GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rruga e Arbrit, përfundon gjysma e kohës së koncesionit, punimet ende vazhdojnë

16:52 - 18/06/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rruga e Arbrit, përfundon gjysma e kohës së koncesionit, punimet ende vazhdojnë

Tuneli i Murrizit ne Rrugen e Arbrit, i fotografuar ne ceremonine e hapjes se Rruges se Arbrit. Ky aks rrugor do te jete rruga me e shkurter qe lidh Tiranen me Dibren, si dhe me veriun e Maqedonise, Dibren e Madhe, Tetoven dhe Shkupin. Rruga Arbrit parashikohet qe perfundimisht te mbyllet ne pranvere te vitit 2022 dhe eshte e gjate 75 km. /r/n/r/nMurrizi Tunnel in Arbri Street, photographed at the opening ceremony of Arbri Street. This road axis will be the shortest road connecting Tirana with Dibra, as well as with the Northern Macedonia, Dibra, Tetovo and Skopje. Arbri Road is expected to be finally finished in the spring of 2022 and is 75 km long.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbatimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit hyri në vitin e gjashtë më 2024, duke konsumuar gati gjysmën e afatit të kontratës me qeverinë 13 vite.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave kompania “Gjoka Konstruksion” që ka fituar koncesionin për ndërtimin e këtij objekti ka marrë gati gjysmën e financimeve prej mbi 15 miliardë lekësh, teksa punimet për ndërtimin e tunelit të Murrizit, pjesa më e vështirë e segmentit vijojnë ende.

Sipas raportimeve dhe konfirmimit të Autoritetit Kontraktues për Ministrinë e Financave deri në vitin 2023 kanë përfunduar 54 km trup rrugë, në stadin e punimeve të avancuara, ku në rreth 19 km ka përfunduar e gjithë paketa e shtresave asfaltike (konglomerat, binder dhe asfaltobeton) dhe pjesa tjetër është në fazën e shtresës së binderit.

Kanë përfunduar punimet me të gjitha elementët e parashikuar në projekt për segmentet rrugore nr. 1, nr. 6, Klos dhe segmenti rrugor Maqellarë – Bllatë, kanë përfunduar 5 Tunelet e rinj, me të gjitha elementet (përfshi edhe ndriçimin).

Ka përfunduar ndërtimi i 2 urave beton-arme, përkatësisht mbi Lumin e Zallit të Bulqizës (144 metra e gjatë) dhe mbi lumin Drin (260 metra e gjatë), ka përfunduar Ura e Vashës dhe Ura e Fshatit Fshat si dhe By Pass-i i Murrizit, me një gjatësi prej 9.6 km.

Gjithashtu kanë përfunduar punimet deri në shtresë Konglomerati, në segmentin rrugor para hyrjes së Tunelit të Murrizit, ku kanë përfunduar pilotat, punimet e mbrojtjes me mur të përforcuar.

Ministria e Financave njoftoi se, aktualisht po punohet për ndërtimin e Tunelit të Murrizit ku janë realizuar gërmimet në masën 100%, ku pavarësisht vështirësive si pasojë e formacionit gjeologjik , ku u pezulluan punimet për 17-muaj në këtë vepër, aktualisht po punohet në disa fronte pune në të dy tubat, atë kryesor dhe të emergjencës, me fazat e betonimit të themeleve/veshjes finale, drenazhimit, hidroizolimit si dhe me riprofilime (përforcim të tunelit), në zonat ku është e nevojshme etj.

Për sa i përket llojit të financimit ky projekt koncesionar/PPP është me mbështetje buxhetore, pagesat e të cilit kanë filluar në vitin 2019.

Pagesat faktike të vitit 2023 janë në masën 2.84 miliardë lekë dhe në total pagesat buxhetore ndaj koncensionarit janë paguar 15,7 miliardë lekë ose rreth 150 milionë euro, nga rreth 33,8 miliardë lekë që është vlera totale e kontratës.

Rruga e Arbrit ka kaluar një histori të komplikuar kostosh dhe procedurash, nga planet fillestare për ndërtimin e saj me 70 milionë euro, deri në ditët e sotme ku fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.

Qeveria e mori në dorëzim rrugën në nëntor të vitit 2021, edhe pse punimet nuk kishin përfunduar në një pjesë të madhe të segmentëve. Afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet, ndërkohë që punimet nisën më 2019. Këtë vit mbushen 6 vjet nga hyrja në fuqi e kontratës. Sipas përcaktimeve në kontratë rruga duhej të ishte dorëzuar e plotë maksimumi më 2022./monitor

 

Etiketa: Rruga Arbrit

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Shorti i Ligës së Konferencave/ Ja me kë do të ndeshen Partizani, Vllaznia dhe Tirana

Shorti i Ligës së Konferencave/ Ja me kë do të ndeshen Partizani, Vllaznia dhe Tirana

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com