GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Rusia e Serbia ta mendojnë para se të hyjnë në Kosovë”, Kurti për BBC: Bërnabiçin e lejova të vijë…

23:22 - 20/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rusia e Serbia ta mendojnë para se të hyjnë në Kosovë”, Kurti për BBC: Bërnabiçin e lejova të vijë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një intervistë për televizionin amerikan CNN, ku ka thënë se e ka lejuar vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç në Kosovë për t’i treguar se Kosova është një vend normal dhe demokratik.

Në një intervistë me gazetaren Christiane Amanpour, ai ka shtuar se pavarësisht asaj që Serbia e ka një kryeministre, gjithçka ndodh sipas vullnetit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Gjatë bisedimeve në Bruksel, unë gjithmonë kam bërë disa propozime – shpresoj se Brukseli do ta vlerësojë këtë dhe gjatë javëve në vijim të arrihet deri te një marrëveshje për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Debati legal për pavarësinë tonë është punë e kryer. Serbia nuk është demokratike. Ata e kanë një kryeministre në Serbi, por atje ende është ‘shfaqje e një njeriu’ – Vuçiç është ai që vendos. Shumica dërmuese në Serbi nuk brengosen për pavarësinë e Kosovës, ata duhan punë, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.

“Unë e kam lejuar kryeministren serbe Ana Bërnabiç që ta vizitojë veriun e Kosovës dhe unë shpresoj se ata e shohin se Kosova është një vend normal dhe më demokratik sesa vetë Serbia”, tha Kurti.

Ndër të tjera ai u shpreh se Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë.

“Serbia refuzon t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Serbia nuk është vend demokratik, është një regjim. Situata në Ballkanin Perëndimor është në rrezik. Ne jemi duke e forcuar sistemin tonë të mbrojtjes duke ndarë më shumë buxhet për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ne jemi të sigurt, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të brengosemi. Intervenimi i NATO-s në vitin 1999 ishte i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne varemi në sigurinë e amerikaneve. Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë”.

Etiketa: BBCKosovaKurti

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Fati i Martinajt, Lala bën deklaratën e fortë: Gledis Nano mund ta zbardhë misterin

Fati i Martinajt, Lala bën deklaratën e fortë: Gledis Nano mund ta zbardhë misterin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com