GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ruaj faturat se kështu si ka ardhur koha…”, Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ruaj faturat se kështu si ka ardhur koha…”, Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj zgjodhi një aktivitet të Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar për të thumbuar Prokurorinë e Posaccme. I pranishëm në këtë organizim ishte kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës, e cila është sponsori kryesor i ceremonisë.

Gjatë fjalimit të tij kryebashkiaku, Veliaj nuk ka humbur rastin të ankohet edhe mbi hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme ndaj tij. Duke ironizuar këto hetime, Veliaj iu drejtuar presidentit të KOKSH-së, Fidel Yllit duke i thënë të ruaj faturat se kështu si ka ardhur koha, po jua kërkojnë dhe duhet të jenë korrektë. Batutën e tij, kryebashkiaku e tha duke iu drejtuar Fidel Yllit, i cili ishte në të njëjtën tavolinë me Ramën.

“Fidel është gjithmonë një kënaqësi që ne të mbështesim Komitetin Olimpik Shqiptar, përfshirë edhe këtë festë. Të lus shumë që të mbash faturat. Kanë ardhur ditë që duhet të jemi shumë korrektë me gjërat dhe të kemi raportim të saktë të mbrëmjes gala. Përtej humorit i jemi përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryeministrit për të qenë një bashki avangard, një nga bashkitë që shpenzon më shumë për sportin në Europë dhe rajon, dhe nuk kishim një mënyrë më të mirë për ta filluar këtë vit”, tha Veliaj ndër të tjera gjatë fjalimit të tij.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme disa ditë më parë ku është marrë në pyetje për disa vepra penale. Veliaj, i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi ka qëndruar në ambientet e SPAK për më shumë se 5 orë.  Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa sekuestruan dhe telefonin celular. Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”. Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.

Screenshot

Etiketa: Edi RamaErion VeliajSpak

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Emërohet Prefekt i ri i qarkut të Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com