GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rumenige tregon si e dërgoi Bajernin në majën e futbollit

20:49 - 03/06/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rumenige tregon si e dërgoi Bajernin në majën e futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rumenige u largua nga posti i drejtorit të përgjithshëm tek Bajern Mynih teksa ka folur së fundmi rreth projektit fitues që ndërtoi ndër vite tek gjermanët. Kalle nuk harroi të përmendte zhgënjimin më të madh te bavarezët. 30 qershori i 2021-it do të jetë edhe dita e tij e fundit me Bajernin si CEO. Me largimin e tij do të nisë edhe një epoke e re, ajo e Oliver Kahnit që do të marrë postin e Rumeniges.

Teksa i dyti ende nuk ka nisur nga puna, i pari la gjurmë duke fituar gjithçka. Në vitin 2013 dhe 2020, Bajerni fitoi tripletën, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Rumenige u shpreh për “Bild” se triumfet janë merita e një punë të palodhshme edhe nga njerëzit që ndodhen jashtë fushës. “Në 12 muajt e fundit, fituam 7 tituj duke përfshirë këtu edhe trofeun më prestigjioz, Champions-in. Me presidentin Hainer, Kahnin si drejtor të ri, Salihamixhiçin dhe Nagelsmanin si trajner, rruga e Bajernit drejt suksesit nuk do të ndalet. Kemi krijuar një strukturë stabile për të ardhmen dhe pavarësisht pandemisë, në fund të qershorit do të tregojmë se edhe një herë tjetër kemi dalë me fitim”, tha Kalle. Rumenige është i qetë dhe mendon se ishte koha e duhur për t’u tërhequr.

Që nga viti 2002 kur mori dhe këtë post, shumë kampionë kanë ardhur te Bajerni. Për Rumenigen, goditjet më të mëdha ishin Manuel Nojer që erdhi në vitin 2011 nga Shalke për 20 milionë euro dhe Robert Levandovski në 2014-ën me parametra zero. Ata rezultuan të ishin portieri më i mirë dhe sulmuesi më i mirë në botë. Një biznes i suksesshëm, i cili erdhi për meritë të Rumeniges. Por, sigurisht që në epokën e bukur të Kalles ka pasur edhe momente vështira.

Një nga ato, është edhe largimi i Toni Kros nga Bajerni në vitin 2014. Ai u shit te Real Madridi për 30 milionë euro, në atë kohë ajo ishte një shumë e konsiderueshme. “Mendoj që largimi i Tonisit ishte pak i nxituar, mund ta kishim menaxhuar më mirë situatën në atë kohë, njëlloj siç ndodhi tani me Alaban. Nëse do ta kishim mbajtur, do të na kushtonte më shumë”. Të ardhmen, Rumenige e parashikon në tribunat e “Allianz Arena”, pranë tifozëve duke shijuar një gotë birrë. “Do të jem në çdo ndeshje një tifoz i zjarrtë i Bajernit, kjo nuk diskutohet”, përfundoi ai.

Lajme të lidhura

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Para
“Do të jem mirënjohës për gjithçka”, Elton Deda reagon i prekur pas ndarjes nga jeta të Pirro Manit

“Do të jem mirënjohës për gjithçka”, Elton Deda reagon i prekur pas ndarjes nga jeta të Pirro Manit

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com