GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrogat u rritën, por puna në shtet po preferohet më pak, bien aplikimet për një vend

09:29 - 17/05/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrogat u rritën, por puna në shtet po preferohet më pak, bien aplikimet për një vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 2023, për 1082 pozicione të lira në administratë, të cilat u shpallën për plotësim nga Departamenti i Administratës Publike, u paraqitën 14584 aplikime.

Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e preferuar dhe që ngjall interes, duket se nuk ka pasur të njëjtin shkëlqim vitin e shkuar. Në 2023, për 1082 pozicione të lira në administratë, të cilat u shpallën për plotësim nga Departamenti i Administratës Publike, u paraqitën 14584 aplikime. Kjo përkon me një mesatare prej 13.5 aplikimesh për një vend pune të lirë që sërish mbetet një nivel i lartë interesi, por me rënie në raport me vitin 2022, kur ishte 17.9 aplikime për vend pune, me një rënie prej 24%.

Edhe në vitin 2021, kjo mesatare ishte më e lartë me 15 aplikime për një vend pune të shpallur të lirë. Kurse rekordi është viti i pandemisë së COVID-19. Gjatë 2020, mesatarja e aplikimeve të marra për një vend pune të shpallur të lirë ishte 24.

 “Një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë. Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa i kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht.

Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë. P.sh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë sesi politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë te vlerat e këtij indikatori”, shpjegon DAP në raportin vjetor të 2023.

I njëjti jep gjithashtu disa detaje mbi numrin mesatar të aplikimeve sipas llojit të procedurës. Kështu procedura e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive – 14.3, procedura e lëvizjes paralele – 1.7, procedura e ngritjes në detyrë – 3, procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese – 23.9. Raporti nënvizon se nga 14584 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 43% e tyre.

Numri mesatar i aplikantëve të kualifikuar për pozicion pune ka qenë 5.9. Gjithashtu, rezulton se numri mesatar e aplikimeve për një aplikant gjatë vitit 2023 ka qenë 4.7. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se pagat në shtet shënuan rritje të ndjeshme në 2023, me ritme më të larta se tek privati, si rrjedhojë e politikës së qeverisë për ti barazuar ato me rajonin. Në fund të vitit 2023, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror ishte gati 88 mijë lekë, nga 74.4 mijë lekë në fund të 2022-t, me një rritje prej 13.4 mijë lekësh, ose 18%. Ndërsa në sektorin privat, paga mesatare mujore në fund të 2023 ishte 69.5 mijë lekë, nga 62.2 mijë lekë në 2022, me një rritje prej 7.2 mijë lekësh, ose 11.5%. /Monitor

 

Etiketa: administratrroga

Lajme të lidhura

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia
Aktualitet

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

23:38 - 13/05/25
Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30
Aktualitet

Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30

22:45 - 13/05/25
40 kutitë e fundit për t’u numëruar, PS drejt mandatit të katërt , PD zbret 5 mandate dhe Mundësia “prek” mandatin e dytë
Aktualitet

40 kutitë e fundit për t’u numëruar, PS drejt mandatit të katërt , PD zbret 5 mandate dhe Mundësia “prek” mandatin e dytë

21:29 - 13/05/25
Para
Monolog/ 3 vjet nga ‘vrasja’ e Teatrit Kombëtar… t’i shpallim shembësit heronj kombëtar!

Ilir Meta rikujton shëmbjen e Teatrit Kombëtar: Akt kriminal që mbetet pa përgjegjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Eurovision
Show Biz

“Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Eurovision

03:09 - 14/05/25

Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision me këngën "Zjerm" të "Shkodra Elektronike". Vendi ynë u kualifikua mes 10 shteteve të tjera,...

Lexo më shumë
Përfundon numërimi i votave brenda vendit, dalin shifrat zyrtare: 55 mijë vota të pavlefshme

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, dalin shifrat zyrtare: 55 mijë vota të pavlefshme

02:54 - 14/05/25
Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

23:38 - 13/05/25

Jorida Tabaku: Procesi më i parregullt që kam parë. Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

23:13 - 13/05/25
Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30

Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30

22:45 - 13/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com