GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia nën trysni diplomatike e ekonomike, ndërsa Ukraina po i reziston agresionit

13:01 - 28/02/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trysnia diplomatike dhe ekonomike ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë, u rrit të hënën me caktimin e sesionit urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rënien e monedhës ruse në një nivel të ulët rekord dhe shtimin e sanksioneve të reja kundër bankës qendrore të Rusisë.

Ndërsa agresioni hyri në ditën e pestë, ushtria ukrainase tha se forcat ruse kishin ngadalësuar “ritmin e sulmit”.

Ministria britanike e Mbrojtjes, tha të hënën se trupat ruse ndodhen më shumë se 30 kilometra në veri të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, duke shtuar se “dështimet logjistike dhe rezistenca e palëkundur ukrainase vazhdojnë të pengojnë përparimin e forcave ruse”.

Kjo përputhej me vlerësimin e një zyrtari të lartë amerikan të mbrojtjes, i cili u tha gazetarëve të dielën se “nuk kemi asnjë tregues se ushtria ruse ka marrë kontrollin e ndonjë qyteti”.

Trupave ruse së shpejti mund t’u bashkohen forcat nga Bjellorusia, aleatja e Rusisë, sipas zyrtarëve amerikanë që folën me disa media.

Mes sanksioneve tjera, Britania i ndaloi entitetet e saj të kryejnë transaksione me bankën qendrore të Rusisë dhe ministrinë e Financave, ndërsa Singapori njoftoi një sërë sanksionesh që përfshijnë shënjestrimin e transaksioneve bankare dhe kontrollet e eksportit.

Një ditë pasi Bashkimi Evropian tha se po dërgonte armatime në Ukrainë, Australia u angazhua të hënën për një dërgesë të pajisjeve ushtarake vdekjeprurëse.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, do të bisedojë në telefon me një numër aleatesh të hënën, për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ukrainë “dhe për të bashkërenduar përgjigjen tonë të përbashkët”.

Ukraina tha të dielën se të paktën 350 civilë janë vrarë që nga fillimi i agresionit të Rusisë javën e kaluar, ndërsa 1700 të tjerë janë plagosur. Nuk pati asnjë informacion për viktimat në mesin e forcave ukrainase, dhe ndërsa Rusia pranoi se ka viktima në mesin e trupave të saj, por pa bërë publik ndonjë numër.

Filippo Grandi, i Komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët, tha të hënën se më shumë se 500, 000 refugjatë nga Ukraina kishin kaluar në Poloni, Hungari, Rumani, Moldavi dhe vende të tjera.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha të dielën ministrit rus të Mbrojtjes që të vendosë forcat bërthamore në një “status të posaçëm të gatishmërisë luftarake” për shkak të “deklaratave agresive nga udhëheqësit e NATO-s dhe sanksioneve ekonomike kundër Moskës”.

Pas një votimi për një seancë të rrallë të posaçme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield, iu përgjigj veprimeve të Putinit, duke thënë se Rusia “nuk është nën kërcënimin e NATO-s, një aleancë mbrojtëse që nuk do të luftojë në Ukrainë. Ky është një hap tjetër përshkallëzues dhe i panevojshëm, që na kërcënon të gjithëve. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të zbusë retorikën e saj të rrezikshme në lidhje me armët bërthamore”, tha ajo.

Një zyrtar i lartë amerikan i Mbrojtjes, u tha gazetarëve se vendimi i Rusisë ishte “i panevojshëm” dhe “përshkallëzues”.

“Ne kemi besim se kemi aftësinë për të mbrojtur atdheun dhe për të mbrojtur aleatët dhe partnerët tanë”, tha zyrtari ndërsa nuk pranoi të diskutonte më tej për masat parandaluese bërthamore të Shteteve të Bashkuara.

Rusia votoi kundër seancës së posaçme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh, por nuk mund të ushtronte të drejtën e vetos. Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India, abstenuan.

Duke shpjeguar votën e Kinës, ambasadori kinez në OKB. Zhang Jun, tha se Pekini beson që përparësi tani është që të gjitha palët të ushtrojnë vetëpërmbajtjen e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

“Veprimet e OKB-së duhet të ndihmojnë në qetësimin e situatës, lehtësimin e zgjidhjeve diplomatike dhe frenimin e përkeqësimit të tensioneve”, tha ambasadori Zhang.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ra dakord të dërgojë një delegacion në kufirin e Bjellorusisë, për të nisur bisedimet e paqes me Rusinë, pa parakushte.

“Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte, në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij në një deklaratë.

Më herët, presidenti Zelenskyy, kishte thënë se do të hynte në bisedimet e paqes me Rusinë, por përjashtoi mundësinë e takimit brenda Bjellorusisë, territorin e së cilës Rusia e kishte për të nisur sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, theksoi se qeveria e saj ishte e gatshme për bisedime paqeje, por jo e gatshme të dorëzohej. Ukraina ka ngritur një rast kundër Rusisë në gjykatën më të lartë të OKB-së, duke akuzuar se Rusia përdori pretendime të rreme për gjenocid në rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës lindore, për të justifikuar agresionin e saj dhe tani po planifikon akte gjenocidale diku tjetër në Ukrainë.

“Ata po përdorin raketa dhe artileri të rëndë dhe trupa anembanë vendit për të synuar në thelb infrastrukturën civile, spitalet, tani po shohim që edhe kopshtet e fëmijëve…”, i tha rrejtir ABC, ambasadorja Markarova./VOA

 

Etiketa: Luftepushtime

Lajme të lidhura

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg
Aktualitet

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26
Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Para
Broja fiton respektin e Shearer, fjalët që legjenda tha për sulmuesin kuqezi: Ka të ardhme të…

Broja fiton respektin e Shearer, fjalët që legjenda tha për sulmuesin kuqezi: Ka të ardhme të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arratisja Altin Ndocit/ Pas shkarkimit arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
Aktualitet

Arratisja Altin Ndocit/ Pas shkarkimit arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

15:52 - 16/01/26

Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj është arrestuar pas arratisjes së ushtarit të Çopjave Altin Ndoci. Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit...

Lexo më shumë
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri

EMRAT/ Arratisja nga spitali i Durrësit, kush janë dy personat që dyshohet se ndihmuan Ndocin

15:45 - 16/01/26
Kush po i bllokon liçensat e basteve dhe roli i Gjergji Tahos

Kush po i bllokon liçensat e basteve dhe roli i Gjergji Tahos

15:30 - 16/01/26
Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

15:10 - 16/01/26
Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni

Deklarata e Ramës për kampusin reagon PD/ Sula: Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni

14:50 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com