GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Rusët po hedhin në erë urat”, alarmi në Ukrainë: Moska kontrollon 70% të Sievierodonetskut

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rusët po hedhin në erë urat”, alarmi në Ukrainë: Moska kontrollon 70% të Sievierodonetskut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Guvernatori i rajonit të Donbasit tha se forcat ruse kontrollojnë tashmë 70 për qind të Sievierodonetskut, një qytet që konsiderohet kyç në përpjekjet e Moskës për të kapur pjesë të rajonit që nuk kontrollohen nga separatistët e mbështetur prej saj.

Në disa komente me shkrim për agjencinë e lajmeve “Associated Press” guvernatori i rajonit të Luhanskut Serhiy Haidai tha se nëpër qytet vazhdojnë luftimet.

Dhjetëra mijëra vetë janë larguar nga qyteti, me një popullsi prej rreth 100,000 mijë banorësh dhe megjithëse 90% e shtëpive janë dëmtuar, rreth 13,000 njerëz vazhdojnë ende të qëndrojnë aty.

Zoti Haidai vuri në dukje se Lysychansku, i vetmi qytet në rajonin e Luhanskut që nuk ka rënë ende në duart e rusëve, është plotësisht nën kontrollin e Ukrainës.

“Nëse rusët arrijnë të marrin kontrollin e plotë të Sievierodonetskut brenda dy apo tre ditësh, ata do të instalojnë artileri dhe mortaja e do të godasin me intensitet Lysychanskun”, tha zoti Haidai.

Në një tjetër postim në Telegram të mërkurën, zoti Haidai vinte në dukje se një pjesë e trupave ukrainase janë tërhequr nga Sievierodonetsku.

“Evakuimi i civilëve nga qyteti është ndalur. Nuk ka asnjë mundësi për të sjellë ndihma humanitare”, shkruante ai.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se vendi i tij po humbet në luftime nga 60 deri në 100 ushtarë në ditë ndërsa 500 të tjerë rezultojnë të jenë plagosur.

Ai i tha kanalit televiziv amerikan “Neësmax” të martën në mbrëmje se “situata më e vështirë paraqitet në lindje të Ukrainës dhe në jug të Donetskut e Luhanskut”.

Në Ukrainën jugore, guvernatori i rajonit të Mykolayivit Vitaliy Kim, njoftoi se trupat ruse po tërhiqen e paralelisht po hedhin në erë ura për të penguar një përparim të mundshëm të trupave ukrainase. Në një postim të mërkurën në aplikacionin Telegram ai tha se Rusia ndodhej tashmë në pozicione mbrojtëse.

“Ata i druhen një kundërsulmi nga ana e ushtrisë ukrainase”, shkruante zoti Kim. Ai nuk specifikoi se ku po ndodhte tërheqja.

Pjesë të rajonit të Mykolayivit, që në ditët e fundit kanë qenë nën kontrollin e forcave ruse, ndodhen pranë qytetit të madh të Khersonit gjithashtu nën kontrollin e Moskës.

Në fjalimin e tij të martën në mbrëmje zoti Zelenskyy tha trupat e ukrainës kishin arritur të shënonin disa përparime në drejtim të Khersonit./VOA

 

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Jeni gati? Bora Zemani i “mashtroi” të gjithë, ja për çfarë bëhet fjalë

Bora Zemani del me deklaratën e papritur pas pushimeve me Donaldin: Jeta ime e... (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!
Aktualitet

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26

Ish-komandanti e Flotës Detare, Artur Meçollari ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një regjistri të...

Lexo më shumë
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

15:15 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com