GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia bllokon traktatin e OKB-së për shkak të Zaporizhjas

14:54 - 27/08/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia bllokon traktatin e OKB-së për shkak të Zaporizhjas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza më 27 gusht për granatimet rreth centralit të okupuar ukrainas të Zaporizhjash. Këto zhvillime vijnë një ditë pasi Rusia bllokoi miratimin e një deklarate kyçe nga Kombet e Bashkuar për këtë central bërthamor që është nën kontrollin rus.

Kompania shtetërore ukrainase për energji bërthamore, Energoatom, shkroi në Telegram se “infrastruktura në stacion është dëmtuar” nga granatimet ruse, duke shtuar se ka rrezik “të përhapjes së substancave radioaktive” si dhe zjarreve.

Gjatë 26 gushtit, Rusia bllokoi miratimin e një dokumenti final për rishikimin njëmujor të Traktatit të OKB-së kundër përhapjes së armëve bërthamore. Moska u ankua se në disa pjesë të dokumentit kishte gjuhë “të natyrës politike”.

Presidenti i konferencës, Gustavo Zlauvinen, nga Argjentina tha se konferenca “nuk ishte në pozicion të arrinte marrëveshje pasi Rusia kishte probleme me tekstin”. Në këtë draft-dokument është kritikuar marrja nën kontroll e centralit të Zaporizhjas nga Rusia, pak ditë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Evropë dhe luftimet përreth ndërtesave bërthamore kanë rritur shqetësimet për ndonjë fatkeqësi të mundshme bërthamore. Të 191 nënshkruesit e Traktatit, që ka për synim të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore dhe promovon çarmatosjen e plotë, duke të rishikojnë këtë pakt çdo pesë vjet. Rishikimi aktual është shtyrë më 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në draft-deklaratën, Zaporizhja është përmendur katër herë dhe aty është shprehur “shqetësimi i thellë për aktivitetet ushtarake” pranë centralit. Po ashtu është thënë se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore duhet të ofrojë siguri dhe të parandalohet që të ketë rrjedhje të materialeve bërthamore.

Ambasadori francez, Yann Hwang, lexoi deklaratën në emër të 56 shteteve dhe Bashkimit Evropian, ku u dënua retorika e “e rrezikshme bërthamore e Rusisë, veprimet dhe deklaratat provokuese lidhur me rritjen e nivelit të gatishmërisë bërthamore”.

Zëvendëskryetari i delegacionit rus, Andrei Belousov, tha gjatë një konference për media se kjo situatë është shndërruar “në një pengmarrje politike” dhe se shtetet nënshkruese të Traktatit po ngrenë çështje që nuk kanë të bëjnë me këtë dokument. Ai tha se Ukraina dhe mbështetësit e saj mbajnë përgjegjësinë për dështimin e arritjes së një marrëveshjeje./REL

Etiketa: okbRusi

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Zjarr në fshatin e Libofshës, digjen kodrat me ullishte

Zjarr në fshatin e Libofshës, digjen kodrat me ullishte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com