GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrugë kalimi drejt BE, si po përdoret Shqipëria nga afganët e pakistanezët

18:22 - 13/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrugë kalimi drejt BE, si po përdoret Shqipëria nga afganët e pakistanezët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ballkani Perëndimor mori vendin si rruga më aktive e migracionit të parregullt në muajin shtator, vlerëson raporti më i fundit i organizatës policore europiane për ruajtjen e kufijve FRONTEX.

Sipas raportit 18883 raste të kalimeve të emigranëtve të parregullt u evidentuan në këtë rrugëkalim, ndërkohë që rruga e Mesdheut Qëndror, shënoi një rënie me rreth 16600 raste gjatë muajit shtator.

Ndërsa si nëntëmujor, nga janari deri në shtator, rruga e Ballkanit Perëndimor, shënoi 81800 raste të kalimeve të migrantëve me një rënie prej 23%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Migrantët që përshkuan rrugën e Ballkanit Perëndimor ishin kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

Rruga e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria

Kalimet e përkohshme të migranëtve të parregullt nga kufiri grek drejt territorit shqiptar vijuan nëntë muajt e parë të këtij viti duke shënuar rritje në zonën kufitare të Sarandës dhe një rënie në zonat kufitare të Gjirokastërs dhe Korçës, krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në territorin e Gjirokastrës u evidentuan nga janari në shtator rreth 900 migrantë të parrregullt më pak se gjysma krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Sipas të dhënave të policive kufitare, migrantët që kalojnë përkohësisht në territorin shqiptar janë kryesisht nga Pakistani, Bangladeshi, Afganistani dhe Siria.

Shumë prej migrantëve nga Bangaldeshi dhe Pakistani kanë qëndruar prej vitesh në Greqi dhe synojnë të kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera europiane pasi nuk kanë arritur të rregullojnë në Greqi statusin e tyre të qëndrimit.

FRONTEX-i e zgjeroi këtë vit misionin e ndihmës ndaj policisë kufitare shqiptare edhe në zonën e Sarandës në kufi me qytetin port grek të Igumenicës për t`iu përgjigjur ardhjeve të shtuara të migrantëve të parregullt në këtë zonë.

FRONTEX-i nënshkori këtë vit një marrëveshjes të përbashkët me Ministrinë e Brendshme shqipatre për të mbrojtur të drejtat themelore në të gjitha aktivitetet operacionale në Shqipëri.

FRONTEX-i nisi operacionin e parë të agjencisë në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri, në maj të vitit 2019. Aktualisht janë 162 oficerë evropianë të rojeve kufitare që punojnë së bashku me Policinë Kufitare Shqiptare.

Kalimet e migrantëve të parregullt drejt Europës më të lartat që nga viti 2016

FRONTEX-i tha se gjatë muajit shtator ka pasur 51500 raste të kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian me një rritje 17% , krahasuar me shtatorin e një viti më parë.

FRONTEX-i tha në raport se numri i kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian u rrit me 17% në nëntë muajt e parë të vitit 2023 (në 279350 persona), totali më i lartë për periudhën që nga viti 2016.

Mesdheu Qendror përbën një në çdo dy raste të kalimeve në kufijtë e jashtëm të BE-së nëntë muajt e parë të këtij viti, ndërsa në shtator numri i kalimeve në këtë rajon ra me një të tretën nga muaji i kaluar.

Mesdheu Qendror, sipas FRONTEX-t, mbetet rruga më aktive për në Bashkimin Europian këtë vit, me më shumë se 131 600 raste të raportuara nga autoritetet kombëtare në nëntë muajt e 2023. Ky është totali më i lartë në këtë rrugë për këtë periudhë, që nga viti 2016.

“Fatkeqësisht, kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme”, thuhet në raportin e FRONTEX .

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Migrimit (IOM), më shumë se 2384 persona u zhdukën në Mesdhe këtë vit, me shumicën dërrmuese në rrugën e Mesdheut Qendror.

Edhe numri i kalimeve të parregullta në Kanalin Anglez drejt Britanisë së Madhe ra 12% në nëntë muajt e parë në mbi 46,500 persona”, thotë raporti i FRONTEX-it.

FRINTEX-i tha se 2750 oficerë të trupave të përhershme janë të përfshirë në operacione të ndryshme që mbështesin shtetet anëtare dhe vendet fqinje në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian dhe luftimin e krimit. /VOA/

Etiketa: BErrugekalimiShqiperi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Gjermani/ Shtatë të vdekur nga përmbysja e furgonit me emigrantë 

Gjermani/ Shtatë të vdekur nga përmbysja e furgonit me emigrantë 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com