GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rrok Gega me dy dosje në SPAK, Anuela Ristani i jep tenderin 2.3 miliardë lekë

10:10 - 02/08/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrok Gega me dy dosje në SPAK, Anuela Ristani i jep tenderin 2.3 miliardë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrok Gega është i dënuar për mashtrim dhe evazion fiskal, ndërsa kompania  e tij “Rroku Guest” është me dy dosje në SPAK për kontrata ku ka marrë paratë për punë të pakryera.

Pavarësisht ngarkesës penale Rroku mbetet e preferuar për kryetarët e bashkive Tiranë, Shkodër, Tropojë, për drejtorin e ARRSH. Kompanisë i besohen tendera me vlera marramendëse.

Në gjurmët e Erion Veliajt, edhe Anuela Ristani pëlqen t’i japë Rrokut miliarda lekë. Me siguri që në këtë vazhdimësi ka rol Kryeministri Rama, por ama firmën e hedh Anuela për të autorizuar komisionin e tenderit.

Dhe nuk janë pak, por 2.3 miliardë lekë i depozitohen kompanisë “Rroku Guest” për të hedhur asfalt në një rrugë të shtruar sa herë që ka pasur zgjedhje.

Më konkretisht, më 4 korrik 2025, Bashkia Tiranë ka mbajtur tenderin me objekt “Rehabilitimi i rrugës “Konstantin Kristoforidhi dhe 17 Nëntori”. Fondi limit i përllogaritur nga komisioni i i Anuelës është 229 155 834,00 lekë pa TVSH.

Mes 16 operatorëve konkurrues u përzgjodh “Rroku Guest” shpk me subjekt mbështetës DEHA 2010” shpk me ofertën fituese 140 006 558,00 lekë pa TVSH.

Meqenëse shpallja e fituesit u bë më 24 korrik 2025, pritet që shpejt të nis hedhja e asfaltit. Megjithëse është caktuar një fond i fryrë, puna do të zgjasë 9 muaj dhe pritet ta rëndojë trafikun në këtë zonë. Kohëzgjatja me siguri është kërkuar nga “Rroku Guest”, që ka ndërkohë kontrata të tjera të pambaruara. Po kështu, është caktuar detyrim i vogël për numrin e punonjësve (40) po të kihet parasysh se fondi limit është 2.3 miliardë lekë.

Nga ana tjetër është e dyshimtë se si është përllogaritur fondi, kur kompanitë kanë bërë oferta mesatarisht 900 milionë lekë më të ulëta se sa limiti.

Rruga ka një gjatësi totale afërsisht 2.4 km dhe nje gjerësi qe varion nga 6.5 deri 7 m pjesa asfaltike. Ky segment eshte pjesë e Njësisë Administrative Kashar kufitar me Astirin.

Mbingarkesë kontratash për Rrok Gegën

Para zgjedhjeve, Rrok Gega mori një dorë të madhe parash nga Gentian Gjyli i ARRSH-së. Më 23 prill 2025, ARRSH-ja shpalli si fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë “Rroku Guest” & “DEHA 2010” për lotin 2 të kontratës së mirëmbajtjes me performancë në rrugët “Koplik – Bogë, Bogë – Theth, Dedaj – Razëm”, me një gjatësi totale prej 67.3 kilometrash.Vlera e tenderit kap shifrën e 329 milionë lekëve, ndërsa bashkimi “Rroku Guest” & “DEHA 2010” ka ofruar 247 milionë lekë.

Megjithëse ofertën më të ulët e kishte bashkimi I operatorëve “Ndërtuesi 2014” & “Varaku E” me 243 milionë lekë, ARRSH i ka shpërblyer me më shumë pikë firmat e përzgjedhura, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret e vlerësimit dhe mënyrën e shpalljes së fituesit.

Edhe Erion Veliaj e derdhte buxhetin e bashkisë për Rrokun. Më 23 gusht 2024, Veliaj i dha kompanisë “Rroku Guest” tenderin “Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet nga rrugët Shefqet Kuka,rruga Xhemal Braja, dhe rruga Sulejman Kalaja” me fondin limit 103 624 221,00 lekë pa TVSH.

Rroku nën hetim nga SPAK për tenderat

“Rroku Guest” është aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dy çështje të ndryshme, të dyja të lidhura me tendera të Bashkisë Tropojë.

Sipas dokumenteve zyrtare, në mars 2024 SPAK regjistroi çështjen penale Nr.47, që lidhet me një tender për rikonstruksionin e disa urave, ku dyshohet për punime fiktive dhe pagesa të pajustifikuara në favor të firmës.

Tenderi në fjalë ka pasur vlerën 145 milionë lekë të vjetra, të cilat janë paguar në llogarinë bankare të “Rroku Guest” më 29 janar 2024, ndërkohë që fatura e shitjes ishte regjistruar me datë 29 dhjetor 2023 – një praktikë që ka ngjallur dyshime për manipulim me dokumentacionin financiar.

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime lidhur me një tender për rikonstruksionin e disa urave në zonën e Tropojës.

Në këtë rast janë ngritur dyshime të forta se kompania “Rroku Guest” ka kryer punime fiktive, ku autoriteti kontraktues është Bashkia e Tropojës.

Hetimi ka nisur në muajin shkurt 2024, ndërsa gjatë kësaj kohe SPAK ka kërkuar nga zyrtarët e bashkisë Tropojë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që lidhet me procedurat e tenderit publik me objekt “Ndërtim e rikonstruksion urash në bashkinë Tropojë”.

Sipas dokumenteve zyrtare, për mirëmbajtjen e disa urave në zonën e Tropojës, bashkia e këtij qyteti ka shpenzuar një shumë prej 145 milionë lekë të vjetra, të cilat janë arkëtuar në llogarinë bankare të kompanisë së ndërtimit “Rroku Guest”.

Kjo pagesë është kryer nga ana e Bashkisë Tropojë në 29 janar 2024, ndërsa regjistrimi i faturës së shitjes është kryer në 29 dhjetor 2023.

Kalimi i kësaj shume në llogaritë e “Rroku Gest”, që menaxhohet nga çifti Rrok dhe Vera Gega, ka ngjallur dyshime të forta, ndaj SPAK ka nisur hetimet për këtë subjekt ndërtimi dhe zyrtarët e bashkisë së Tropojës.

SPAK ka kërkuar nga ana bashkisë Tropojë, ti vendosi në dispozicion faturën Nr.39 të datës 29 dhjetor 2023 si dhe situacionet e punimeve dhe urdhrin e shpenzimeve të kryera nga ana e kompanisë së ndërtimit “Rroku Guest”.

Dyshimet e SPAK, janë për paraqitje situacionesh punime fiktive me qëllimin e vetëm të lëvrimit të fondeve publike nga buxheti i bashkisë Tropojë.

Prokuroria ka kërkuar ditarin e punimeve për këtë procedurë tenderimi, kontratën e lidhur me këtë subjekt privat si dhe subjektin mbikëqyrës të punimeve që janë kryer për rikonstruksionin e disa urave në bashkinë Tropojë.

Në një tjetër dosje, SPAK ka marrë nën hetim edhe kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, në lidhje me ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë.

Sipas kallëzimit të Agim Demiraj, ish-teknik i mirëmbajtjes së rrugëve, Islamaj ka përdorur funksionin publik për të ndërtuar një urë private për motrën e saj, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe duke favorizuar firmën “Rroku Guest” në këtë projekt.

Pas problemeve me drejtësinë të Rrok Gegës, i dënuar më herët për mashtrim me fatura fiktive, firma “Rroku Guest” i është kaluar përmes një kontrate dhurimi bashkëshortes së tij, Verë Gega, e cila tashmë figuron si administratore e kompanisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Anuela RistaniRrok Gegatender

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Martesë në Burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Martesë në Burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com