GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Rruga e diamantë”, Gjoka merr 15 mln euro për kilometër fushore

14:02 - 15/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Shqipëria ka disa “rrugë të florinjta”, ku qeveria e Edi Ramës ka hedhur dhjetra milionë euro për riparime e rikonstruksione aksesh kombëtare e urbane. Por, aksi “Kashar-Pezë-Lekaj”, pjesë e rrugës Milot-Fier, mund të quhet pa mëdyshje si “rrugë diamanti”. Plot 475 milionë euro për një aks me gjatësi 33.6 kilometra. Për ta thjeshtuar, rreth 15 milionë euro për një kilometër rrugë, e cila ka kalon në një terren fushor ose maksimumi kodrinor të ulët.

Procedura koncesionare u hap në mes të vitit 2022 nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kontratën koncesionare “të diamantë” e ka fituar një bashkim operatorësh, i drejtuar nga “Gjoka Konstruksion”./ E njëjta kompani që është paguar dhjetra miliardë lekë për Rrugën e Arbrit, e cila nuk po mbaron kurrë.

 

Koncesioni

Në gusht të vitit 2022, Ministria e Infrastrukturës shpalli procedurën për dhënien me koncesion të aksit rrugor “Kashar-Pezë-Lekaj”, me fond limit rreth 480 milionë euro. Sipas dokumentave të tenderit, ky aks rrugor ka një gjatësi totale prej 33.6 kilometra dhe nis në fundin e aksit tjetër, Milot-Thumanë dhe përfundon aty ky fillon loti tjetër, Lekaj-Fier.

Terreni ku kalon ky aks rrugor është thuajse i gjithi fushor, gjë që do të thotë se nuk ka nevojë për vepra të ndërlikuara infrastrukturore, si ura apo tunele. Në fillim të kësaj jave, Ministria e Infrastrukturës shpalli rezultatet e procedurës koncensionare. Në garë kanë marrë pjesë një grup kompanish, i drejtuar nga “Gjoka Konstruksion”, të cilët kanë paraqitur ofertën 476 milionë euro.

 

Diçitura: Rezultatet e procedurës koncesionare Kashar-Pezë-Lekaj

Konkurenti tjetër ishte po një grup kompanisht, të drejtuara nga “4 AM”, të cilët paraqitën ofertën 470 milionë euro. Në përfundim, institucioni i Ballukut shpalli fitues bashkimin e operatorëve me ofertën më të lartë, të drejtuar nga “Gjoka Konstruksion”.

 

Koncesioni i dytë

Në të njëjtën ditë, në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik shpallen rezultatet e procedurës koncesionare të një tjetër loti të rrugës “Milo-Fier”. Në atë procedurë, u tenderua aksi nga Miloti në Thumanë. Ky aks është i gjatë 13.5 kilometra dhe Balluku kishte vendosur në dispozicion rreth 45 milionë euro. Në tender morën pjesë katër konkurentë.

Shoqëritë “ANK” dhe bashkimi i operatorëve “Vega & Everest”, skualifikuan për shkak se nuk plotësonin kriteret e përcaktuara, siç thuhet në dokumentat zyrtare. Në garë mbetën një bashkim kompanish të drejtuara nga “Gener 2”, të cilët paraqitën ofertën 44.6 milionë euro; dhe një tjetër bashkim operatorësh, të drejtuar nga “Salillari”, të cilët ofruar afërsisht 44 milionë euro.

Diçitura: Rezultati i procedurës koncesionare për aksin Milot-Thumanë

 

Në përfundim, Belinda Balluku shpalli fituese grupin e drejtuar nga ‘Gener 2”, i cili do të ndërtoj edhe aksin tjetër Thumanë-Kashar.

Kosto stratosferike

Ndërtimi i rrugës Milot-Fier do të kushtojë 837 milionë euro. Rruga ekzistuese Milot-Thumanë 13.5 kilometra e gjatë do të rehabilitohet për t’iu përshtatur një aksi me shpejtësi të lartë. Rikonstruksioni do të kushtojë 44.6 milionë euro. Autostrada do të lidhet më pas me rrugën Thumanë-Kashar dhe kalimi i mjeteve aty do të kushtojë 2.5 euro. Një tjetër kontratë koncesionare është ajo për aksin Kashar-Pezë-Lekaj, 33.6 kilometra rrugë e re, e cila do të kushtojë 474.8 milionë euro.

Segmenti do të përfundojë me rrugën Lekaj-Konjat-Fier. 42.2 kilometra të këtij aksi do të rehabilitohen me një kosto 317.6 milionë euro. Fatura e ndërtimit të rrugëve do të përballohet nga kompania që do të fitojë tenderin, e cila më pas do të vendosë tarifa për kalimin e automjeteve, ndërsa buxheti i shtetit do t’i mbulojë një pjesë të trafikut nëse fluksi i mjeteve nuk do të jetë sipas skenarit të tenderit.

Vlera e tarifës dhe sasia e fluksit që do të garantojë buxheti do të jenë përcaktuesit e përzgjedhjes së fituesit. Shqipëria tentoi të jepte me koncesion të gjithë aksin Milot-Fier në vitin 2020 për një vlerë ndërtimi 1.18 miliardë euro. Por tenderi u anulua pasi kompania pjesëmarrëse zotohej të përfundonte punimet për 5 vjet.

Në dokumentet e tenderit qeveria kërkon që e gjithë vepra të mbarojë brenda 3 vitesh e gjysmë. Ndërsa tarifa për rrugën nga koncesionarët do të vilet deri në vitin e 35-të të kontratës. Periudhë pas të cilës segmenti do t’i transferohet shtetit.

Lexo edhe: “Lekaj-Fier” e “Thumanë-Kashar”, koncesione me fitim 564 përqind!

Etiketa: abuzimGjoka KonstaktionKasharkoncesionmMilot Fierrruga Milot-Burrel

Lajme të lidhura

SPAK, gati prangat për abuzimet e fondeve IPARD, nga Termet Peçi, Alban Zusi, Marin Gjonaj dhe…(LISTA E PLOTE)
Fact-Checking & Analize

SPAK, gati prangat për abuzimet e fondeve IPARD, nga Termet Peçi, Alban Zusi, Marin Gjonaj dhe…(LISTA E PLOTE)

12:04 - 28/02/26
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Para
‘Rritje të pagave’, greva paralizon aeroportet në Gjermani

‘Rritje të pagave’, greva paralizon aeroportet në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Meta përkujton protestën e 2 Marsit: Kur bien institucionet, ngrihet populli
Aktualitet

Ilir Meta përkujton protestën e 2 Marsit: Kur bien institucionet, ngrihet populli

10:38 - 02/03/26

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në përvjetorin e 2 Marsit, duke e cilësuar atë si një...

Lexo më shumë
Vilën e Enverit e menaxhon fondacioni francez, Ambasada dënon dhunën e protestës

‘Qeveria po mban gjallë simbolet e diktaturës’, aktivisti: Vila e diktatorit s’mund të jetë rezidencë qeveritare

10:12 - 02/03/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Barra për biznesin e ndershëm është vetë shteti! Sa më korrekt të jesh, aq më shumë goditesh prej tij

09:48 - 02/03/26
Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku

08:59 - 02/03/26
Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

08:24 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com