GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusët fitojnë epërsi, bie rezistenca e vendasve, ushtria ukrainase tërhiqet nga Severodonetsk

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusët fitojnë epërsi, bie rezistenca e vendasve, ushtria ukrainase tërhiqet nga Severodonetsk
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtria ruse ka avancuar me sulmin e saj në qytetin juglindor të Ukrainës, Severodonetsk, ndërsa forcat vendase kanë shfaqur shenjat e para të dorëzimit.  Ushtarët e Ukrainës janë urdhëruar sot pasdite të heqin dorë nga rezistenca ndaj ushtrisë ruse në qytetin juglindor të Severodonetsk, njoftoi një zyrtar i lartë rajonal.

Mediat perëndimore shkruanin se qyteti është sulmuar prej disa javësh nga forcat ruse që kërkojnë të marrin kontrollin e plotë të rajonit, shkruan rrjeti britanik BBC.

Tërheqja e sotme e ushtrisë së Ukraines bën që i gjithë rajoni i Luhansk të mbetet nën kontrollin rus, përveç qytetit të Lysychansk.

Luhansk, rajoni rusisht folës në lindje të Ukrainës është një prioritet për ushtrinë e liderit Vladimir Putin.

Bashkë me Donetsk, rajoni përbën atë që njihet në mënyrë kolektive si Donbas – zona e gjerë industriale ku përplasjet me ushtrinë e Kievit kanë qenë të rënda që prej vitit 2014, kur u largua qeveria pro-ruse e Ukrainës.

Rusia thotë se popullsia rusofone e Donbas kanë qenë viktima sulmesh e genocidi nga qeveria e Ukrainës, por kjo është hedhur poshtë nga Kievi si një justifikim për pushtimin e Ukrainës.

Severodonetsk ka qenë objekt i sulmeve të ashpra të artilerisë ruse ku zona e fundit e rezistencës ishte impjanti industrial Azot në periferi të qytetit. Ushtria ruse ka shkatërruar të gjitha urat për të izoluar qytetin dhe tërheqja e Ukrainës mund të jetë një tentativë për të evituar rrethimin e plotë të zonës, shkruan BBC.

“Forcat ukrainase kanë marrë urdhër të tërhiqen në pozicione të reja … dhe të vazhdojnë operacionet prej andej”, tha kreu rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai në televizionin ukrainas.

Ai shtoi se infrastruktura e qytetit është shkatërruar dhe shumica e shtëpive janë dëmtuar.

Ende disa qindra ushtarë e civilë besohet se strehohen në impjantin kimik Azot në Severodonetsk.

Haidai shtoi se do të jetë “shumë e vështirë” për rusët kapja e qytetit të radhës Lysychansk, pasi është i vendosur në një kodër dhe “ka shumë pozicione difensive”.

Ndërkohë ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se forcat ukrainase të qyteteve Zolote e Hirske janë dorëzuar.

Në një tjetër zhvillim të premten, zyrtari i emëruar nga Rusia në qytetin jugor të Kherson u vra nga një shpërthim në makinë, sipas agjencive ruse.

Disa zyrtarë të vendosur nga Kremlini janë sulmuar në rajonin e Kherson.

 

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Njihuni me sekretet më të thella që keni, ja çfarë zbulon horoskopi për ju

Njihuni me sekretet më të thella që keni, ja çfarë zbulon horoskopi për ju

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Shtator 2026

07:30 - 15/09/26

Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni...

Lexo më shumë
E diela mbizotërohet nga reshjet, kushte atmosferike të paqëndrueshme

Parashikimi i motit për sot, 15 Shtator 2026

07:27 - 15/09/26
Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

22:54 - 14/09/26
Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

22:14 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com