GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rroga 125 mijë euro e babait të Alqi Bllakos dhe lidhja me skandalin e inceneratorëve

19:35 - 27/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rroga 125 mijë euro e babait të Alqi Bllakos dhe lidhja me skandalin e inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas arrestimit të Lefter Kokës nga SPAK në qendër të akuzave për aferën skandaloze të inceneratorëve është vënë deputeti aktual i PS-së dhe ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Në një video të publikuar nga Monika Kryemadhi, ai është akuzuar se ka marrë ryshfet nga inceneratori i Tiranës, plot 125 mijë euro, duke e kamufluar këtë si pagë fiktive për të atin e tij, që rrezulton në borderotë e pagave të kësaj kompanie me një rrogë me 10 mijë dollarë në muaj.

Pra aludimi i LSI-së është i qartë, në këmbim të nënshkrimeve dhe favoreve që djali ka bërë në detyrën e tij si funksionar publik, Bllakot, at e bir, kanë ngritur një skemë të kamufluar për të marrë ryshfet. Deputeti i PS-së dhe ish bashkëpunëtori i Lefter Kokës i ka mohuar këto akuza duke thënë se ai nuk është në konflikt interesi dhe e dyta se i ati i tij është paguar si një inxhinier i thjeshtë për punën që ka bërë.

Një sqarim publik të botuar këtë të hënë ai thekson se nuk ka qenë në konflikt interesi pasi ai e kishte lënë detyrën rreth një muaj përpara 31 gushtit 2017, kur u shpall fituesi për impiantin e Tiranës. Edhe përpara kësaj date kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm, ai thekson se kurrë nuk ka qenë anëtar i asnjërit prej 3 komisioneve përgjegjëse për dhënien e 3 koncensioneve, për të cilat hidhen akuza.

Deri më tani në publik kanë dalë shumë dokumente të korrespondencës midis ministrive për të ndihmuar proceduarat në favor të inceneratorëve dhe në to duket qartë se ndryshe nga ç’pretendon Bllako është në brendësi të gjithë praktikave dhe dokumentet zyrtare siglohen për dijeni të tij (poshtë). Por pika ku ai del më zbuluar se kurrë është një dokument ku i përgjigjet një shkrese të ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Duke qenë se Inceneratori i Tiranës do të grumbullonte mbetjet e qarkut të Tiranës, pra të Bashkive Tiranë, Vorë, Kavajë dhe Kamëz, ministri i financave i kërkon me shkrim homologut të tij të mjedisit, miratimin e këtyre institucioneve për të shkuar përpara me projektin (letra poshtë).

Por këtu ka një problem. Disa nga bashkitë kontrollohen nga opozita dhe dalin jashtë qerthullit të mbyllur të rilindjes. Dhe Alqi Bllako bën një manovër për ti lehtësuar punën e fitimit të tenderit inceneratorit. Ai i jep atributet e qarkut të Tiranës vetëm Erion Veliajt. Merr miratimin e tij dhe nuk i shkruan kryetarëve të bashkive, Kamëz, Kavajë dhe Vorë (Poshtë).

Fiks një vit më pas inceneratori i Tiranës fillon të paguajë me 10 mijë dollarë në muaj si inxhinier babain e Alqi Bllakos. Në denoncimet e LSI-së aludohet se kjo është shuma e parave që u dha si ryshfet për të birin. Por, Alqi Bllako mbrohet duke thënë se i ati Edmondi ishte një inxhinier mekanik në pension që iu rikthye punës “Si inxhinier mekanik, i specializuar për industrinë është profesionist dhe sipërmarrës i mirënjohur në këtë fushë prej 31 vitesh. Im atë, ka lidhur një kontratë afatshkurtër me afat të përcaktuar, si përgjegjës për detajimin e projektit mekanik, pjesë kjo e projektit tërësor të zbatimit, projektim i ardhur nga një kompani ndërkombëtare” ka shkruar ai.

Po a është e besueshme kjo alibi? Ndonëse këtë punë e vendos drejtësia është e vështirë të besohet se një inxhinier shqiptar të paguhet me 125 mijë euro për punën që bën sado e veçantë të jetë ajo. Aq më tepër që ky inxhinier paguhet nga një kompani që ka përfituar nga nënshkrimet shtetërore të të birit. Akoma dhe më e dyshimtë bëhet e tëra kur mendon se Edmond Bllako është njeriu më i paguar në tërë borderonë e inceneratorit të Tiranës.

Pra në rastin më të mirë alibia e deputetit socialist është shumë larg të qenit bindëse. Firmat që ai ka hedhur dhe paratë që i ati ka marrë janë një tjetër anë e errët e skandalit të madh të inceneratorëve.

Etiketa: Alqi BllakobabaiInceneratoretrrogaskandali

Lajme të lidhura

Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime
Aktualitet

Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

13:30 - 31/01/26
Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon
Aktualitet

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26
Para
Federata Franceze bën shembull Lionin dhe Parisin, përjashtohen nga Kupa për dhunën në ndeshje

Federata Franceze bën shembull Lionin dhe Parisin, përjashtohen nga Kupa për dhunën në ndeshje

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierat e Bulqizës, ku një punonjës 57-vjeçar, Bashkim Keta, ka...

Lexo më shumë
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26
Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

13:30 - 31/01/26
Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com