GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rusia, e zemëruar për anulimin e vizitës së Lavrov në Serbi

13:40 - 06/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia, e zemëruar për anulimin e vizitës së Lavrov në Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ditësh pasigurie, vizita e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi u anulua të hënën pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin e tij – një lëvizje që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e përshkroi si “një tjetër kanal të mbyllur komunikimi”.

Zakharova konfirmoi një raport nga agjencia e lajmeve Reuters se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën e tyre ajrore ndaj avionit që do të kishte transportuar kryediplomatin e Moskës në Serbi, i vetmi vend evropian që refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Delegacioni rus do të mbërrinte në Beograd për bisedime. Shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-ja kanë mbyllur hapësirën ajrore, kanë mbyllur një tjetër kanal komunikimi”, tha Zakharova, raportoi agjencia ruse e lajmeve Sputnik.

Ajo akuzoi BE-në se po kërkon të izolojë Rusinë.

“Përfundimisht, nuk do të ketë perde hekuri nga ne. Nuk duhet të shqetësoheni. BE-ja është ajo që po e mbyll Rusinë me një perde”, tha ajo.

Më 2 qershor, presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi se ishin shfaqur komplikime me vizitën e planifikuar të Lavrov në Beograd.

Situata ishte veçanërisht e pakëndshme për Serbinë, një vend kandidat për anëtarësim në BE, sepse tre ditë pas vizitës së lajmëruar të Lavrov, kancelari gjerman Olaf Scholz ishte planifikuar të mbërrinte në Serbi.

I pyetur nëse do të ishte “lajm i keq” nëse kancelari gjermane nuk do të vinte në Beograd për shkak të vizitës së Lavrov, Vuçiç tha se do të ishte, por shpresonte se një rezultat i tillë do të shmangej.

Presidenti serb vuri në dukje se sipas një sondazhi, 77 për qind e popullit serb janë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha se Serbia e dënon atë që po ndodh në Ukrainë, por se “nuk beson në sanksione”.

“Ne nuk duam të zgjedhim anë në këtë luftë”, shtoi ai.

Serbia votoi për një rezolutë të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj, por deri më tani ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, pavarësisht se është një kandidate për anëtarësim në bllok, që do të përfshinte përafrimin e politikave të saj të jashtme me ato të shteteve të BE-së.

Serbia mban lidhje të forta me Rusinë, si dhe ka një mbështetje të madhe energjetike nga Moska. Pasi Vuçiç pati një bisedë telefonike me Vladmir Putinin më 29 maj, presidenti serb njoftoi se ka rënë dakord për një çmim të favorshëm gazit për importet ruse, i cili do të llogaritet në bazë të çmimit të naftës.

Beogradi gjithashtu e sheh mbështetjen e Moskës për Kosovën si shumë të rëndësishme. Ashtu si Serbia, Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Moska ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të cilën mund ta përdorë për të moslejuar anëtarësiminb e Kosovës në OKB./ Marrë nga BIRN

Etiketa: RusiSerbi

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Ukraina paraqet projekt-marrëveshjen me Rusinë, Lavrov nuk bie dakord

Anulimi i vizitës në Serbi, vjen reagimi i parë i Lavrov: Veprim, i pashembullt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij,...

Lexo më shumë
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com