GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rruga që “ha” para/ ARRSH 330 mijë euro për mirëmbajtjen e Qukës–Qafë Plloçë. Do e fitojnë ata që e ndërtuan?

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Rruga që “ha” para/ ARRSH 330 mijë euro për mirëmbajtjen e Qukës–Qafë Plloçë. Do e fitojnë ata që e ndërtuan?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tri javë pas hapjes për qarkullim të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me shpejtësi. Një shumë prej rreth 330 mijë eurosh është akorduar nga Gentian Gjyli për mirëmbajtjen e 43 kilometrave, ndërtimi i të cilave zgjati për më shumë se 15 vite.

Por ajo që e bën më të diskutueshëm këtë tender është edhe afati, ose koha e pakët nga inaugurimi. Duket se, ARRSH-ja ka shpejtuar për të bërë këtë tender, duke e marrë në dorëzim të gjithë segmentin, megjithëse kontrata parashikon që duhet të kalojnë disa muaj. Duket se, me këtë veprim, fitues pritet të jenë firmat që e kanë ndërtuar.

Tashmë firmat private heqin çdo përgjegjësi nga bllokimet apo prishjet e mundshme, pavarësisht se ato duhet të veprojnë nëse vepra ka probleme. Ashtu siç ndodhi edhe në rrugën Korçë – Ersekë, ku një segment u shemb dhe ARRSH-ja akordoi miliona euro për t’a rregulluar. Askush nuk dëshiron një fat të tillë, pasi mund të rrezikohen kalimtarët.

Rruga që “ha” vetëm para’/ 330 mijë euro

Faksimile: Njoftimi i tenderit i ARRSH-së për mirëmbajtjen e segmentit Qukës–Qafë Plloçë

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, drejtori i ARRSH-së Gentian Gjyli ka hapu tenderin me objekt “mirëmbajtje me performancë e segmentit rrugor Qukës – Qafe Plloçë”. Fondi limit i kësaj procedure është 31.819.342 lekë pa TVSH, ose 328 mijë euro.

Kohëzgjatja e kontratës ose marrëveshjes kuadër për zbatimin e saj është 12 muaj, ndërkohë që hapja e zarfeve do të bëhet më datë 28 tetor. Sipas dokumenteve shoqëruese, gjatësia e segmentit është 43.3 kilometra, ndërkohë që kuota e kësaj rruge varion nga lartësia 420 m deri ne 1220 m mbi nivelin e detit.

Rruga që “ha” vetëm para’/ 330 mijë euro

Faksimile: ARRSH shkruan se në një pjesë të rrugës ka borë dhe ngrica në dimër

ARRSH shkruan se aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë është një aks i rëndësishëm kombëtar. Aq shumë i rëndësishëm ishte saqë ndërtimi zgjati plot 15 vite!

“Është pjesë e aksit kombëtar të Tiranë – Elbasan – Korçë që lidh një numër të madh fshatrash të zonës së Mokrës me pjesën tjetër të vendit. Rruga shtrihet në një terren të theksuar malor dhe kërkon mirëmbajtje dimërore” thuhet në dokumente. Sipas saj, nga kilometri i 25-të deri në të 40-tin dimri është më i ashpër me kohëzgjatje më të madhe.

“Reshjet e dëborës në këtë segment të këtij aksi janë intensive, me fenomene të ortekëve dhe kërkojnë përdorimin e borëpastruseve me shnek. Formimi i ngricave dhe akullit është fenomen sistematik dhe shqetësues për shkak të relievit dhe

pothuajse e gjithë rruga është në hije. Mirëmbajtja në këtë zonë bëhet më intensive dhe kërkon angazhim serioz me qëllim mbajtjen e aksit gjithmonë të hapur” vijon ARRSH.

Sipas institucioneve shtetërore, fatura financiare për ndërtimin ka arritur 270 milionë dollarë. Ky projekt ndërkohë parashikohej të përfundonte me kosto prej 150 milionë USD. E gjithë rruga ka një gjatësi prej rreth 43.3 km, e ndarë në 3 lote.

/ Vox News /

Etiketa: ARRSHKryesore1Qukes-Qafe Plloce

Lajme të lidhura

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?
Aktualitet

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Para
Tritoli në servisin e Alfred Gurrës në Fushë-Krujë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Tritoli në servisin e Alfred Gurrës në Fushë-Krujë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:29 - 01/06/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:27 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet