GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrumbullaku nxjerr formularin e dytë për policët: Tregoni çfarë keni përfituar nga krimi…

12:34 - 17/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrumbullaku nxjerr formularin e dytë për policët: Tregoni çfarë keni përfituar nga krimi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit e ka konfirmuar ditën e sotme formularin e dytë që do të plotësohet nga efektivët në kuadër të procesit për vetëpastrimin e Policisë.

Bëhet fjalë për urdhrin e firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku “Për miratimin e ‘Formularit të vetëdeklarimit’ mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit”.

Efektivëve të Policisë u kërkohet të deklarojnë nëse kanë pasur kontakte me krimin e organizuar apo nëse a kanë pranuar para, favore, dhurata ose pasuri me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Por edhe nga ky formular i radhës, nuk pritet gjë tjetër, veç se një “show” dhe propagandë nga ministri Taulant Balla dhe Rrumbullaku, të cilët presin që policët t’u tregojnë vetë se çfarë kanë përfituar nga krimi.

“Integriteti i shëndoshë i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe pastrimi i strukturave nga elementë brenda nesh, të cilët shkelin ligjin dhe betimin, është një proces prioritar dhe i rëndësishëm. Askush që cenon besnikërinë ndaj uniformës së shenjtë të Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend në strukturat e saj. Kam bindjen e plotë se, organizata e Policisë së Shtetit ka forcën dhe energjinë e duhur pozitive për të izoluar dhe larguar nga radhët e saj çdokënd, që devijon nga misioni i ruajtjes së rendit e sigurisë publike dhe lufta e pakompromis ndaj krimit”, tha Rrumbullaku.

Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshem procesi i vetëdeklarimit do të zgjasë deri më 30.06.2024 dhe punonjësit e Policisë së Shtetit do të deklarojnë edhe ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës me Policinë e Shtetit, për plotësim të pasaktë ose të dhëna të pavërteta në formularin e vetëdeklarimit.

Procesi i verifikimit të integritetit do të nisë me vetëdeklarimin e punonjësve të Policisë së Shtetit lidhur me të dhënat për sigurinë si:

Dënimi ose jo me vendim gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet gjyqësore shqiptare ose të huaja, apo me vendim gjyqësor jopërfundimtar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;

Shkelja ose jo e rregullave të sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe tentimi ose jo i kryerjes së aktivitetit të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar;

Qenia ose jo në hetim ose gjykim nga autoritetet shqiptare ose të huaja për vepra penale;

Qenia ose jo i ndaluar ose arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare ose të huaja për vepra penale;

Caktimi ose jo i ndonjë mase shtrënguese të sigurisë personale;

Lëshimi ose jo i një urdhri kërkimi kombëtar ose ndërkombëtar për vepra penale;

Pasja ose jo e kontakteve të papërshtatshme, komunikimeve elektronike ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi apo komunikimi të qëllimshëm, me persona të përfshirë në krimin e organizuar;

Pranimi apo shkëmbimi, ose jo, i parave, favoreve, dhuratave ose pasurive me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Etiketa: policeRrumbullaku

Lajme të lidhura

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Para
Rekordi i tij u thye nga Bajrami, flet ish- futbollisti rus: Nuk e prisja nga Shqipëria

Rekordi i tij u thye nga Bajrami, flet ish- futbollisti rus: Nuk e prisja nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën....

Lexo më shumë
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com