GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rudina Hajdari reagon pas humbjes së mandatit: Politikanët e lidhur me krimin e organizuar kanë triumfuar

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rudina Hajdari reagon pas humbjes së mandatit: Politikanët e lidhur me krimin e organizuar kanë triumfuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rudina Hajdari u ka premtuar votuesve të saj se do të jetë me ta në këto katër vite, ndonëse nuk mundi të fitojë mandatin dhe të futej në Kuvend, duke marrë vetëm 500 vota.

Në një shënim në rrjetet sociale, Hajdari thekson se “personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e krimit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët”. Ajo shton më tej se do të vazhdojnë  betejën.

Reagimi i plotë:

Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Elbasanit të cilët më mbështetën dhe votuan në zgjedhjet e datës 25 Prill.

Fatkeqësisht nuk arritëm të prodhonim një mandat përfaqësues në Parlament, por premtimi im se do të jem me ju dhe pranë jush në 4 vitet e ardhshme, mbetet i pandryshuar.

Do mundohem që me gjithë forcat që kam të mobilizoj sa më shumë energji pozitive për të artikuluar publikisht problemet akute që ka Qarku i Elbasanit, duke nisur nga insfrastruktura e rrënuar me rrugë pa rrugë, pa ujë të pijshëm apo për vaditje, pa kanalizime e pa akses në energji.

Do mundohem mbi të gjitha të flas më qartë e të shpjegoj më mirë dëmin që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit e gjithë vendit nga krimi i organizuar dhe politikanët e lidhur me të.

Ajo që unë lexoj nga rezultati i zgjedhjeve është se politikanët e lidhur me krimin e organizuar kanë triumfuar.

Personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e krimit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët.

Unë refuzoj të besoj se shqiptarët duan të drejtohen nga organizata kriminale, por e di se shumë shqiptarë nuk votojnë dot të lirë për shkak të varfërisë apo presionit e shantazhit.

Ky është problemi më i madh që ka vendi sot dhe ne të gjithë duhet ta shohim në sy e të bëjmë gjithë çka mundemi për ta zgjidhur.

Duhet të flasim më shumë me qytetarët, duhet të tregojmë më qartë me fakte realitetin, duhet të presojmë më shumë gjyqësorin, duhet të luftojmë më fort e më bindshëm.

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe shqiptarët njerëz të mirë e punëtorë, por krimi i mbështetur fort nga politikanët e vjetër e të korruptuar ka hedhur rrënjë të thella.

Ne humbëm një betejë por jo luftën.

Luftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë.

Do të vazhdojmë!

Faleminderit sërish dhe rishihemi shumë shpejt

Etiketa: Nisma ThurrjeRudina Hajdari

Lajme të lidhura

Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea
KRYESORE

Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea

23:04 - 24/06/26
Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim
Lajme

Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim

21:43 - 24/06/26
Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve
Breaking Views

Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:37 - 24/06/26
Para
Stoltenberg pas takimit me Kurtin: Do të jemi përkrah Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik

Stoltenberg pas takimit me Kurtin: Do të jemi përkrah Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës

23:11 - 24/06/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Milotit, ku janë përplasur dy automjete,...

Lexo më shumë
Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea

Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea

23:04 - 24/06/26
Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë

Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë

21:50 - 24/06/26
Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim

Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim

21:43 - 24/06/26
Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:37 - 24/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişpiabellacasinojojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet