GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia godet me raketa qytetin ukrainas të Zaporizhias

17:41 - 06/10/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia godet me raketa qytetin ukrainas të Zaporizhias
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtatë raketa ruse goditën ndërtesa banimi në qytetin ukrainas të Zaporizhias sot herët në mëngjes, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën pesë të tjerë në qytetin afër termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, tha guvernatori i rajonit kryesisht të pushtuar nga Rusia. Sulmet ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti i Ukrainës njoftoi se ushtria e vendit të tij kishte rimarrë tre fshatra të tjerë në një nga rajonet që Rusia i ka aneksuar.

Guvernatori i rajonit të Zaporizhias, Oleksandr Starukh tha përmes një mesazhi të publikuar në platformën Telegram se shumë njerëz u shpëtuan nga ndërtesat shumëkatëshe, përfshirë një vajzë 3-vjeçare e cila u dërgua në spital për trajtim.

“Armiku kreu një sulm me raketa ndaj ndërtesave të banimit natën, kur njerëzit po flinin. Dy kate të sipërme të një ndërtese janë shkatërruar. Njerëzit ishin nën rrënoja. Ekipet tona të kërkim-shpëtimit bënë gjithçka për të nxjerrë viktimat nga rrënojat dhe për të minimizuar numrin të vdekurve. Armiku po terrorizon popullatën paqësore. Ne do të rezistojmë dhe do të fitojmë”, tha ai.

Sulmet erdhën vetëm disa orë pasi presidenti i Ukrainës njoftoi se ushtria e vendit kishte rimarrë tre fshatra të tjerë në një nga rajonet që Rusia ka thënë se i ka aneksuar.

Autoritetet rajonale raportuan një tjetër sulm me raketa më vonë në mëngjes, por nuk kishte detaje të menjëhershme për viktimat apo objektivat e goditura.

Zaporizhzhia është një nga katër rajonet që presidenti rus Vladimir Putin i aneksoi në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe aty ndodhet një central bërthamor që është nën kontrollin rus. Qyteti me të njëjtin emër mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëra tjetrën për bombardimet rreth centralit bërthamor, në të cilat janë dëmtuar disa nga ndërtesat përreth tij dhe kanë rrezikuar shkaktimin e një katastrofe bërthamore. Gjashtë reaktorët e centralit bërthamor janë mbyllur, një akt që Presidenti ukrainas e quajti sot “shantazh bërthamor”.

“Pushtimi nga Rusia i centralit bërthamor në Zaporizhia është bërë për të ushtruar trysni ndaj botës dhe Ukrainës. Besoj se ai tashmë po na bënë shantazh bërthamor dhe tani kemi krizë të furnizimit me energji”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pritet të vizitojë Kievin këtë javë për të diskutuar situatën në Zaporizhia pasi Presidenti Putin nënshkroi një dekret të mërkurën duke deklaruar se Rusia do të merrte nën kontroll centralin bërthamor me gjashtë reaktorë. Ministria e Jashtme e Ukrainës e quajti atë një akt kriminal dhe tha se e konsideronte dekretin e Putinit “të pavlefshëm”. Kompania shtetërore e Ukrainës, “Energoatom” tha se do të vazhdojë të operojë centralin bërthamor.

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, planifikon të bisedojë me zyrtarët ukrainas rreth lëvizjes ruse. Ai do të diskutojë gjithashtu përpjekjet për të krijuar një zonë të sigurt mbrojtëse rreth objektit bërthamor, i cili është dëmtuar në luftime.

Grossi do të udhëtojë në Moskë për bisedime me zyrtarët rusë pas një ndalese në Kiev.

Gjatë komenteve për një organizatë me bazë në Sidni të Australisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu tha se Presidenti rus Vladimir Putin tani po analizon reagimin e botës ndaj “referendumeve të paligjshme në territorin ukrainas dhe aneksimit të territorit tonë”. Ai tha se nëse reagimi i botës është i dobët, atëherë Rusia do ta përshkallëzojë luftën. /Voa/

Etiketa: LuftaRusiaukraina

Lajme të lidhura

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg
Aktualitet

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26
Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Para
U arrestua për grabitje në Bruksel, shqiptari: Më duheshin para për…

U arrestua për grabitje në Bruksel, shqiptari: Më duheshin para për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg
Aktualitet

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar ish-presidentin Yoon Suk-yeol me pesë vjet burg, pasi e shpalli fajtor për...

Lexo më shumë
Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

13:50 - 16/01/26
Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

13:32 - 16/01/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

13:19 - 16/01/26
Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

13:05 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com