GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia dhe NATO, manovra të flotave njëkohësisht në Baltik

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia dhe NATO, manovra të flotave njëkohësisht në Baltik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paralelisht me stërvitjen e marinës së NATO-s në Detin Baltik edhe Rusia teston anijet dhe avionët luftarakë.

Rusia pretendon se e ka neutralizuar ofensivën e madhe ukrainase në jug të rajonit Donjeck.

NATO dhe Rusia gjatë dy javëve të ardhshme do të testojnë paralelisht flotat e tyre në Detin Baltik. Në manovrën e drejtuar nga SHBA-ja “Baltops” marrin pjesë 50 anije dhe barka dhe 45 avionë me gjithsej 6500 ushtarë nga vendet e NATOS dhe Suedia.

Flota ruse e Detit Baltik të hënën (05.06) vuri në dukje, se njëkohësisht do të stërvisë 40 anije, 50 avionë luftarake dhe 3500 ushtarë. NATO nuk ishte informuar më parë zyrtarisht për këtë. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, nuk pret, që të ketë acarim të situatës mes dy palëve prej këtyre manovrave.

“Nuk druaj për një gjë të tillë”, tha ai gjatë një vizite në fregatën “Mecklenburg-Vorpommern” para brigjeve të Detit Baltik në Rostock. “Do të veprohet me shumë përgjegjësi nga ana e forcave tona.” Kancelari e konsideron këtë stërvitje të NATO-s si sinjal të forcës ndaj Rusisë: “Eshtë natyrisht edhe një shenjë, se me këtë manovër, po bëjmë një stërvitje, që tregon se e kemi forcën, për të organizaur mbrojtjen e aleancës dhe të vendit. E kjo do të kuptohet me të.”

Rusia me gjasë e ka neutralizuar ofensivën e madhe ukrainase

Forcat e armatosura ruse, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë e kanë neutralizuar një ofensivë të madhe ukrainase në jug të rajonit Donjeck. “Në mëngjesin e 4 qershorit armiku nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në pesë sektorë të frontit në jug të Donjeckut”, njoftoi ministria në kanalin e lajmeve Telegram. “Armiku nuk i arriti qëllimet, nuk pati sukses.” Rreth 250 ushtarë ukrainas janë vrarë.

16 tanke ukrainase, tre tanke mbrojtëse dhe 21 automjete të blinduara luftarake janë shkatërruar. Ministria publikoi një video, që tregon se si disa automjete të blinduara ukrainase pas të shtënave shpërthejnë në një fushë. Nga një palë e pavarur këto të dhëna nuk janë verifikuar.

Nëse kemi të bëjmë me luftime në fillim të ofensivës së madhe, që po e planifikon prej muajsh Ukraina, kjo ende nuk është e qartë. Në raportimin ditor të shtabit të përgjithshëm ukrainas bëhet fjalë vetëm, se ka pasur 29 shkëmbime luftarake në rajonet lindore Donjecks dhe Luhansk. Qendra për komunikim strategjik nuk është shprehur lidhur me dekalrimet ruse, por e akuzoi Rusinë për gënjeshtra: Për të irrituar ukrainasit dhe popullsinë ruse, jepen informacione të rreme lidhur me ofensivë, e madhe dhe humbjet në ushtrinë ukrainase, thuhet nga pala e Ukrainës. /DW

Etiketa: manovraRusiSHBA

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Peshkatari thyen rekordin botëror, kap peshkun me gjatësi 2.85 metra

Peshkatari thyen rekordin botëror, kap peshkun me gjatësi 2.85 metra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit. Ndryshimet kryesore...

Lexo më shumë
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com