideale, kur Elbasani se gjeti gjë nga metalurgjiku s’ka si ta gjej nga djegia e plehrave.

Faleminderit që ke zhdukur njollën e errët të betonizimit dhe ke rritur masivisht gjelbërimin në Tiranë e qytete të tjera! Hë më të keqen s’po lë grup kriminal si ai i Armand Lilos pa kulla dhe pa disa kate shtesë pa leje.

Faleminderit që ke goditur gjithë grupet kriminale dhe ke bërë gjithçka që “Poja”, “Çela” , Bajrat e çdo ngjarje tjetër malavite të mos ndërhyjnë në procese zgjedhore, siç ka ndodhur para se të vije ti në pushtet!

Faleminderit që hoqe Shqipërinë nga lista e zezë e gjuhës të narko-trafikut! Që s’ka ditë që na marshin të keqen që s’del një lajm që kapen shqiptar nga Ekuadori deri në Afrikën e vërtetë që janë të përfshira në kontenier droge. Nuk dallohet më është Bana King apo Koka king.

Faleminderit që, me vizionin tënd, krijove një Polici që ka shkëputur një herë e përgjithmonë lidhjet me krimin, siç ndodh rëndom para se të vije ti! E more ravenin e shkrete nga Elbasani e solle ne Tirane vetëm për të futur në burg. E sa e sa të tjera ke plan tua bësh atje.

Faleminderit që vetëm falë vizionit tënd, krijove një autoritet të pavarur, e cila nuk komandohet apo kontrollohet nga “ushtarë” të drejtësisë, nga motra, vëllezërit, kunetër e baxhanakër të ministrave të deputetëve, siç ka ndodhur para se të vije ti në pushtet!

Ju faleminderit që keni krijuar bujqësinë dhe i hoqe Shqipërisë në atë vend të zezë që i vendos “ata” të rrugës para teje, duke vjedhur fondet e Bashkimit Europian! Ti vure një kollos si Ilir Beqja që nuk falte si fatura 5 mijë lekëshe të vjetra, të tilla hajdutë për Zotin kishte parë Evropën dhe si bota si Afrika.

Faleminderit që keni krijuar një skuadër qeveritare me integritet të lartë moral e profesional, që nuk u ka dalë asnjë herë emri në një aferë korruptive!

Faleminderit që keni krijuar të gjithë premisat për publikun e pushtetit lokal, duke zhdukur përfundimisht skenarin e tmerrshëm që kryeministri emëronte kryetarë apo drejtojë bashkie!

Ju faleminderit që keni krijuar një sistem arsimor model, duke u vendosur në vend në ajkën evropiane dhe duke lënë pas në histori ato raportet që janë rendisnin në këtë e kuqe!

Edi Rama, faleminderit që, falë politikave të tua zhvillim buzëore, e ke çuar Shqipërinë greminës… na fal lapsus, buzë Evropës!

Edi Rama, faleminderit që ekziston!

Faleminderit shumë Edi Rama, për çka po i bën popullit çdo gjë që meriton, biles kaq edhe ca më tepër që jemi të bindur që do të bësh në të ardhmen!

Rrofsh sa Malet! /Boldnews

Etiketa: faleminderitMaleRama

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Përplasen dy autobusë në Greqi! Plagosen 32 persona, mes tyre edhe 12 fëmijë

Përplasen dy autobusë në Greqi! Plagosen 32 persona, mes tyre edhe 12 fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com