GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rruga e aeroportit të Vlorës, jepet pa garë tenderi 276 mln lekë, denoncojnë kompanitë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Rruga e aeroportit të Vlorës, jepet pa garë tenderi 276 mln lekë, denoncojnë kompanitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sërë ankesash janë dërguar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike gjatë këtij muaji dhe këtë herë në skandal është përfshirë Autoriteti Rrugor Shqiptar. Një javë më parë Gijotina.com publikoi me fakte abuzimin që ARRSH kishte bërë përmes tenderit me objekt “Ndërtim rruga lidhëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA)- Autostrada Fier-Vlorë”, i cili i ishte dhënë pa garë kompanisë  “Fusha sh.p.k”, e përfshirë në shumë afera të tjerë me tenderët.

Shkeljen e hapur që ka bërë ARRSH me tenderin mbi 276 milionë lekë, këtë herë e ka denoncuar një nga kompanitë e skualifikuara nga gara pa të drejtë. Kompania “Shkëlqimi 07” SHPK kishte një nga ofertat më të ulëta gati 140 milionë lekë, por sërish u skualifiakua, prandaj ka denoncuar rastin pranë KPP duke pretenduar se argumentet për largimin nga gara nuk janë bërë komfort ligjit.

Shkeljet

Kompania denoncuese thotë në ankesën e saj se, është skualifkuar nga gara për shkak se ka paraqitur një ofertë, të cilën ARRSH e konsideron anomalisht të ulët dhe të pamjaftueshme për të përfunduar projektin.

Por në argumentet e saj, “Shkëlqimi 07” SHPK thekson se makineritë e shtuara për të kryer më shpejtë në kohë punimet nuk i shtojnë kosto për t’i reflektuar ato në kontratë, prandaj dhe oferta ka qenë në ato përmasa. Ndër të tjera, ankimuesi shprehet se në ofertë nuk paraqitur kostot për gjelbërimin pasi në kontratën për shpalljen e tenderit nuk përfshihej ky shërbim.

Ndër të tjera, ankimuesi evidenton si argumentin më qesharak për skualifikim faktin që nuk ka përfshirë në kontratë kostot apo makinat e transportit për punonjësit apo mallrat që ajo do të marrë. Kompania në fjalë sqaron se kostot për transportin i mbulon vetë ajo dhe ky çmim nuk kishte arsye të shtohej në ofertë.

Kështu, argumentet e mësipërme tregojnë se ARRSH ka skualfikur pa të drejtë nga gara “Shkëlqimi 07” SHPK, duke shkelur ligjin për prokurimet. Sakaq, kujtojmë se ARRSH ka skualfikuar nga gara me justifikime kaq qesharake edhe 10 kompani të tjera, të cilat gjithashtu kishin ofertë më të ulët se kompania që “iu fal” tenderi. E.H/gijotina.com/

Etiketa: aeroporti VloresARRSHkryesore2tender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
“Krim të organizuar në veri të Kosovës”, SHBA vendos sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit

"Krim të organizuar në veri të Kosovës”, SHBA vendos sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com