GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rusia godet me raketa qytezën ukrainase

17:32 - 18/02/23
në Aktualitet, Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Rusia godet me raketa qytezën ukrainase
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet ukrainase bënë me dije se të paktën dy civilë u plagosën dhe dritaret e disa shtëpive u thyen në qytetin Hmelnytcky në Ukrainën Perëndimore, më 18 shkurt, pasi Rusia lëshoi raketa nga Deti i Zi.

Forca ajrore e Ukrainës tha se mbrojtja ajrore e saj rrëzoi dy nga katër raketat Kalibr, që Rusia i lëshoi nga Deti i Zi.

Sipas Oleksandr Symchyshyn, kryebashkiaku i Hmelnytckyt, dy shpërthime u dëgjuan në qytet, i cili shtrihet 274 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Kiev.

“Ka tri institucione arsimore të dëmtuara dhe rreth 10 blloqe apartamentesh shumëkatëshe të dëmtuara. Rreth 500 dritare dhe ballkone janë shkatërruar”, tha ai për televizionin kombëtar të Ukrainës.

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha më 18 shkurt se dy raketa ruse fluturuan pranë centralit bërthamor të Ukrainës Jugore.

Ukraina lëshoi alarme për sulm ajror në mbarë vendin në mëngjesin e sotëm, në mes të kërcënimit të një rundi të ri sulmesh ruse. Sirenat ranë në të gjitha rajonet me përjashtim të Harkiv, Sumy dhe Poltava.

Ushtria ruse nisi 41 sulme me raketa në Ukrainë gjatë mbrëmjes së 16 shkurtit dhe forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan 16 prej raketave, tha Shtabi i Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës.

Rusia ka nisur valë të përsëritur sulmesh në infrastrukturën civile të Ukrainës, veçanërisht në objektet e saj energjetike, që nga fillimi i tetorit, duke lënë disa herë miliona njerëz pa energji elektrike, ngrohje dhe furnizime me ujë gjatë dimrit të ftohtë.

Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia i afrohet përvjetorit të parë më 24 shkurt.

Etiketa: Lufta në UkrainëRusiaUkraine

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Para
Shkrumbohet makina te Sanatoriumi në Tiranë

Digjet makina te tuneli i Krrabës në autostradën Tiranë-Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com