GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rruga e Zvërnecit me gropa, Ermal Dredha i vë poça, i fal 182 MLN lekë Renido Petritajt

11:31 - 09/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rruga e Zvërnecit me gropa, Ermal Dredha i vë poça, i fal 182 MLN lekë Renido Petritajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha nuk kujdeset për rrugën e shkatërruar të Zvërnecit, por kujtohet t’i vendosë drita. Pra, Dredha po bën një “investim” në një zonë turistike sikur është Zvërneci. Dhe më këtë rast ia çon fondin biznesmenit të paracaktuar Renido Petritaj. Nuk e prisnim që të vjedhë Dredha edhe në poçat e rrugës, por tashmë abuzimi ka ndodhur.

Le t’ia nisim që nga prezantimi i projektit me numër reference REF-82846-10-09-2023 dhe objekt “Ndriçim i rrugës “Rruga e Pishave-Zvërnec-Manastir”. Për shtyllat dhe poçat janë vënë në dispozicion 182 milionë lekë. Këto para sigurisht që merren nga xhepat e taksapaguesve vlojatë, prandaj kryebashkiaku duhet të mos harronte se do të monitorohet.

Dredha ka bërë skemën që të përfitojë miku i tij, sepse është fond i madh për ato drita.

Shohim në dokumentet e publikuara se janë 15 firma që kanë paraqitur ofertat e tyre për këtë projekt dhe konkretisht 10 ofertat nga ELAL COM me T & XH sh.p.k, NDERTUESI 2000 sh.p.k, MURATI sh.p.k  me LIS KONSTRUKSION, AVDULI sh.p.k, ASI-2A CO sh.p.k, EURONDERTIMI sh.p.k, NEËGEN sh.p.k me INERTI sh.p.k; AIDA KONSTRUKSION sh.p.k dhe BEQIRI sh.p.k  ishin ofertat më të lira. Ato fillojnë që nga 128 milionë lekë. Pra, propozohet një ulje e konsiderueshme në raport me fondin limit. Por, Dredha kishte tjetër synim, prandaj të dhjeta këto oferta sëbashku me 4 të tjera i skualifikoi menjëherë nga gara.

Me këtë veprim i është lënë rruga e hapur firmës  RAFIN COMPANY SHPK , në pronësi të Renido Petritajt.

Brenda javës Petritaj firmosi tenderin e radhës. Biznesmenit i xhirohet kjo shumë e madhe parash që deri në fund të muajit t’i çojë Dredhës poça dritash për rrugën që të çon në Manastirin e Zvërnecit.

Sigurisht, duke vlerësuar këtë cenim të hapur të rregullave të vendosura nga ligji mbi prokurimet, monitoruesi Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e kuq”. Kjo është shenja që tregon risk korrupsioni. Nuk përjashtohet mundësia që te ketë denoncime sepse janë skualifikuar pa të drejtë 10 ofertat më të ulëta.

Në fakt, për raste të tilla duhet të ketë sa më shumë denoncime sepse ndryshe Dredha me shokë do të vazhdojnë aferat me shpërdorimet e buxhetit.

Kur themi se Dredha e ka mik biznesmenin, kemi parasysh që Petritaj njihet për përfitimet nga tenderat me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar.

Vetëm pak ditë më parë, Gijotina.com denoncoi tenderin  e manipuluar që përfitoi kjo kmpani nga Albana Koçiu dhe Irini Shehu  për Spitalin e Dibrës. Vërtetë kemi ngritur pikëpyetje vazhdimisht se si Renido, që ishte vetëm 27 vjeç ku ngriti kompaninë në fjalë me vetëm 100 mijë lekë kapital, të arrijë në këto nivele pasurimi që gëzon sot.

Sipas dokumenteve, Petritaj zotëron 3 kompani të tjera bashkë me babain dhe motrën, Nefir dhe Fabiola Petritaj. Pastaj lidhjet e forta që ata kanë familjarisht me zyrtarë të Rilindjes iu dhanë pjesë nga torta e buxhetit të shtetit. Nëse në vitin 2017, firma e tij kishte vetëm 100 mijë lekë kapital, sot fiton të paktën rreth 30 miliardë lekë përmes tenderëve, shumica e të cilëve fitohet duke eliminuar në mënyrë të paligjshme konkurrencën.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimdritaermal dredhapocerrugaVlorezvernec

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Strehoi  4 emigrantë tentoi t’i kalonte në Greqisë, kapet nga policia

Strehoi 4 emigrantë tentoi t’i kalonte në Greqisë, kapet nga policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com