GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia bëhet gati për ofensivën e madhe, Ukraina nis me vonesë…

15:08 - 28/03/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia bëhet gati për ofensivën e madhe, Ukraina nis me vonesë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

The Economist

Moti më i ngrohtë do të thotë se sulmet e furishme të raketave dhe dronëve të Rusisë ndaj infrastrukturës elektrike dhe gazit nuk do të jenë aq të dëmshme për ndikimin e tyre në popullatë.

Me ngritjen e temperaturave, shkrin toka në Ukrainën lindore dhe sigurisht kjo shoqërohet me baltë, e cila pengon sulmet masive ruse në front, pork jo nuk do të zgjasë shumë.

Me ardhjen e verës, rriten shumë shanset që rusët të ndërmarrin një sulm masiv ndaj linjave të mbrojtjes së Ukrainës, siç bën edhe vitin e shkuar.

Dhe në kushtet që është sot, Ukraina duket më pak e aftë të përballojë një sulm të tillë, siç e përballoi vitin e kaluar.Kjo është arsyeja pse ajo duhet urgjentisht të mobilizojë më shumë trupa dhe të ndërtojë mbrojtje më të fuqishme në vijën e parë.

Ukrainasit, në mënyrë të kuptueshme, fajësojnë politikanët botërorë për gjendjen e tyre.

Të zënë me Lindjen e Mesme, zgjedhjet e ardhshme dhe problemet e tyre ekonomike, aleatët perëndimorë të Ukrainës janë të hutuar.

Vendimi i republikanëve në Kongres që mbështesin Trumpin për të bllokuar paketën ushtarake prej 61 miliardë dollarësh të administratës Biden për Ukrainën, ka një efekt në vijën e parë dhe mbi qytetet e Ukrainës.

Ushtarët e Ukrainës po detyrohen të racionojnë predhat e tyre, ndërsa Rusia i tejkalon ata në disa vende në një raport pesë me një. Më shumë se 150 dronë dhe raketa u lëshuan kundër Ukrainës vetëm në një natë javën e kaluar.

Bllokimi i Amerikës rrezikon ta lërë Rusinë të lirë të thyejë linjat mbrojtëse të Ukrainës.

Dhe evropianët nuk janë në pozicione më të mira pavarësisht retorikës agresive të Macron, i cili thotë se Rusia duhet mposhtuar medoemos, por po bën pak për të dërguar mjete ushtarake në front.

Ngjashëm është edhe kancelari gjerman Scholz, i cili refuzon të dërgojë raketat e fuqishme Taurus.

Evropa ka dështuar të përmbushë objektivin e saj për të dërguar 1 milion predha në Ukrainë. Europa duhet të ndihmojë edhe me këtë. Por Polonia dhe Franca, ndër të tjera, po përpiqen të bllokojnë eksportet jetike bujqësore të Ukrainës në mënyrë që të mbrojnë fermerët e tyre.

Megjithatë, Ukraina nuk mund të fajësojë thjesht aleatët e saj. Ukrainasit kanë problemet e tyre. Njëri prej këtyre gabimeve ka të bëjë me numrin e rekrutëve të rinj.

Rusia po përgatitet për një valë tjetër mobilizimi duke ndërtuar kështu terrenin për një sulm të madh në verë. Sulmi terrorist në një sallë koncertesh në Moskë më 22 mars mund ta bëjë këtë më të lehtë për Vladimir Putinin, i cili po e përdor atë për të pohuar se Rusia duhet të jetë e fortë përballë armiqve gjakatarë.

Por në Ukrainë përpjekjet për të mbledhur rekrutë të rinj janë ende të mbërthyer në proceset demoratike të vendit. Parlamentit ukrainas i duhet të bëjë 1000 ndryshime ligjore për t’i dhënë dorë më të lirë ushtrisë në drejtim të rekrutimeve të reja.

Me mungesë parash dhe me frikë nga ulja e popullaritetit, Presidenti Volodymyr Zelensky nuk është përpjekur mjaftueshëm për të rritur numrin e rekrutëve.

Ukraina ka qenë gjithashtu shumë vonë në përforcimin e pozicioneve të veta mbrojtëse. Në një farë mënyre, kjo është e kuptueshme.

Qeveria ende ëndërron për një kundër-ofensivë të re dhe i trembet idesë se vija e tanishme e frontit mund të ngurtësohet në diçka shumë të ngjashme me kufirin, një e tillë që u kushton atyre një të pestën e vendit dhe i privon atij pjesën më të madhe të aksesit në det.

Ideja që kjo linjë mund të bëhet baza për negociatëapaqeje në të ardhmen është pikërisht ajo që Zelensky ka dashur të shmangë.

Por rreziqet tani janë aq të mëdha sa që kjo është alternativa më pak e keqe. Javët e fundit ukrainasit kanë nisur të gërmojnë llogoret e tyre dhe të vendosin pengesa për tanket. Kjo duhet të kishte nisur shumë më herët. Lutuni që të mos jetë vonë!

Lajme të lidhura

Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra
Botë

Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

18:00 - 26/12/25
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug
Botë

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

18:33 - 25/12/25
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara
Botë

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara

17:21 - 25/12/25
Para
Kampionati i Futsallës/ Të dielën luhet derbi i kryeqytetit, hyrja falas

Kampionati i Futsallës/ Të dielën luhet derbi i kryeqytetit, hyrja falas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com