GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia mbylli zyrën e Deutsche Welle në Moskë, si u arrit deri në këtë pikë

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rusia mbylli zyrën e Deutsche Welle në Moskë, si u arrit deri në këtë pikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Krejt i papritur nuk ishte një vendim i tillë. Përpara se Ministria e Jashtme ruse të enjten (03.02) ta ndalonte faktikisht DW, ka pasur sinjale paralajmëruese.

“Ne po përgatisim një përgjigje ndaj gjermanëve. Shpresojmë, që kësaj here vërtetë do të ketë një përgjigje”, deklaronte kryeredaktorja e medias shtetërore për botën e jashtme RT (ish-Russia Today), Margarita Simonjan, më 22 dhjetor në Facebook. Marija Sacharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Moskë, reagonte me shpoti me një fjalë gjermanisht në rusisht: “Natürlich.” (natyrisht)

Transmetim pa licencë

Shkas për këtë deklarim atëherë ishte, se operatori i Satelitit Eutelsat e pati ndaluar tranesmetimin e RT DE. Kanali i lajmeve gjermanisht më 16 dhjetor nisi punën me një program 24 orësh që transmetohej përmes satelitit si dhe online. Por Institucioni Mediatik Berlin-Brandenburg (MABB) nisi një proces kundër, sepse RT DE nuk kishte aplikuar për të marrë licencën e transmetimit.

Se sa i rëndësishëm është për Moskën ky kanal mediatik, kjo u bë e qartë gjatë vizitës së ministres së jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock në mes të janarit në Moskë. Pala ruse bëri të qartë, se do të ndërmerrte masa hakmarrjeje ndaj mediave gjermane, në rast se nuk do të gjendjej një zgjidhje për RT DE.

Pasi MABB më 2 shkurt përfundimisht e ndaloi transmetimin e RT DE, Ministria e Jashtme në Rusi një ditë më pas dha përgjigjen. DW duhet ta mbyllë zyrën në Moskë dhe gazetarëve u hiqet akreditimi.

Përveç kësaj ndalohen transmetimet e programeve të DW në Rusi, dhe DW do të përfshihet në regjistrin e diskutueshëm të Ministrisë së Drejtësisë për të ashtuquajturit „agjentë të huaj”, gjë që e vështirëson punën e saj. Masa të tjera do të pasojnë, thuhet nga Moska.

Plane ekspansioni në Gjermani

Ndalimi i DW nga Moska shkon shumë më tej se sa masa në Gjermani ndaj RT DE. Korrespondentët e RT vazhdojnë të punojnë pa asnjë pengesë në Gjermani, ndryshe nga korrespodentetët e DW-së, që nuk lejohen tani të punojnë më në Moskë. Përveç kësaj DW ka në Rusi licencë të rregullt transmetimi për programet në gjuhën gjermane dhe angleze.

Shoqata e Gazetarëve të Gjermanisë (DJV) e kritikoi në një reagim të premten (04.02) këtë masë duke nënvizuar se nuk mund të krahasohen dy rastet. Ndonëse DW financohet prej buxhetit nga taksat, organi kontrollues i saj është Këshilli Drejtues, që përbëhet kryesisht nga „organizata jo shtetërore”. DJV e përshkruan RT DE si “pjesë e propagandës ruse të drejtuar nga shteti”.

Shërbimi gjerman i RT i ka nisur transmetimet në internet më 2014, në vitin e aneksimit të Krimesë. RT DE e konsideron veten si një zë alternativë ndaj mediave në Gjermani.

RT DE aktualisht ëstë abonuar në Facebook nga 650.000 përdorues. Një shifër e krahasueshme ishte edhe përpara mbylljes së kanalit kryesor të saj në shtator 2021 në Youtube. Arsyeja kishte të bënte me akuzën e koncernit të SHBA Google, të cilit i përket edhe Youtube, se po përhapte informacione të rreme lidhur me pandeminë Corona, gjë që RT e përgënjeshtron. Qeveria gjermane atëherë komunikoi, se nuk ka të bëjë me këtë ndalim duke i hedhur poshtë kritikat nga Moska.

RT DE u përpoq pa sukses të marrë një licencë përmes Luksemburgut për në Gjermani. Më në fund u zgjodh rruga e marrjes së licencës në Serbi, por enti rregullator i medias nuk e pranoi këtë. RT DE do ta çojë çështjen në gjykatë.

Kërcënime ndaj DW në Rusi

Retrospektivë: DW mund të transmetonte lirshëm që nga fundi i viteve 1980 në Rusi. Nga Moska nuk ka pasur kritika ndaj raportimit të DW. Për herë të parë re në horizont nisën të shfaqen në vjeshtën e vitit 2019. Një komision i Dumës shtetërore (parlamenti rus) hetoi, lidhur me atë që ai e quan „ndërhyrje e medieve të huaja” në punët e brendshme ruse. Edhe DW u kriitkua.

Sipas komisionit u konstatuan shkelje të ndryshme, ndër të tjera një lajm në Twitter i DW-së në rusisht verën ëe vitit 2019 lidhur me protestat e opozitës përpara zgjedhjeve për parlamentin e qytetit në Moskë.

Fraza e cituar nga DW “Moskë, dil jashtë!” ishte një thirrje e demonstruesve, por parlamentarët rusë e vlerësuan atë si thirrje për pjesëmarrje në protesta. DW e hodhi poshtë këtë.

Atëherë komisioni parlamentar rus këshilloi, që DW-së t’i jepej statusi si „agjent i huaj”. Por kjo nuk ndodhi, sepse Ministria e Jashtme ruse u shpreh kundër.

Drejtori i Përgjithshëm i DW-së Peter Limbourg atëherë udhëtoi në Moskë dhe u duk se konflikti u zgjidh. Por në shtator 2021 kjo temë u hap sërish, kësaj here në kontekstin e ndalimit të RT DE në Youtube.

Rusia ka shumë arsye për të kundërvepruar, tha kryetari i komisionit Vassilij Piskarjov. Sa më shumë dështime ka hasur rrugës së transmetimit në Gjermani RT DE, aq më të qarta vinin kërcënimet nga Moska. Drejtorja e RT Margarita Simonjan disa herë i ka bërë thirrje Ministrisë së Jashtme për të kundërvepruar ashpër.

Drejtori i Përgjithshëm i DW-së Limbourg e quajti masën e marrë aktualisht nga Moska si „një reagim të ekzagjeruar” dhe deklaroi ndërmarrjen e hapave ligjore. Ai premtoi intensifikimin „dukshëm” të programeve për Rusinë. /DW/

Etiketa: kercenimeRusi

Lajme të lidhura

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët
Aktualitet

Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët

15:09 - 29/07/26
Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve
Botë

Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve

14:47 - 29/07/26
Para
Koha për të hequr ‘mallkimin’, Vllaznia kërkon fitoren ndaj Laçit pas 7 vitesh

Laçi-Vllaznia beteja e ditës në Superiore, Kukësi për autokritikë ndaj Egnatias

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26

Një zjarr ka shkaktuar alarm pasditen e sotme në një nga zonat qendrore të Tiranës. Flakët janë shfaqur pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

17:37 - 31/07/26
Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

17:25 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com