GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia paralajmëron Zelenskyn: Nëse na prekni më 9 maj, Kievi do të zhduket

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Rusia paralajmëron Zelenskyn: Nëse na prekni më 9 maj, Kievi do të zhduket
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës, duke thënë se nëse Kievi sulmon Moskën gjatë festimeve të 9 majit, “askush nuk mund të garantojë që kryeqyteti ukrainas do të mbijetojë deri më 10 maj”.

Deklarata e tij vjen në përgjigje të refuzimit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një armëpushim tre-ditor të shpallur nga Presidenti rus Vladimir Putin, me rastin e 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve në Luftën e Dytë Botërore.

Putin shpalli një armëpushim nga 8 deri më 10 maj, gjatë të cilit do të presë liderë ndërkombëtarë në Moskë, përfshirë Presidentin kinez Xi Jinping, për ceremonitë zyrtare të Ditës së Fitores më 9 maj.

Por Zelensky tha se një ndalesë 3-ditore është e pamjaftueshme dhe kërkoi një armëpushim prej të paktën 30 ditësh, propozim që Moska e ka përjashtuar.

Duke komentuar refuzimin e armëpushimit dhe deklaratat e Zelenskyyt për sigurinë e liderëve që mund të marrin pjesë në Moskë, Medvedev e quajti qëndrimin e tij një “provokim verbal” dhe shtoi:

“Askush nuk ka kërkuar garanci sigurie nga Kievi për festimet e 9 majit. Por nëse ndodh një provokim i vërtetë gjatë Ditës së Fitores, askush nuk mund të garantojë që Kievi do të jetojë deri më 10 maj.”

Zelensky kishte deklaruar më herët se Ukraina nuk mund të jetë përgjegjëse për atë që ndodh në territorin e Federatës Ruse, duke theksuar se siguria e të ftuarve ndërkombëtarë është përgjegjësi e Moskës.

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit
Botë

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

15:01 - 16/11/26
Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve
Aktualitet

Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve

14:36 - 16/11/26
Marrëveshja me SHBA-në, reagon Irani: Pa tërheqjen e Izraelit nga Libani nuk ka stabilitet
Botë

Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet!

08:38 - 16/11/26
Para
Shënoi golin e fitores ndaj Veronës, Asllani: Duam finalen e Champions-it, e marta ndeshja më e rëndësishme e vitit

Shënoi golin e fitores ndaj Veronës, Asllani: Duam finalen e Champions-it, e marta ndeshja më e rëndësishme e vitit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze
Aktualitet

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze

08:23 - 17/11/26

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka refuzuar ftesën e Sali Berishës për bashkim opozitar, duke deklaruar se kreu i...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:50 - 17/11/26
Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!

Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

07:48 - 17/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Nëntor 2026

07:34 - 17/11/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Nëntor 2026

07:32 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com