GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia e pamëshirshme, bombardon shkollat në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia e pamëshirshme, bombardon shkollat në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Ukrainës thotë se më shumë se 1000 shkolla dhe universitete janë bombarduar, që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt.

Shumë nga shkollat përdoreshin si qendra të shpërndarjes së ushqimeve dhe strehimore. Mes tyre ishte edhe një shkollë në rajonin Luhansk që u shkatërrua nga një sulm rus më 7 maj. Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër shkollat.

Drejtoresha e shkollës nr.21 në Chernihiv, Inna Levchenko, mendoi se po të qëndronte brenda do të ishte e mbrojtur. Por ajo gaboi, sepse shkolla u bombardua.

“Kur arrita të ngrihesha, pashë valën e shkatërrimit”, thotë zonja Levchenko nga një stol parku në kryeqytetin Kiev, ku u kurua për plagët. “Ishte si një skenë filmi. Pastaj u rrëzova dhe gjithçka filloi të shembej”.

Zyrtarët rusë kanë mohuar se kanë vënë në shënjestër infrastrukturën civile. Por zonja Levchenko shtron pyet se si mund të kishte ndodhur sulmi ajror.

“Shkruam me gërma të mëdha fjalën fëmijë nëpër dritaret e shkollës”, thotë ajo me fytyrën e plagosur nga sulmi ajror.

Zonja Levchenko dhe nxënësit e strehuar në bodrum i mbijetuan sulmit. Ajo ka thyer këmbën dhe ka lëndime të tjera.

“Kur hodhën bombën, e panë qartë se ishte një shkollë. Kur përdorën raketëhedhës, ishte e mundur që goditën gabimisht. Por bombardimi i shkollës kishte për synim frikësimin, për t’i tmerruar njerëzit”.

Më shumë se 1000 shkolla dhe kolegje janë goditur nga sulmet ruse, thotë qeveria e Ukrainës.

“Është e tmerrshme. Është një nga gjërat më të tmerrshme që mund të imagjinoni të ndodhë në një konflikt”, thotë David Bosco, ekspert për krimet e luftës në Universitetin e Indianës në Bloomington.

Organizatat e shtypit “Associated Press” dhe “FRONTLINE” kanë verifikuar në mënyrë të pavarur të paktën 57 shkolla që janë goditur në një mënyrë që tregon për krime të mundshme lufte.

Në fshatin Gorlovka të Donetskut, të kontrolluar nga Rusia, dy mësues u vranë në ditët e fillimit të luftës. Palët fajësojnë njëra-tjetrën.

Goditja e qëllimshme e një shkolle, apo spitali, që nuk përdoret për qëllime ushtarake, do të ishte krim lufte, thotë eksperti i krimeve të luftës David Bosco. Ai thotë se numri i madh i ndërtesave civile të goditura mund të tregojë një shpërfillje kriminale për jetët e civilëve.

“Kjo sugjeron një model veprimi. Është një element shumë i rëndësishëm i një hetimi për krime lufte, veçanërisht gjatë hetimeve ose ndjekjes penale të zyrtarë të lartë ushtarake ose politike”, thotë zoti Bosco lidhur me situatën në Ukrainë.

“Sa më i fuqishëm të jetë ky model, aq më të forta janë provat se egziston një plan, apo politikë për të goditur këto objekte.”

Ndërsa 70 fëmijët, që zonja Levchenko strehoi në bodrumin e shkollës nr. 21 mbijetuan, nëntë persona vdiqën, përfshirë një nxënës 13-vjeçar. Zyrtarët thonë se 28 nga 35 shkollat e Chernihiv-it janë dëmtuar, disa prej të cilave janë kthyer në gërmadha./ VOA

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën
Botë

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Zelensky letër të hapur Putinit: Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë
Botë

Zelensky letër të hapur Putinit: Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë

15:29 - 05/06/26
Para
Tortura para vrasjes, krimi vë në shënjestër policët në Ekuador

Tortura para vrasjes, krimi vë në shënjestër policët në Ekuador

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të...

Lexo më shumë
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibom