GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rusia flet në KS për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria e bojkoton

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia flet në KS për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria e bojkoton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moska përdori presidencën e saj të rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të organizuar një takim jozyrtar mbi fëmijët ukrainas të deportuar me forcë në Rusi, duke u mbrojtur kundër një akuze që Gjykata Penale Ndërkombëtare e cilësoi si një krim lufte. Për këtë arsye, përfaqësuesit diplomatikë të Shteteteve të Bashkuara, Britania, Shqipëria dhe Malta u larguan nga salla e gjyqit, ndërsa komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, po fliste përmes një lidhje ‘skype’, raporton ‘Aljazzera‘.

Lvova-Belova argumentoi se Moska është e gatshme të bashkëpunojë për ribashkimin e fëmijëve ukrainas me familjet e tyre.

“Nuk kemi dyshime se kjo është një fushatë për të diskredituar vendin tonë”, tha ajo.

Më tej, ajo tregoi video të fëmijëve ukrainas në Rusi, më pas tha: “Dua të theksoj se ndryshe nga pala ukrainase, ne nuk i përdorim fëmijët për propagandë”.

Misioni diplomatik i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara ka reaguar në rrjetet sociale ku thotë se është larguar pasi ka marrë fjalën Maria Lvova-Belova, të cilës disa ditë më parë, Gjykata Penale e Hagës i bëri publike një urdhër arresti, bashkë me presidentin rus, Vladimir Putin. Belova është Komisionere në Zyrën për të Drejtat e Fëmijëve në Rusi dhe siç mësohet, takimi që u bojkotua fliste për evakuimin e fëmijëve ukrainas nga Ukraina drejt Rusisë.

“Shqipëria mori pjesë në takimin informal të Rusisë mbi “evakuimin” e fëmijëve ukrainas nga Ukraina drejt Rusisë, por u largua nga salla kur Maria Lvova-Belova, e akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, mori fjalën, për të treguar kundërshtimin dhe refuzimin ndaj këtij provokimi cinik.

Për Belovën ka një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që e akuzon për dëbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që t’i japë leksione Këshillit të Sigurimit për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura ndaj saj”, njoftoi Misioni Diplomatik i Shqipërisë.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara iu bashkuan Britanisë në bllokimin e transmetimit në internet në mënyrë që Lvova-Belova të mos kishte “një podium ndërkombëtar për të përhapur dezinformata dhe për t’u përpjekur të mbronte veprimet e saj të tmerrshme që po ndodhin në Ukrainë.”

Gjykata Ndërkombëtare Penale muajin e kaluar lëshoi ​​një urdhër arresti kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe Lvova-Belova, duke i akuzuar ata për deportim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina dhe transferim të paligjshëm të njerëzve në Rusi nga Ukraina që kur Rusia pushtoi më 24 shkurt 2022.

 

 

Etiketa: bojkotKryesore1RusiShqiperi

Lajme të lidhura

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para
Trafikonte lëndë narkotike, prangoset shqiptari në Greqi

Trafikonte lëndë narkotike, prangoset shqiptari në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë
Aktualitet

Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë

18:34 - 12/05/26

Gjykata në Greece ka vendosur masën e “arrestit në burg” për tre nga të arrestuarit e dyshuar për ekzekutimin e...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

18:10 - 12/05/26
‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

17:42 - 12/05/26
Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

17:31 - 12/05/26
Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com