GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia intensifikon sulmet, ja vendi ku kërkojnë të strehohen ukrainasit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia intensifikon sulmet, ja vendi ku kërkojnë të strehohen ukrainasit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata e Kombeve të Bashkuara njofton se mbi 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina, ndërsa kriza humanitare vazhdon të përkeqësohet. Ukrainasit po largohen në drejtim të kufijve të Bashkimit Evropian, me synimin që të kërkojnë strehim në vendet anëtare, duke përfshirë Hungarinë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Gabor Ancsin bisedoi me refugjatët ukrainas afër një pike hyrjeje përgjatë kufirit Hungari-Ukrainë.

Ura që ndodhet në kufirin midis Hungarisë dhe Ukrainës është një simbol historie. Ajo ekzistonte kur ushtari i fundit sovjetik u largua nga Hungaria tre dekada më parë – duke hyrë në territorin që atëherë ishte Bashkimi Sovjetik, ndërsa tani është Ukraina e pavarur.

Largimi ishte cilësuar si fundi i përhershëm i dominimit të Rusisë në Evropën Qendrore. Por, sulmi i Rusisë mbi Ukrainën ka çuar në largimin e qindra mijëra ukrainasve përgjatë kufirit me Hungarinë. Zëri i Amerikës bisedoi me Janan, një nënë 31 vjeçare, që së bashku me fëmijët u largua nga qyteti Bucha afër Kievit. Ajo tregon se ku e ka shtëpinë, që e la papritur dhe të cilën mund të mos e shoh më kurrë.

“Kjo është rruga në Bucha ku vajza ime shkonte në çerdhe”, thotë Jana, e cila nuk e tregoi mbiemrin dhe kërkoi që të mos i shfaqet fytyra. Të tjerë nuk e kishin problem të identifikohen. “Atje lashë gjithë jetën time. Sapo humba tërë jetën që e kisha ndërtuar. Është çmenduri. Është e tmerrshme kur kryeqyteti i vendit tuaj bombardohet. Në mes të Evropës dhe në shekullin 21 është e pabesueshme”, thotë Martha Kotek.

Ditëve të fundit më shumë se 100 mijë njerëz mbërritën në Hungari krahas qindra mijëra ukrainasve që janë larguar drejt vendeve tjera, veçanërisht Polonisë. Shifrat po rriten me shpejtësi, ndërsa po shtohen edhe thirrjet për më shumë ndihmë për Ukrainën.

“Ne po i lutemi të gjithë botës të na ndihmojë sepse kjo është toka jonë, ky është vendi ynë, ne nuk duam të lëvizim askund, ne jemi ukrainas, jemi një familje me 44 milionë njerëz. I kërkojmë popullit rus të dalë në rrugë dhe të tregojnë se janë njerëz”, tha Jana. Pasi Rusia sulmoi Ukrainën, kryeministri hungarez Viktor Orban lehtësoi politikat e rrepta të migracinit në Hungari duke thënë se kjo e ndihmon vendin që të kujdeset për refugjatët ukrainas me shpejtësi dhe efikasitet. Autoritetet lokale kanë hapur qendra pritjeje dhe strehimi të përkohshëm. Organizatat e financuara nga shteti ofrojnë pako ushqimore ndërsa ato bamirëse po mbledhin donacione në të gjithë Hungarinë.

“Ne sollëm produkte për kujdesin ndaj foshnjave, produkte higjienike, ushqime që zgjasin dhe ilaçe. Nuk duhet të na interesojë prej nga vjen tjetri, duhet të ndihmojmë. Këtu e dëshmojmë veten”, thotë Akos Toth nga Fondacioni “Koha e Shpresës”. Me intensifikimin e sulmeve ruse dhe rritjen e dhunës, largimi drejt vendeve të sigurta po bëhet edhe më i vështirë me refugjatët që presin me ditë të tëra për të kaluar kufijtë. Vetëm pak ditë më parë, kjo ishte një nga rrugët më të lehta për të shpëtuar nga lufta, por kjo gjë po ndryshon me shpejtësi./VOA

Etiketa: RusiUkraine. lufte

Lajme të lidhura

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26
Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)

15:29 - 21/11/26
Melania Trump kritikon njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan: Ka shumë që i thonë vetëm ‘po’
Botë

Melania Trump kritikon njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan: Ka shumë që i thonë vetëm ‘po’

15:14 - 21/11/26
Para
Zgjedhjet e së dielës/ Kim dhe Soreca zhvillojnë takim me kreun e KQZ, ja çfarë u diskutua

Zgjedhjet e së dielës/ Kim dhe Soreca zhvillojnë takim me kreun e KQZ, ja çfarë u diskutua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26

Hakerat kanë depërtuar në Qendrën Kombëtare të Informacionit për Krimin (NCIC) të FBI-së, bëjnë të ditur tre burime të njohura...

Lexo më shumë
Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

22:24 - 21/11/26
Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

22:13 - 21/11/26
Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

21:47 - 21/11/26
U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

21:40 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com