GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rudina Hajdari rikthehet në PD dhe kritikon Berishën, ja çfarë thotë

17:11 - 06/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas dështimit me nismën “Thurrje” në zgjedhjet e 25 Prillit ku nuk siguroi votat e nevojshme për t’u bërë deputete dhe pas sharjeve ndaj Sali Berishës, Rudina Hajdari është rikthyer tashmë në Partinë Demokratike. Në një intervistë për mediat, Hajdari është shprehur se nuk është larguar asnjëherë nga PD-ja, por ka qenë e përjashtuar.

“Sot kam bërë rianëtarësimin dhe patjetër që mund të themi që jam rikthyer në PD. Unë nuk jam larguar asnjëherë në fakt, sepse u përjashtova, duke qenë se mbajta mandatin. PD-ja ka qenë gjithmonë pjesë e familjes sime, kam një trashëgimi me të. Por ndihem e shqetësuar për të ardhmen e saj” – u shpreh Hajdari.

Edhe pse është rikthyer, Hajdari ka kritikuar përsëri Sali Berishën, duke e konsideruar si përgjegjës për situatën në PD. Ajo gjithashtu ka thënë se ky është momenti më i rëndësishëm që të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të rikthehen nëse duan që PD-ja të rimarrë pushtetin.

“Berisha ka pasur gjithmonë rol në PD. Ndoshta nëse do të kishte bërë presion që të mos merreshin vendimet që u morën, ato nuk do të ishin marrë. Kështu që mendoj se edhe ai është përgjegjës. Ky është momenti më i rëndësishëm që të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të rikthehen nëse duan që PD-ja të rimarrë pushtetin”.

E pyetur si e sheh të ardhmen e partisë nëse do të drejtohet nga Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, Hajdari tha se kjo nuk duhet të lidhet me fatin e PD-në, përkundrazi, duhet që ne ta shikojmë këtë moment si moment ringritjeje.

“Ky është fakt, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka mbështetje në PD. Kjo nuk duhet të lidhet me fatin e PD-në, përkundrazi, duhet që ne ta shikojmë këtë moment si moment ringritje, riformimi dhe të mblidhemi si grup. Sepse një individ nuk e bën dot partinë. Ndryshimet që ndodhën në statut janë të shëndetshme. I jep pushtetin anëtarësisë dhe ia heq kryetarit” – tha Hajdari.

Etiketa: kritikaPDrikthehetRudina HajdariSali Berisha

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Rama mbërrin në selinë rozë, ja pikat që do të diskutohen në mbledhjen e Asamblesë Socialiste

Rama mbërrin në selinë rozë, ja pikat që do të diskutohen në mbledhjen e Asamblesë Socialiste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com