GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia fajëson ushtarët e saj për sulmin ukrainas në kazerma

12:48 - 04/01/23
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rusia fajëson ushtarët e saj për sulmin ukrainas në kazerma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Përdorimi masiv” i telefonave celularë nga forcat ruse çoi në sulmin vdekjeprurës të Vitit të Ri të Ukrainës ndaj kazermave ushtarake në një qytet të kontrolluar nga Moska në Ukrainën lindore, tha Ministria ruse e Mbrojtjes mëngjesin e të mërkurës, sipas orës lokale.

“Tashmë është e qartë se arsyeja kryesore për atë që ndodhi ishte ndezja dhe përdorimi masiv – në shkelje të urdhërit ndalues – nga personeli i telefonave celularë në një zonë të arritshme nga armët armike”, u shpreh ministria ruse nëpërmjet një deklarate.

“Ky faktor i lejoi armikut të gjurmonte dhe të përcaktonte koordinatat e vendndodhjes së ushtarëve për një sulm me raketa,” thuhet më tej në deklaratë.

Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin në Makiivka të hënën. Forcat ruse kontrollojnë qytetin dhe e kishin kthyer një shkollë në kazerma ushtarake.

 

Gjeneral-lejtnanti rus Sergei Sevryukov tha në një deklaratë të filmuar të qarkulluar nga ministria të mërkurën se numri i të vdekurve ishte rritur në 89, nga 63 të njoftuar të hënën. Ai tha se më shumë trupa ishin gjetur nën rrënojat e ndërtesës, raportoi agjencia e lajmeve Agence France-Presse.

 

“Një komision po punon për të hetuar rrethanat e asaj që ka ndodhur”, tha ai.

Korrespondentët rusë të luftës thanë se njësitë ushtarake në lagjet e Makiivkas përbëheshin kryesisht nga rusë të sapomobilizuar, njoftoi agjencia e lajmeve AFP. Ata shtuan se ushtarët ishin të vendosur në një ndërtesë të pambrojtur që u shkatërrua për shkak se municionet e ruajtura në objekt shpërthyen gjatë sulmit.

Të martën, familjarët në zi u mblodhën në disa qytete të rajonit të Vollgës në Samara, nga kishin prejardhjen disa nga ushtarakët.

Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Ukrainë gjatë natës, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia mund të intensifikojë sulmet me dronë të prodhuar nga Irani. Ndërkohë, forcat ruse vazhduan edhe sot bombardimin e disa qyteteve ukrainas në rajonin lindor të Donetksut. Përmes një fushate afatgjatë të sulmeve me dronë, Rusia synon të rraskapitë popullin ukrainas dhe të shkatërrojë mbrojtjen ajrore të vendit, tha presidenti Zelensky.

Zyrtarët ukrainas thanë të martën se Rusia ka goditur me raketa dhe artileri qytetin e Druzhkivkës në rajonin lindor të Donetskut, si dhe Kharkivin në verilindje të Ukrainës dhe Dnipropetrovskin në pjesën juglindore të vendit.

Nga bombardimet ruse të hënën në rajonet në jug të Khersonit, që u rimorën së fundmi nga forcat ukrainase, u vranë dy njerëz dhe u plagosën nëntë të tjerë, tha sot guvernatori ukrainas i Khersonit Yaroslav Yanushevich. Ai theksoi se forcat ruse e goditën 32 herë me raketa qytetin e Khersonit të hënën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një video fjalimi mbrëmë se qeveria e tij ka informacione se Rusia po planifikon më shumë sulme me dronë.

“Kanë kaluar vetëm dy ditë nga fillimi i këtij viti dhe numri i dronëve iranianë të rrëzuar mbi Ukrainë tashmë ka arritur në mbi 80. Sulmet me dronë mund të intensifikohen gjatë këtyre javëve. Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm afatgjatë me dronë iranianë ‘Shahed’. Ata mendojnë se këto sulme do të shkaktojnë rraskapitjen e njerëzve tanë dhe mbrojtjes tonë ajrore. Por ne duhet dhe do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që ky qëllim i terroristëve të dështojë, si gjithë të tjerët. Sot, unë përgëzojë Komandat Ajrore të Qendrës, Jugut dhe Lindjes për mbrojtjen e suksesshme të hapësirës sonë ajrore gjatë këtyre ditëve”, tha ai.

Që nga shtatori, forcat e armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar gati 500 dronë, tha sot zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat gjatë një intervistë televizive për rrjetin “Ukrinform”.

Të hënën, Rusia tha se 63 ushtarë të saj u vranë të shtunën nga sulmet me raketa të ushtrisë ukrainase mbi qytetin Makiivka në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit ukrainas të Donetskut.

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj forcave ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë më shumë se dhjetë muaj më parë.

Ndërkohë, Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar të hënën. Presidenti Zelensky diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, thuhet në deklaratë. Dy udhëheqësit biseduan për furnizimin me armë “të përshtatshme” dhe një program të ri ndihme financiare prej 19 miliardë dollarësh për Ukrainën. Sipas deklaratës, zoti Zelenskyy kërkoi që kësti i parë i kësaj ndihme të dërgohej këtë muaj./VOA

Etiketa: LufteRusiUkraine

Lajme të lidhura

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Botë

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale

09:35 - 23/04/26
BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës
Botë

BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës

15:11 - 22/04/26
Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare
Botë

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26
Para
Andi Alushi dhe lituanezi morën peng dy shqiptarët, reagon SPAK

Andi Alushi dhe lituanezi morën peng dy shqiptarët, reagon SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com