GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

RTSH shpërdoron paratë e taksapaguesve, 8 milionë Euro borxhe

16:09 - 14/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
RTSH shpërdoron paratë e taksapaguesve, 8 milionë Euro borxhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Radiotelevizioni Shqiptar po përballet me një situatë të rënduar financiare. NJë faturë e kripur, prej gati 8 milion eurosh, apo 766 milionë lekësh, është krijuar nga proceset gjyqësore apo kontratat e papaguara ndaj të tretëve.

“Largimet nga puna kanë sjellë 228 mln detyrime me 84 çështje gjyqësore, një pjesë të likuiduara.  160 milion nga vendime të tjera gjyqësore administrative dhe pagesa të prapambetura 378 milion.”, tha drejtuesi i Këshillit Mbikqyrës të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli.

Pagesat e prapambetura vunë në pikëpyetje dhe marrëdhëniet me kontraktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë.

“Rrezikonim të humbisnim transmetimet sportive, Eurovizionin, të gjitha të drejtat televizive… Me EBU kemi filluar të paguajmë këstet në gusht dhe mbarojnë në nëntor. Marrëdhënia është rikthyer në normalitet.”, tha drejtoresha e RTSH-së, Eni Vasili.

Sipas Petrit Becit, anëtar i Këshillit Drejtues dhe dikur ish drejtor i RTSH-së, kriza ka nisur vite më parë.

“Kriza ka nisur që në vitin 2021, për shkak të keqmenaxhimit dhe largimit të profesionistëve. Duhet reformë reale. RTSH ka nevojë për mbështetje nga EBU dhe për riorganizim të brendshëm.”, – tha Beci.

Auditimi i brendshëm është ende në process, ndërkohë që drejtori i Auditit vuri në dukje mungesën e një strukture funksionale dhe të një rregulloreje të brendshme, ndërsa niveli i menaxhimit të riskut cilësohet i pakënaqshëm.

 

“Sistemi i kontrollit është i dobët. Stafi nuk ka pasur përgatitjen e nevojshme. Po përgatitet raporti përfundimtar dhe do të ketë masa konkrete.”

Nuk mjaftojnë këto problematika, por RTSH-së i nevojiten para edhe për arkivin, që është dëmtuar seriozisht, apo dhe rinovimin e teknologjisë

“Digjitalizimi i arkivit historik është gjithashtu një problem serioz. Vetëm 70% e materialeve audio janë të dixhitalizuara, ndërsa sistemet teknike janë të amortizuara dhe jashtë funksioni. Rrezikojmë humbjen e materialeve historike. Infrastruktura teknologjike është jashtë standardeve. Ka dekada pa investime.”, tha Vasili.

Ajo bëri me dije se për procesin e digjitalizimit po bisedohet për bashkëpunim me institutin Italian “Luce”.

Këtë herë pozita dhe opozita, nuk kishin dallime, përballë gjendjes katastrofike ku ndodhet RTSH-ja. Pavarësisht se kë palët bëjnë përgjegjës për situatën, ato ishin dakort se institucioni ka nevojë për një reformë të thellë.

gijotina.com/

Etiketa: Eni VasiliKryesore1RTSH

Lajme të lidhura

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
Vrasja e gjyqtarit/ Olsian Çela: Sistemi i sigurisë me Ilirjan Guard dështoi, kërkohet prani e Policisë së Shtetit

Vrasja e gjyqtarit/ Olsian Çela: Sistemi i sigurisë me Ilirjan Guard dështoi, kërkohet prani e Policisë së Shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com