GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrumbullaku i heq licencën policisë private “ORKA”, të vëllait të Bujar Gjërmizit që u arrestua nga SPAK

21:36 - 05/09/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrumbullaku i heq licencën policisë private “ORKA”, të vëllait të Bujar Gjërmizit që u arrestua nga SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno/ Teksa prokuroria e posaçme SPAK po zhvillon hetim pasuror për disa nga të arrestuarit e dosjes penale si Bujar Gjermizi, Ervin Mata dhe personazhe të tjerë të përfshirë në trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe pastrim parash, një lëvizje e shpejtë është kryer nga Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Vetëm 6 muaj nga goditja e grupit kriminal të drejtuar nga Ervin Mata dhe Bujar Gjermizi, Muhamet Rrumbullaku, ka vendosur t’i heqë licencën policisë private “ORKA Security” e cila deri në muajin Prill 2024 administrohej dhe drejtohej nga vëllai i Bujar Gjermizit, Urim Gjërmizi.

Vendimi i kryepolicit Rrumbullaku, për heqjen e licencës është marrë në muajin Maj 2024, ndërsa një muaj më parë në muajin Prill 2024, policia private u shit nga Urim Gjermizi tek pronari fillestar i saj, shtetasi Adriatik Braha.

Në vendimin e heqjes së licencës së policisë private që kontrollohej nga vëllai i Bujar Gjermizit, Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, shprehet se:

“…vendosa heqjen e licencës të subjektit “ORKA” të nënkategorisë 1.3.A me Nr.472/1 të lëshuar në datën 15 qershor 2016 me titullar Adriatik Braha, për arsye se ortaku i vetëm i subjektit policor Urim Gjermizi ka humbur kriterin e besueshmërisë të parashikuar në nenin 10 germa B të ligjit “Për shërbimin Privat të  Sigurisë Fizike…”.

Humbja e besueshmërisë së kësaj policie private që çoi në heqjen e licencës së ushtrimit të aktivitetit tregtar, është bërë për shkak të arrestimit nga SPAK të Bujar Gjërmizit, i cili qëndronte si pronari në hije i kësaj policie private në Kukës.

“ORKA” është një kompani private e cila ka krijuar monopolin e tenderave publikë në institucionet shtetërore në Kukës dhe Has.

Nga verifikimet e kryera janë plot 53 transaksione bankare me vlerë prej 156 milion lekë të vjetra që kanë kaluar nga institucionet shtetërore në llogarinë e policisë private “ORKA”.

Nga spitali i Kukësit, gjykata e këtij qyteti e shumë institucione të tjera shtetërore kanë lidhur kontrata për sigurim fizik me “Orka Security” që kontrollohet nga Bujar dhe Urim Gjermizi.

Nga ana tjetër kjo kompani ka lidhur kontrata për sigurim fizik dhe me disa subjekte private në Kukës, përfshirë këtu dhe disa hidroçentrale private që ushtrojnë veprimtari në Kukës.

Me heqjen e licencës nga Muhamet Rrumbullaku, kjo polici private ka humbur shërbimet e sigurisë në disa institucione të administratës së Kukësit, Hasit dhe disa subjekte private.

Aktualisht, Bujar Gjërmizi i konsideruar si i “forti” i Kukësit ndodhet i arrestuar, pasi SPAK e akuzon si pjesë e një grupi kriminal që “Siguronin kushtet për të kryer vrasjen” e dy vëllezërve Edmond Nela dhe Albert Nelanë Kukës.

Për këtë plan Gjërmizi ka bashkëpunuar me shefin e krimeve në Policinë e Shtetit Dedan Gjoni, Ismail Zeneli, Nuredin Dumani dhe persona të tjerë.

Bujar Gjërmizit alias Ajetit, deri në këtë fazë të hetimit SPAK i ka sekuestruar një automjet tip “Mercedez Benz” ngjyrë të zezë.

 

 

Etiketa: licencaMuhamet Rrumbulklaku

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Të rinjtë nga akademia, 4 lojtarë të Partizanit presin shansin

Të rinjtë nga akademia, 4 lojtarë të Partizanit presin shansin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com