GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrugaçëri parlamentare, shpërthen Berisha: Taulant Balla është një kriminel që trafikonte prostituta!

13:17 - 06/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrugaçëri parlamentare, shpërthen Berisha: Taulant Balla është një kriminel që trafikonte prostituta!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për incidentin në Kuvend dhe fyerjet e deputetit Taulant Balla ndaj deputetes Albana Vokshi. Në një deklaratë për mediat, Berisha e akuzoi Ballën për gjuhë të papranueshme dhe e cilësoi atë si pjesë të organizatës kriminale të Edi Ramës.

Sipas Berishës, gjuha e përdorur nga Balla në Kuvend ishte e porositur nga kryeministri Edi Rama, si një reagim ndaj denoncimeve që Albana Vokshi ka bërë tek ndërkombëtarët. Kryedemokrati shtoi se për Partinë Demokratike autori i vërtetë i “rrugaçërisë parlamentare” është Edi Rama, ndërsa theksoi se opozita do të ndjekë çështjen edhe në Komisionin e Etikës në Kuvend.

“Taulant Balla përbën një nga kriminelët më të shpërfytyruar, një nga anëtarët më kryesorë të organizatës kriminale të Edi Ramës. Taulant Balla siç e kam denoncuar shumë e shumë herë, ish student është denoncuar nga organet zyrtare diplomatike të Shqipërisë si trafikant prostitutash. Ju jeni dëshmitarë se që në atë kohë unë kam denoncuar publikisht veprimtarinë kriminale me prostituta moldave të sjella nga Edi Rama tek eksponentë të PS-së. Kam denoncuar asokohe dhe lokalet ku ata frekuentonin. Fatos Nano ka marrë informacion të qartë për ndalimin e tij në kufi nga shtet mike, si transportues prostitutash.

Taulant Balla është një kriminel i degraduar, që ka porositur vrasje dhe porositë e tij për vrasje u dokumentuan në dosje gjyqësore të cilat një gjykatës dhe një prokuror kriminel i dogjën me procesverbal. Taulant Balla është personi i cili për të nxitur vrasje në Elbasan, ka udhëzuar që të vendosin revole në murin e oborrit të një familje, për ta konsideruar revolen të fshehur. Taulant Balla është krimineli i cili ka liruar së bashku me Vat Stakën, dy terroristët që i vendosën Lulzim Kullës, tritolin nën shalën e biçikletës dhe kjo është në dosje. Urdhërohet nga Suel Çela që së bashku me Vat Stakën të shkojë e të lirojë terroristët që vendosë tritol dhe ata u liruan. Dhe Vat Staka vazhdon të jetë në KLP apo se ku është tani. Taulant Balla është krimineli i cili është i dokumentuar duke biseduar me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, ku i ankohet për Sali Berishën dhe e nxit kundër Sali Berishës.

Taulant Balla është krimineli që po bën çdo përpjekje për të liruar vëllain e Suel Çelës i shtruar në një spital privat dhe po bën të gjitha përpjekjet për ta nxjerrë. Taulant Balla është krimineli i cili pas dokumenteve mbi të cilat fjeti për vite të tëra Altin Troplini, është krimineli që u mor me lirimin e automjeteve me të cilat u sollën 5 mln euro për kartelin e drogës Çela.
Taulant Balla është krimineli i cili në biseda me Mario Çelën, zotohet se do të arrestojë kundërshtarët e bandës Çelaj, me kusht që ata të garantojnë të gjitha votat. Ky është Taulant Balla, një kriminel i damkosur, e vërteta e tij. Përsa i përket gjuhës së tij, është gjuha që i shkon atij, është gjuhë e një njeriu që nuk ka asnjë normë morale, asnjë normë shoqërore, asnjë normë ligjore. Është një kriminel peng i krimit, i aftë të zbatojë.

Por ai ka zbatuar dje porosinë direkte të Edi Ramës. Ne kemi të dhëna dhe do të hetojmë se ajo çka tha Taulant Balla është bërë në përputhje me porosinë e Edi Ramës, i cili në urrejtjen e papërmbajtur të një paranojaku fajëson Alban Vokshin për ndëshkimet që po vijnë njëra pas tjetrës nga komuniteti ndërkombëtar. Pra është një reagim i Edi Ramës ndaj ndëshkimeve të njëpasnjëshme që ka marrë dhe do të marrë nga komuniteti ndërkombëtar. Kështu që për PD autori i vërtetë i asaj rrugaçërie parlamentare është Edi Rama. Ai ka porositë krimin,” tha Berisha.

Etiketa: ballaberishakriminel

Lajme të lidhura

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para
Breaking Views

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

21:21 - 06/03/26
Protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Nuk ndalemi në betejën kundër hajdutërisë
Breaking Views

Protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Nuk ndalemi në betejën kundër hajdutërisë

20:12 - 06/03/26
“Në PD nuk ka demokraci”, Jola Hysaj jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet
Breaking Views

“Në PD nuk ka demokraci”, Jola Hysaj jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet

20:05 - 06/03/26
Para
Berisha: Protesta e 12 marsit nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse largimin e Edi Ramës

Berisha: Protesta e 12 marsit nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse largimin e Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë
Breaking Views

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

21:27 - 06/03/26

Skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj arriti një fitore madhështore mbrëmjen e së premtes, duke mposhtur Partizanin 3-1 në...

Lexo më shumë
Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

21:21 - 06/03/26
Kompanitë e karburanteve thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit

Kompanitë e karburanteve thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit

20:45 - 06/03/26
Protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Nuk ndalemi në betejën kundër hajdutërisë

Protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Nuk ndalemi në betejën kundër hajdutërisë

20:12 - 06/03/26
“Në PD nuk ka demokraci”, Jola Hysaj jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet

“Në PD nuk ka demokraci”, Jola Hysaj jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet

20:05 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com