GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rudi Vata: Edi Reja ka sjellë regres, kombëtarja nuk ka stabilitet

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Rudi Vata: Edi Reja ka sjellë regres, kombëtarja nuk ka stabilitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar, Rudi Vata ështe treguar shumë i ashpër me performancën e kuqezinjve në duelin ndaj Polonisë. Sipas tij është shumë shqetësuese fakti që mbrojtja pëson kaq shumë. Vata nuk i kursen kritikat ndaj trajnerit Edi Reja që sipas tij ka sjell regres në ekip.

“Shqipërinë e pashë si një skuadër të mirë në një pjesë loje, në një fragment. Sidomos në rreth 25 minuta, në pjesën e parë, pasi Polonia shënoi golin e parë. Pashë një Shqipëri që më pëlqen gjithmonë ta shoh të tillë sepse tregoi që është skuadër që mundet të diktojë lojën. Mirëpo, pastaj ka pasur një ngërç të përgjithshëm dhe unë nuk e di pse këta futbollistë nuk kanë këtë lloj performance në mënyrë të rregullt.

  Unë e kuptoj që Armand Duka kupton biznesin, Reja mund t’ia thotë Dukës që t’ia shpjegojë sepse nuk e kupton. Ose ndonjërit tjetër në federatë. Kurse mua, nuk më bind kjo lloj shprehje “alla italina”. Kjo është mashtrim. Sepse pas humbjes 4-1, je pothuajse i vdekur, i trullosur në të gjitha drejtimet. Nuk besoj se ka pasur lojtar që të jetë futur në dhomat e zhveshjes e të mos jetë ndjerë keq, pothuajse si i vdekur. Kjo Shqipëri, me këto elemente që ka, me këtë trajner të shkollës italiane dhe me një kundërshtar që kishte vetëm një pikë referimi, për të cilën unë nuk e di se si e kishin menduar që ta luftonin kundër Polonisë.

 Kumbulla mendoj se ishte lojtari më i dobët i mbrojtjes në këtë ndeshje. Është një talent me pretendime të mëdha, por në këtë ndeshje ishte në një ditë jo. Kishte edhe disa momente të tjera. Ndoshta kjo vajtja e Murinjos te Roma ka bërë që Kumbulla të mos jetë në aspektin fizik dhe psikologjik, në lartësinë e duhur siç ishte vitin e kaluar. Kjo ndodh kur humb vendin e titullarit, pasi humb edhe pak besimin në vetvete. Sipas meje, Kumbulla nuk i paraqiti vlerat e mbrojtësit të Serisë A në këtë ndeshje. Në disa situata ishte fajtori kryesor në mosmbulimin e kundërshtarit ose eliminimin e këtyre situatave.    

Nuk e kam parë të luajë. Shpresoj të na shërbejë, pasi përderisa e kanë marrë, kanë parë diçka te djali. Për mua, në Kombëtare nuk është problemi te një lojtar. Problemi kryesor është kompaktësia, si do të mbrohemi si skuadër? Si do të bëjmë atë që deri-diku e bëri De Biazi, i cili krijonte shumë pak dhe me efikasitet, ama pësonte pothuajse aspak. E prandaj kishim sukses. Tani kemi oshilacione të mëdha në çdo repart. Përderisa dalim në konkluzionin që reparti ynë më i mirë, mbrojtja, ishte më e dobëta në këtë ndeshje, atëherë ne kemi si të jemi me besim te kjo Kombëtare. Deri dje jemi mburrur me mbrojtjen, ndërsa sot themi si ka mundësi? Trajnerët dhe ky staf paguhen që të bëjnë zgjedhjet më të mira për të nxjerrë rezultate. Sipas meje, trajneri Reja ka përgjegjësi tepër të mëdha. Si Reja, ashtu edhe Panuçi, për mua kanë sjellë regres në Kombëtare, nuk kanë sjellë asnjë progres.”

Lajme të lidhura

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj
Sport

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij
Sport

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Para
Vrasja në Tropojë, zbardhet konflikti mes autorit dhe viktimës

Vrasja në Tropojë, zbardhet konflikti mes autorit dhe viktimës

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Gusht 2026

10:43 - 22/08/26

Dashi Do jeni ne humor shume te mire gjate gjithë kësaj dite dhe do bëni çdo gjë për ta mbajtur...

Lexo më shumë
Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

10:39 - 22/08/26
Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra janë ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi

09:29 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com